Sunday, June 15
The Dialogue Academy Alumnae network from Belgrade and Prishtinë/Priština is establishing a digital platform fostering exchange of different types of visual art and cooperation regarding women solidarity, solidarity in general and women empowerment with central topic of 'togetherness'. The Dialogue Academy is organized under the auspices of the “Follow Us” Initiative, which brings together prominent women from Prishtinë/Priština and Belgrade and supports empowerment of young women from both societies through education and dialogue initiatives. Lana Nikolić, Eroll Bilibani, Alba Jakupi, Anja Jokić, Gent Thaçi, Olivera Mitić and Marija Jovanović will share their personal experiences on the way forward towards the common ground and how much are our identities important to us and does the concept of togetherness deny them? The speakers will provide examples of finding mutual empowerment in the mutual struggle and will explore possibilities to feel togetherness even with the physical distance, despite the pandemic environment. Finally, after the presentations, Dialogue Academy alumnae will take the opportunity to launch an open call for submission of artworks, followed by selection process, award-giving ceremony for three best artworks and online exhibition. The event is organized with the support of OSCE Mission in Kosovo. About the speakers Lana Nikolić is a philologist, journalist and activist dedicated to the issue of inclusion of young people in general, as well as young people from vulnerable groups. She is a scholar of the Institute for Digital Communications with the “Boris Trivan” scholarship, and the host of Radio Belgrade 202. She is the winner of the Exit Foundation “Youth Heroes”. Lana writes for “Oblakoder” and the “BBC” in Serbian, and she is researching the potential impact of various forms of activism, especially the digital. She was a mentor in two mentoring programmes, and as a mentor, Lana participated in the Creative Mentoring program. She believes that selfless knowledge transfer, hugs and conversations can change the world. Eroll Bilibani is a photographer and film producer; he develops educational programmes in which cinema and storytelling are the means to a greater understanding of complex questions and the promotion of social development. Through DokuLab he curates educational film projects for youth, which are distributed via DokuFest’s Traveling Solar Cinema. He was the executive producer of Daniel Mulloy’s BAFTA winning short Home (2016) and a producer of Samir Karahoda’s short documentary In Between (2019) shown at Berlinale 2019 and is the 2020 EFA award candidate. Alba Jakupi works as a Project Coordinator at Debate Center and FOL Movement. She holds a bachelor’s degree in Political Science from the Faculty of Philosophy at University of Prishtina. Alba is a Scholar of Konrad Adenauer Stiftung as well as an alumna of the OSCE Dialogue Academy for Young Women. One of her strongest points is writing and she has published several research papers, at James Madison University, European University Institute and International Balkan’s University on different political matters concerning the Western Balkans. Alba is a feminist and youth advocate and works towards ending impunity and establish the rule of law in the context of democratic governance. Anja Jokić is a Programme Assistant at the National Youth Council of Serbia (KOMS). She holds a B.A. in Political Sciences - International Relations and is currently a Master’s candidate at the Regional Maste’‘s Program in Peace Studies at Faculty of Political Sciences, University of Belgrade. During her studies, she attended a one-year programme in Women’s Studies, with a focus on the history of feminist movements, the representation of women in media, and gender-based violence. Anja is an alumna of the OSCE Dialogue Academy for Young Women and a recipient of the Scholarship for Peace and Security for 2019 awarded by the OSCE and UN Office for Disarmament Affairs (UNODA). Through her engagement with the OSCE DA alumnae network, she worked on developing the “Academy of Language and Culture” project, a ten-day Albanian and Serbian language and culture programme, as well as taken a role of Mentor in the “Womentorship for Dialogue” programme, and helped organize public events on topics of gender-based violence, women in politics and youth participation. Currently, she is a part of the ‘Young Generations for the new Balkans 2030: Towards Alternative Horizons’- initiative run by International Institute for Peace which sets the spotlight on youth and, together with local and international partners, discusses and analyses the overall situation of the Western Balkans. Gent Thaçi is a social activist from Prishtinë/Priština. He is actively connected with the local grass-root initiatives and he is a co-founder of Prishtina Hackerspace. Gent is currently a Community Organizer at Termokiss. Olivera Mitić studies journalism at the Faculty of Media and Communications of the University of Singidunum and Dutch language, literature and culture at the Faculty of Philology of the University of Belgrade. She is an alumna of the fifth generation of the OSCE Dialogue Academy for Young Women. Olivera puts a great value on the importance of education, which is reflected not only in the different degrees she is pursuing, but also outside of academia. She is a yearlong Red Cross volunteer and has a passion for human rights, social issues and environmental activism. She enjoys working in the spheres of media and culture, with a particular interest in the current world literature scene and translation. She used to write for different media outlets aimed at young people and is still active in the field of youth politics. She is currently located in Belgrade. Marija Jovanović is a 21-year-old youth leader and activist, born and raised in Medvedja. She is studying Dutch language, literature and culture at the University of Belgrade. Marija became interested in human rights ever since she was in high school. She loves debating current affairs including the intersectionality of girls’ and women’s rights around the world, LGBTQI+ discrimination, politics, and anthropological factors that affect climate change. Marija is passionate about advocating for the inclusion of female ethno-diverse voices in leadership and her activism is driven by her own personal experiences and family context. With her passion for creating an equitable world, she’s been active in organisations which are advocating better youth policies because as a young person, she sees the true potential that lies within the youngsters. Marija has a perfect opportunity to merge her passion for women rights and youth activism during the days of OSCE Dialogue Academy.
Rishkrimi i historisë ndodh shpesh në shërbim të ndërtimit të një narracioni të njëanshëm kulturor ose kombëtar. Konfliktet, trazirat sociale dhe politike në ish-Jugosllavi ishin përqendruar në interesat politike të etnive të ndryshme që supozueshmërisht nuk mund të zgjidheshin në një mënyrë jo të dhunshme. Tregimet e përgjithshme dhe të thjeshtuara i mbrojnë aktorët nga pjesa e tyre e përgjegjësisë, duke ofruar kështu hapësirë për të gjitha palët për një qasje të anshme. Tregime të tilla paraqesin konfliktet në terma bardh e zi, duke u përpjekur të zvogëlojnë vrasjet sistematike, zhvendosjet dhe zhdukjet e detyruara. Mungesa e një dokumentimi të saktë, mund të çojë në përpjekje për fajshmëri të barabartë dhe krijon hapësirën për mohim, i cili është hapi i parë në mbrojtjen e aktorëve të fuqishëm nga përgjegjësia e përdorimit të dhunës. Paneli ynë i larmishëm i ekspertëve, studiuesve dhe krijuesve të filmit do të nxjerrë nga përvojat dhe punimet e tyre personale për të diskutuar se si mund të përdorim dhe transmetojmë informacion të besueshëm dhe të verifikuar në lidhje me dhunën në të shkuarën? Si mund të shndërrojnë provat materiale nga e kaluara tregime të anshme? Në programin tonë special ‘Pamje nga Bota’ do të prezantojmë një filmin dokumentar më të fundit të regjizorit të njohur të filmit nga Kamboxhia, Rithy Panh, ku ai përdor pamje nga arkivat për të përshkruar shkatërrimin e ndodhur prej luftërave të shekullit të 20-të. Panh e ka paketuar filmin e tij me pamjet e luftës, konkretisht me pamje të bombardimeve, torturave dhe masakrave, nga fillimi në fund, ndërsa ka përdorur një teknikë projektimi me tre ekrane për të shumëfishuar efektet. Paneli I Diskutimit është rezultat i një bashkëpunimi të gjerë të DokuFest me Qendrën Ligjore Humanitare në Kosovë. Në lidhje me Diskutimin në Panel të këtij viti ne jemi të kënaqur të paraqesim historitë e patreguara nga Lufta e Kosovës. Kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, më shumë se 13.500 njerëz janë vrarë dhe / ose janë zhdukur. Janë mijëra histori fatkeqësish dhe terrori që kanë ndodhur në të gjithë Kosovën, shumë prej tyre të pashprehura. Qendra Ligjore Humanitare dhe Qendra Ligjore Humanitare e Kosovës kanë mbledhur materiale të faktuara ku dokumentohen persona të vrarë dhe të zhdukur si rezultat i luftës. Provat siç janë deklaratat e dëshmitarëve okularë dhe familjarëve të viktimave, dokumentimi nga gjykatat dhe burimet e tjera të informacionit, jnë shndërrur në histori të shkurtra të animuara për nder të viktimave dhe familjeve të tyre dhe me qëllim kujtimin e së kaluarës. Animacionet e sjella për publikun janë përqendruar në ditën kur kanë ndodhur vrasje specifike dhe zhdukje të detyruara. Përmes këtyre tregimeve mund të njihemi me familjet dhe ato që at kanë përjetuar gjatë luftës në momentet e tyre më të vështira, kur jeta e të dashurve të tyre dhe e vetja perfundonte brenda sekondit. BIO e folësve Për më shumë se një dekadë Sandra Orloviç punoi për Qendrën Ligjore Humanitare (HLC) në Beograd (Serbi), organizatë e angazhuar për të dokumentuar mizoritë masive gjatë luftërave nw Jugosllavi dhe në avokimin për të drejtat e viktimave. Si studiuese dhe oficere juridike, ajo intervistoi dhjetëra të mbijetuar dhe dëshmitarë të torturave, vrasjeve jashtëgjyqësore, zhdukjeve me forcë, dhunës seksuale dhe shpërnguljeve të detyruara. Para se të merrte pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të HLC-së (2012-16), ajo drejtoi ekipe kërkimore që punuan në dokumentimin e humbjeve njerëzore të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) në konflikt në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe viktimave në konfliktin në Kosovë dhe fushatës së NATO-s kundër RFJ-së. Ajo drejtoi një iniciativë për kompensimin e viktimave të luftës që i përkisnin pakicës myslimane në Sanxhak (Serbi) e cila rezultoi në miratimin e programit të parë zyrtar të dëmshpërblimeve kolektive në ish-Jugosllavi. Në vitin 2009, puna e saj u njoh nga Fondacioni Gjerman Schwarzkopf përmes çmimit "Young European of the Year". Në vitin 2018 ajo ishte një anëtar misionit të Departamentit të Shtetit të ShBA, për të gjetur fakte mbi mizoritë e kryera kundër Rohingya në Myanmar. Ajo ka punuar si konsulente për Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Sri Lanka për çështje që lidhen me mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave mbi krimet në masë dhe procesin e verifikimit të kërkesave të viktimave për dëmshpërblime dhe si Oficer për Drejtësinë e Tranzicionit në selinë e IOM-it në Gjenevë ( Zvicër). Aktualisht ajo mban pozicionin e Oficerit të Reparacioneve në misionin e IOM në Irak. Ajo mori gradën Bachelor (2004) në Fakultetin Juridik në Beograd (Serbi) dhe Degën LLM në të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut (2016) në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit Veriperëndimor Pritzker në Chicikago (SHBA). Mirko Klarin lindi në Trogir, Kroaci. Ai u diplomua në Shkollën e Drejtësisë, Universiteti i Beogradit. Ai ka qenë një gazetar profesionist që nga viti 1966 (reporter, korrespodent i huaj, editorialist, redaktor i politikës së jashtme dhe kryeredaktor) për udhëheqjen e gazetave ditore dhe javore në ish-Jugosllavi. Para luftërave të fundit në Ballkan, ai mbuloi punët e jashtme, kryesisht në konfliktin e Lindjes së Mesme, dhe zhvillimet politike në Evropë dhe dhunën politike (terrorizmin). Ai është autori i gjashtë librave mbi konfliktin e Lindjes së Mesme, terrorizmin, totalitarizmin dhe tranzicionet e së majtës evropiane. Nga viti 1991 deri në 1998, ai shërbeu si korrespodent evropian për të përditshmen e pavarur të Beogradit Nasa Borba (ish Borba), me qendër në Bruksel. Ai mbuloi të gjitha konferencat ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (Hagën, Brukselin, Londrën, Gjenevën) dhe forumet e tjera evropiane që merreshin me krizën dhe luftën. Ai gjithashtu mbuloi punën e ICTY nga themelimi i saj në 1993. Që nga viti 1998, Z. Klarin është themeluesi dhe Kryeredaktori i SENSE-Tribunal, një shërbim i specializuar mediatik që rregullisht mbulon punën e ICTY dhe gjykatave të tjera ndërkombëtare me qendër në Hagë. Që nga Marsi 2000, SENSE ka prodhuar më shumë se 720 programe të rregullta javore, duke siguruar një përmbledhje të gjykimeve dhe zhvillimeve në Gjykatë dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Këto transmetohen nga të gjitha rrjetet kryesore dhe kanalet televizive lokale në rajonin e Ballkanit. Përveç raporteve ditore dhe programeve javore të TV-së, SENSE ka prodhuar shtatë filma dokumentarë dhe katër tregime interaktive të bazuara në internet për gjyqet e krimeve të luftës dhe temave të tjera të lidhura me to: "Stuhia në Hagë;" "Srebenica: Gjenocidi në tetë akte;" "Targetimi i Historisë dhe Kujtesës;" dhe "ICTY: Rasti i Kosovës, 1998-1999" SENSE gjithashtu ka themeluar dy Qendra të Dokumentimit në Potocari dhe Prishtinë (që kanë të bëjnë përkatësisht me ICTY Srebenica dhe hetimet dhe gjykimet në Kosovë). Ai synon të vazhdojë punën e tij të rëndësishme nga Qendra e e Drejtësisë së Tranzicionit, e hapur në vitin 2017 në Pula, Istria. Alban Ukaj lindi në 1980 në Prishtinë. U regjistrua në Akademinë e Arteve Dramatike në Prishtinë, në klasën e profesorit Faruk Begolli. Në vitin 2001, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve Performuese në Sarajevë dhe u diplomua në 2006 në klasën e profesorit Aleksandar Jev Jević. Si aktor, ai ishte i angazhuar në shfaqje të prodhuara nga MESS, Teatri Kombëtar në Sarajevë, Teatri i Dhomës 55, Teatri Rinor Sarajevë, Teatri Mbretëror Zetski Dom në Cetinje, si dhe Bitef Theater / Heartefact Fund. Atij I është akorduar disa herë çmimi për aktorin më të mirë në festivalet e teatrit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe rajon. Ukaj është anëtar i përhershëm i ansamblit të Teatrit të Luftës në Sarajevë (SARTR). Këtë vit ai shënoi debutimin e tij si një drejtor teatri atje me “Have I none” të Edward Bond. Ukaj ishte angazhuar në mënyrë të barabartë në film, si FUSE nga Pjer Žalica, NOTRE MUSIQUE nga Jean-Luc Godard, MAGIC EYE nga Kujtim Cashku, ALL FOR FALAS nga Antonio Nuić, NIGHTGUARDS by Namik Kabil, LA SILENCE DE LORNA nga Jean-Pierre Dardenne dhe Luc Dardenne, akorduar në Festivalin e Filmit në Kanë, ON THE PATH nga Jasmila Žbanić, J.A.C.E nga Menelaos Karamaghiolis, DREAMS nga Rešad Kulenović, BOTA nga Iris Elezi, e akorduar në Festivalin e Filmit Karlovy Vary, MARTESA nga Blerta Zeqiri, i akorduar në Tallinn Black Nights Film Festival, etj. Filmi i tij i parë me metrazh të shkurtër HORSE, për të cilin ai shkroi edhe skenarin, është akorduar në disa festivale ndërkombëtare në Evropë dhe Amerikë, përfshirë çmime të mëdha. Jasmin Mujanović është një shkencëtar politik (PhD, Universiteti i York) i specializuar në politikën e demokratizimit post-autoritar dhe post-konfliktit. Libri i tij i parë “Uria dhe Tërbimi: Kriza e Demokracisë në Ballkan” (Hurst Publishers & Oxford University Press, 2018) shqyrton këmbënguljen e formave autoritare dhe joliberale të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor që nga fundi i Luftërave Jugosllave. Botimet e tij përfshijnë gjithashtu artikuj shkencore të publikuar në revista akademike të rangjeve të larta, kapituj në vëllime të shumta të redaktuara, raporte të politikave për Freedom House, Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, dhe Friedrich Ebert Stiftung, si dhe analiza të njohura në New York Times , Washington Post, Foreign Affairs, Foreign Policy, Al Jazeera Open Democracy, dhe një mori mediash të tjera. Ai ka një prani të spikatur të mediave sociale dhe ka bërë paraqitje për programe televizive dhe radio ndërkombëtare në Al Jazeera, CBC Radio, Huffington Post Live, Zëri i Amerikës, si dhe media të shumta në Ballkan. Me origjinë nga Sarajeva, ai është aktualisht një Asistent Profesor i Shkencave Politike me afat të kufizuar në Universitetin Elon, një këshilltar politikash për zyrën Friedrich Ebert Stiftung - Zyra e Dialogue në Evropën Juglindore dhe bashkë-pritës i Sarajevës Calling: A Podcast of the European Affairs. Z. Andrej Nosov është një aktivist politik dhe artist që përdor një larmi të mediave për të përfshirë publikun në politikën e kujtesës, drejtësisë e tranzicionit dhe të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara. Në vitin 2003, ai themeloi Iniciativën Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), një përfitues i grantit NED me qendër në Beograd me zyra në të gjithë ish-Jugosllavinë. Gjatë qëndrimit të tij në YIHR, Z. Nosov koordinoi më shumë se 70 projekte për lëvizjen e të rinjve, krimet e luftës dhe drejtësinë. Më pas ai themeloi Fondin Heartefact, një fondacion rajonal Ballkanik që përdor filantropinë dhe artet për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të angazhuar publikun për çështje të të drejtave të njeriut dhe pajtimit. Me emrin një nga "30 nën 30 " të NED në 2013, ai aktualisht shërben si drejtor krijues i Fondit Heartefact, me fokus në zhvillimin e projekteve ndërkombëtare. Ai është gjithashtu aktiv në teatër, duke prodhuar shfaqjet e tij dhe drejton vepra dramatike që merren me komunitetet e margjinalizuara dhe pajtimin pas konfliktit.
Cilat janë strategjitë kryesore për të identifikuar rolin e pushtetit dhe politikës në regjimin që i reziston energjisë së rinovueshme? Si jemi në gjendje të inkurajojmë manifestimin e demokracisë energjetike dhe si mund të ndikojë kjo në sjelljen e publikut për të kërkuar ndryshim infrastrukturor për kalimin në energji të pastër dhe të qëndrueshme? Rritja e shpejtë e emetimeve të GHG korrespondon me rritjen e djegies së karburanteve fosile kryesisht nga sektori i furnizimit me energji në 85% (IPCC, 2014). Shkenca ka identifikuar problemin dhe gjithashtu ofron zgjidhje, ndër të cilat është transformimi kritik në energjinë e rinovueshme me intensitet të ulët të karbonit (RE) në sektorin e furnizimit të energjisë. Industria RE është e njohur për raportin e saj prej 1 deri në 10% të intensitetit të karbonit në një njësi të prodhimit të energjisë kur krahasohet me karburantet fosile (IPCC, 2014). Kohët e fundit, literatura në zhvillim ka hapur një debat për rolin që pushteti dhe politika mund të luajnë në rezistencën ndaj tranzicionit socio-teknik në teknologjitë me karbon të ulët. Për sektorin e energjisë, sistemet socio-teknike karakterizohen nga elementë të ndryshëm. Përveç normave sociale që favorizojnë prodhimin e vazhdueshëm të sektorit të energjisë, elementët kryesorë të këtij sektori janë infrastruktura e gjenerimit të energjisë, transmetimit dhe shpërndarjes. Palët e interesuara të sektorit të energjisë mund të jenë shoqëror, teknik, legjislativ, rregullator ose politik. Ndërveprimet e tyre rezultojnë në praktika, rregulla dhe teknologji mbizotëruese të cilat synojnë ruajtjen e stabilitetit dhe forcimin e sistemeve socio-teknike që favorizojnë shtyllat ekzistuese të sektorit të energjisë. Studiuesit përdorin termin "regjim" për bashkëveprimin e aktorëve që kërkojnë status quo- në e sistemeve socio-teknike të sektorit të energjisë. Në krahasim me tranzicionet socio-teknike në teknologji të tjera, kalimi në energji me karbon të ulët kërkon transformime në shkallë të gjerë brenda shoqërisë ose nënsistemeve të rëndësishëm përmes të cilave struktura e sistemeve shoqërore ndryshon rrënjësisht. Sfidat e tjera për transformimin e furnizimit global të energjisë në RE përfshijnë kostot e larta të investimeve për infrastrukturën e RE, korrupsionin, burokracinë dhe keqmenaxhimin e burimeve të energjisë, kreditë e mbështetur nga nafta, rritjen e popullsisë dhe rritjen e kërkesës për energji për person. Një nga zgjidhjet për të krijuar dritare mundësish për aktorët që mundësojnë kalimin socio-teknik në energji të pastër dhe të qëndrueshme është manifestimi inkurajues i parimeve të demokracisë energjetike. Ballkani është një rajon në tranzicion ku kanë lindur shpresat për demokraci, por lufta për ta shijuar atë mbetet ende. Lufta e fundit për të ndërtuar demokracinë është në Kosovë dhe rruga e Kosovës drejt vizionit të vet të zhvillimit të qëndrueshëm mund të bëhet një model i shkëlqyeshëm për rajonin dhe botën. Në Kosovë, një tranzicion socio-teknik në energjinë e rinovueshme përmes parimeve të demokracisë energjetike mund të trajtojë papunësinë, përparimin e arsimimit, zvogëlimin e rreziqeve shëndetësore të lidhura me përdorimin e qymyrit, dhe në përgjithësi të sigurojë një ekologji të shëndetshme njerëzore.
Marija Ristić, Saranda Ramaj, Milan Antonijević, Lindita Tahiri dhe Petrit Sarachini diskutojnë për gjendjen e medias në krizë dhe për rëndësinë e bashkëpunimit për ndikim maksimal. Si rezultat i pasigurive që mbretërojnë krizën globale të shkaktuar nga pandemia COVID – 19 dhe paralajmërimet e fundit të qeverisë së Kosovës në lidhje me situatën shëndetësore dhe atë të sigurisë, ne vendosëm ta zhvendosim edicionin e sivjetmë të festivalit në sferën digjitale. Këtë vit, festivali do të mbahet online nga 7 deri më 25 gusht me programe të kuruar enkas, panele, masterklasë, punëtori bashkëpunuese dhe performanca muzikore online. Njeriu do argumentonte se peizazhi i shumëllojshëm mediatik dhe popullarizimi i medias sociale shpesh e ka zgjeruar ndikimin social të hulumtimit, por shpesh për shkak të kërkesës për raportim të menjëhershëm ua ka kufizuar reporterëve mundësinë për të ofruar kontekstin. Panelistët tanë të çmuar do të diskutojnë gjendjen e gazetarisë hulumtuese në rajon, me fokus të veçantë në Kosovë dhe Serbi, ku gazetarët shpesh heqin dorë nga ndonjë storje kur përballen me pengesa dhe kërcënime. Në festival kemi inkuadruar një program të ri garues të quajtur “THRUTH” i cili u dedikohet punëve të palodhshme hulumtuese të regjisorëve, gazetarëve dhe aktivistëve. Ne e kemi parë këtë si një mundësi të mirë për të lidhur një film nga ky program me një panel diskutimi lidhur me gjendjen e gazetarisë hulumtuese në rajon, me fokus të veçantë në Kosovë, ku gazetarët shpesh heqin dorë nga storjet kur ballafaqohen me pengesa dhe kërcënime. Të gjitha diskutimet ne panel në festivalin tonë lidhen me filmat nga programet relevante, dhe në këtë rast ne do të fillojmë diskutime duke iu referuar filmit dokumentar GREEN BLOOD: një rezultat i hulumtimit të përbashkët në praktikat e tri kompanive të minierave që operojnë në Tanzani, Indi dhe Guatemala. Gjatë tetë muajve, katërdhjetë gazetarë nga pesëmbëdhjetë vende kanë vazhduar punën e gazetarëve vendës që janë kërcënuar, burgosur apo vrarë si rezultat i hulumtimeve të tyre në çmimin mjedisor dhe njerëzor të industrisë së minierave. Ky dokumentar është një rrëfim prapa skene i këtij bashkëpunimi të jashtëzakonshëm. Paneli online i diskutimit është organizuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë. Paneli do të mbahet në anglisht me përkthim simuluan në shqip dhe serbisht, të transmetuar online në faqen tonë në Facebook.
Partnerët e Prince Claus Fund diskutojnë për atë se si do të duket peizazhi ‘normal’ pas pandemisë në bashkëpunimet kulturore dhe artistike dhe si do të forcohen lidhjet në mes të krijimtarisë artistike dhe shoqërisë gjatë krizës globale në shëndetësi, ekonomi dhe shoqëri? Efekti shkatërrues i pandemisë së COVID-19 përreth botës është ndjerë në të gjitha poret e jetës në kontekstin personal, shoqëror, kulturor dhe tregtar. Ngjarje të panumërta kulturore dhe vendtakime përreth botës janë mbyllur për shkak të problemeve me pandeminë. Kjo po ndodh pikërisht në kohën kur tradicionalisht fillon sezona e festivaleve të filmave në Evropë dhe Rajon. Festivalet e filmit tradicionalisht lulëzojnë në një atmosferë shoqërore, dhe kriza tashmë i ka dhënë fund agjendave të shumicës së filmave të publikuar së fundi në nivelin global. Për ta mbajtur shpirtin gjallë, qoftë edhe në një mënyrë të vogël, disa festivale janë marrë me anulimin e ngjarjeve live duke i bërë më reale disa apo të gjitha programet e tyre, dhe me situatën e përmirësuar shumë organizata po paraqesin versione hibride të festivaleve të tyre, duke shfaqur një program modest në ambiente të hapura dhe duke e vendosur një pjesë të programit në platformën online. As DokuFest – i nuk bënë përjashtim. Ne kemi vendosur të zhvendosim edicionin e 19- të të festivalit në sferën digjitale. Këtë vit, festivali do të zhvillohet online nga 7 deri më 25 gusht me programe të filmit të kuruara në mënyrë të veçantë, panele, masterklasë, punëtori bashkëpunuese dhe performanca muzikore online. Gjatë mbylljes për shkak të koronavirusit, ishin Arti dhe Kultura që na ofruan kënaqësi dhe i mbajtën komunitetet me shpresë dhe në këmbë. Në përpjekjet e para për ndihmë vetëm disa vende e përfshinë mbështetjen për sektorin e kulturës, duke e lënë sektorin e pavarur të kulturës dhe shumicën e punëtorëve kulturor jashtë programeve të ndihmës. Në majë të kësaj distance sociale dhe izolimi kanë krijuar një eter të zbrazëtirave personale, por përsëri, në këto hapësira ne e mbështesim artin tonë qoftë përmes muzikës, filmave, apo veprave të artit që i shohim në aparatet tona. Partnerët e Prince Claus Fund diskutojnë për atë se si do të duket peizazhi ‘normal’ pas pandemisë në bashkëpunimet kulturore dhe artistike dhe si do të forcohen lidhjet në mes të krijimtarisë artistike dhe shoqërisë gjatë krizës globale në shëndetësi, ekonomi dhe shoqëri? Nën moderimin e Bertan Selim nga Prince Claus Fund, paneli i diskutimit do bëjë bashkë Teesa Bahana, Consuelo Bassanesi, Linda Llulla Gashi Hanna Tsyba dhe Pooja Sood. Biografitë e pjesëmarrësve: Teesa Bahana është drejtoreshë e 32° East Ugandan Arts Trust, një organizatë jo- fitimprurëse që promovon krijimin dhe eksplorimin e artit bashkëkohor në Ugandë. Si drejtoreshë ajo ka mbështetur zhvillimin dhe ekzekutimin e projekteve si KLA ART laboratorë për hulumtim dhe mendim kritik përmes praktikave publike, edicioni i tretë i KLA ART, Festivali i Artit Publik të Kampalas, dhe shkëmbimet e selive me partnerët si Arts Collaboratory dhe Triangle Network. Momentalisht ajo është duke e mbikëqyrur projektin kapital të 32° East, ngritja e fondeve për të ndërtuar qendrën e artit në vend. Me një bagazh akademik në sociologji dhe antropologji ajo është pjesërisht e interesuar në ndërthurjen në mes të artit dhe shoqërisë së Ugandës, dhe atë se si ambientet artistike duhet të mbrohen dhe ushqehen. Pooja Sood është anëtare themeluese dhe Drejtoreshë e Khoj International Artists’ Association e cila është një organizatë autonome, jo fitimprurëse e përkushtuar në eksperimentimin dhe shkëmbimin e artit pamor në Indi. Nën administrimin e saj, Khoj është rritur nga një ngjarje vjetore më 1997 në një institucion të vogël por kumbues i cili luan rol qendror në zhvillimin e praktikave të artit eksperimental, ndër-diciplinarë dhe kritik në Indi dhe Azi Jugore. Si drejtoreshë e Khoj, ajo ka punuar në mënyrë aktive për ndërtimin e një rrjeti të fuqishëm të hapësirave eksperimentale nëpër Azinë jugore duke rezultuar në Rrjetin e Artit të Azisë Jugore (Sana). Kontributi i Pooja Sood ka qenë në fushën e kurimit të praktikave të artit bashkëkohor alternativ në Indi si dhe eksplorimin e modeleve të ndryshme të bashkëpunimit dhe ndërtimit të institucioneve në Indi dhe Azi jugore. Linda Llulla Gashi, jeton dhe punon në Prizren, Kosovë. Pas diplomimit prej vitit 2010 ajo ka punuar si Menaxhere e Projektit “Schools and Documentaries” të Dokufest. Përmes këtij projekti ajo ka ndihmuar në krijimin e klubeve të filmit në shkolla të mesme nëpër mbarë Kosovën ku nxënësit mund të shikojnë dokumentarë dhe ka trajnuar mësimdhënës në atë se si të përdorin dokumentarët si metodë alternative e mësimdhënies. Ajo gjithashtu ka qenë udhëheqëse e shkollës së filmit “Future is Here” për shtatë gjenerata ku nxënësit e shkollave të mesme krijojnë dokumentarë të shkrutër për të drejtat e njeriut dhe problemet shoqërore. Ajo është producente Ekzekutive e 36 dokumentarëve të krijuar përmes shkollës së filmit dokumentar “Future is Here”. Bashkë me mësimdhënësit ajo ka punuar në zhvillimin e një metodologjie dhe udhërrëfyesve për filma që janë në përputhje me kurrikulën shtetërore. Ajo është pjesë e lëvizjes feministe FemAktiv. Më 2019 ajo është caktuar Drejtoreshë Ekzekutive e DokuFest. Consuelo Bassanesi është Drejtoreshë Artistike. Consuelo Bassanesi është Drejtoreshë Artistike dhe anëtare themeluese e DESPINA, një organizatë kulturore jo-fitimprurëse e përkushtuar në zhvillimin e platformave të hulumtimit, produksion dhe shkëmbim në fusha të artit dhe aktivizmit kulturor. E themeluar më 2013 në Rio de Janeiro, Brazil, hapësira është nikoqire e studiove të artit, kurseve, ekspozitave dhe programeve rezidente që kanë pranuar më se 120 artistë nga rreth 15 shtete. Ajo është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt në programet e ekspozitave, si dhe në zhvillimin e projekteve sic është Iran-Rio Art Connection dhe Art and Activism in Latin America. Gjithashtu përgjegjëse për marrëdhëniet institucionale dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së DESPINA përmes projekteve, vizibilitetit dhe partneriteteve. Ka punuar në bashkëpunim me një numër organizatash siç janë Prince Claus Fund, British Council dhe University of the Arts London - Central Saint Martins. Mbanë gradën BA në (PUC-RS) dhe MSc në politikë Globale (Birkbeck, Universiteti i Londrës). Është pjesë e kolektivit feminist Vem pra Luta Amada, dhe grupeve Censura Nunca Mais (kundër censurës në art) dhe Nossa Hora de Legalizar o Aborto (lëvizja për të drejtën e abortit). Hanna Tsyba (1988) është kuratore e pavarur dhe menaxhere e projekteve kulturore, kritike arti dhe hulumtuese e cila jeton në Kiev. Hanna mbanë gradën MA në Shkencat Kulturore. Fusha e hulumtimit të saj përfshinë artin dhe politikën bashkëkohore, me një fokus në praktikën kreative të të majtës horizontale dhe lëvizjeve feministe, sikurse edhe filmi dhe Studimet Sovjetike. Ajo ka qenë e përfshirë në udhëheqjen e qendrës jo- komerciale Visual Culture Research Center (VCRC) në Kiev për më se 10 vjet. Bertan Selim (1980) është redaktor, kurator dhe konsultant arti, i specializuar në krijimin ndërkombëtar të grantit, rrëfim dhe fotografi. Bertani punon aktualisht si udhëheqës i Grants and Collaborations at the Prince Claus Fund në Amsterdam. Më 2020 Bertani themeloi fondacionin VID Foundation for Photography për mbështetjen e fotografisë në rajonin e Ballkanit.