DMX KREW / D.DAN / PANDAUDIO / TADI
Buy Tickets

DMX KREW / D.DAN / PANDAUDIO / TADI

DMX KREW, një pioner i vërtetë i muzikës së kërcimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka ndihmuar në formimin e po kësaj skene për më shumë se dy dekada. Ai konsiderohet si një nga pionierët dhe ikonat e muzikës elektronike, house dhe acid. Publikimi i parë i DMX Krew ishte "Got You On My Mind" i vitit 1995, i ndjekur nga "Sound of the Street" i vitit 1996 në shtëpinë diskografike Rephex të Aphex Twin. Kjo këngë la të kuptohej se çfarë do të vinte me përzierjen e tij të instrumenteve elektro instrumentale, sintetik pop dhe tekno të bëra në pajisje të cilësisë së mirë. Gjatë vitit ‘97 ai lansoi albumin e tij të famshëm NU Romantix si dhe hitin legjendar I Can't Hide Your Love, i cili u bë hit për herë të dytë në vitin 2020. Albumet dhe këngët e tij të fundit të publikuara në Rephlex nën ombrellën e Collapse of The Wave Function zbulon një anë më të thellë të produksionit të tij duke shfaqur këngë ambientale dhe eksperimentale, si dhe tinguj mbushës eklektik të pistës së kërcimit. D.DAN, me origjinë nga Korea e Jugut dhe i rritur në Angli, është njëri nga DJ/Producentët të ri më premtues që kemi në ditët e sotme, rritja meteorike e të cilit ka qenë e jashtëzakonshme. Pavarësisht se karantina ishte një pengesë për artistët, D.Dan vazhdoi të prodhonte një mori muzikash, duke kërkuar kryqëzimin midis raw groove, slippery psychedelia dhe paranojës mutant-machine dhe ka arritur të ruajë statusin e një talenti, potenciali i të cilit po bëhet gjithnjë e më i dukshëm çdo ditë. Si frekuentues i Berghain, ka luajtur gjithashtu në të gjithë SHBA-në dhe Evropën, duke lëshuar EPS mbresëlënse, si MUTANT FUTURE e 2020-ës dhe SUMMERPUP-in e 2021-ës. PANDAUDIO, nga Prizreni, konsiderohet si një ikonë vendase. Duke i shtyrë vazhdimisht kufijtë e zërit, ai u bë pionier i muzikës elektronike në Kosovë. Pendaudio është e përkushtuar për të rezonuar tingullin eksperimental të teknos që përkthehet në dridhje të forta, duke i dërguar pistat e vallëzimit në ekskursione zanore. TADI nga Prishtina, është një nga DJ dhe Producentët më premtues nga gjeneratat e reja të muzikantëve. Ajo filloi menjëherë të merrte vëmendjen e publikut ndërkombëtar, e cila ashtu si D.Dan, edhe pse pati pengesa të mëdha gjatë vitit 2020-2022, ajo vazhdoi të ruajë seriozitetin dhe motivimin e saj për të ecur përpara, në një laramani shprehjesh të artit të saj.
Buy Tickets

Andrra Stage
23:59 / Fri 5 Aug, 2022