EDONA VATOCI / THIS IS NOT
Buy Tickets

EDONA VATOCI / THIS IS NOT

EDONA VATOCI, kantautore nga Prishtina, do të mbajë koncertin e saj të parë solo në DokuNights. E inspiruar nga zhanre të ndryshme nga skena alternative dhe elektronike filloi të kompozojë muzikë rreth 2015 me një kombinim të storjeve personale dhe urbane me tinguj eklektik. E njohur me këngët e saj si Hala dhe Mirëmëngjes, poashtu dhe me bashkpunimet me Tomor Kuçin, Dritëro Nikqin e Shpat Dedën, ajo vazhdon të sjellë muzikë e cila reflekton peisazh zanor unik. THIS IS NOT është një grup i ri, i sapo formuar. I përbërë nga aritstët me nam ndërkombëtar të bendit Tetris. Në mes si një dritë dhe frymë e re e tyre është muzikantja e re nga Prishtina, Eljesa Beka. Duke pasur qasje në sintetizues të ndryshëm, pajisje harduerike dhe pajisje për prodhimin e filmit, ata eksperimentojn me tinguj, duke prodhuar muzikë nga ambienti në atë elektronik. THIS IS NOT nuk është vetëm një kolektiv statik nga Prishtina, por një strukturë lëvizëse që përkrah në mënyrë delikate manipulimin me sintetizues dhe instrumente live. Të dy aktet muzikore gjatë kësaj nate do ta sjellin përjetime shumë personale dhe rrugëtime të gjata.
Buy Tickets

Lumbardhi Bahce
20:00 / Tue 9 Aug, 2022

Lumbardhi Bahce
22:00 / Tue 9 Aug, 2022