REIMAGINING THE CULTURAL COLLABORATION

REIMAGINING THE CULTURAL COLLABORATION

Partnerët e Prince Claus Fund diskutojnë për atë se si do të duket peizazhi ‘normal’ pas pandemisë në bashkëpunimet kulturore dhe artistike dhe si do të forcohen lidhjet në mes të krijimtarisë artistike dhe shoqërisë gjatë krizës globale në shëndetësi, ekonomi dhe shoqëri? Efekti shkatërrues i pandemisë së COVID-19 përreth botës është ndjerë në të gjitha poret e jetës në kontekstin personal, shoqëror, kulturor dhe tregtar. Ngjarje të panumërta kulturore dhe vendtakime përreth botës janë mbyllur për shkak të problemeve me pandeminë. Kjo po ndodh pikërisht në kohën kur tradicionalisht fillon sezona e festivaleve të filmave në Evropë dhe Rajon. Festivalet e filmit tradicionalisht lulëzojnë në një atmosferë shoqërore, dhe kriza tashmë i ka dhënë fund agjendave të shumicës së filmave të publikuar së fundi në nivelin global. Për ta mbajtur shpirtin gjallë, qoftë edhe në një mënyrë të vogël, disa festivale janë marrë me anulimin e ngjarjeve live duke i bërë më reale disa apo të gjitha programet e tyre, dhe me situatën e përmirësuar shumë organizata po paraqesin versione hibride të festivaleve të tyre, duke shfaqur një program modest në ambiente të hapura dhe duke e vendosur një pjesë të programit në platformën online. As DokuFest – i nuk bënë përjashtim. Ne kemi vendosur të zhvendosim edicionin e 19- të të festivalit në sferën digjitale. Këtë vit, festivali do të zhvillohet online nga 7 deri më 25 gusht me programe të filmit të kuruara në mënyrë të veçantë, panele, masterklasë, punëtori bashkëpunuese dhe performanca muzikore online. Gjatë mbylljes për shkak të koronavirusit, ishin Arti dhe Kultura që na ofruan kënaqësi dhe i mbajtën komunitetet me shpresë dhe në këmbë. Në përpjekjet e para për ndihmë vetëm disa vende e përfshinë mbështetjen për sektorin e kulturës, duke e lënë sektorin e pavarur të kulturës dhe shumicën e punëtorëve kulturor jashtë programeve të ndihmës. Në majë të kësaj distance sociale dhe izolimi kanë krijuar një eter të zbrazëtirave personale, por përsëri, në këto hapësira ne e mbështesim artin tonë qoftë përmes muzikës, filmave, apo veprave të artit që i shohim në aparatet tona. Partnerët e Prince Claus Fund diskutojnë për atë se si do të duket peizazhi ‘normal’ pas pandemisë në bashkëpunimet kulturore dhe artistike dhe si do të forcohen lidhjet në mes të krijimtarisë artistike dhe shoqërisë gjatë krizës globale në shëndetësi, ekonomi dhe shoqëri? Nën moderimin e Bertan Selim nga Prince Claus Fund, paneli i diskutimit do bëjë bashkë Teesa Bahana, Consuelo Bassanesi, Linda Llulla Gashi Hanna Tsyba dhe Pooja Sood. Biografitë e pjesëmarrësve: Teesa Bahana është drejtoreshë e 32° East Ugandan Arts Trust, një organizatë jo- fitimprurëse që promovon krijimin dhe eksplorimin e artit bashkëkohor në Ugandë. Si drejtoreshë ajo ka mbështetur zhvillimin dhe ekzekutimin e projekteve si KLA ART laboratorë për hulumtim dhe mendim kritik përmes praktikave publike, edicioni i tretë i KLA ART, Festivali i Artit Publik të Kampalas, dhe shkëmbimet e selive me partnerët si Arts Collaboratory dhe Triangle Network. Momentalisht ajo është duke e mbikëqyrur projektin kapital të 32° East, ngritja e fondeve për të ndërtuar qendrën e artit në vend. Me një bagazh akademik në sociologji dhe antropologji ajo është pjesërisht e interesuar në ndërthurjen në mes të artit dhe shoqërisë së Ugandës, dhe atë se si ambientet artistike duhet të mbrohen dhe ushqehen. Pooja Sood është anëtare themeluese dhe Drejtoreshë e Khoj International Artists’ Association e cila është një organizatë autonome, jo fitimprurëse e përkushtuar në eksperimentimin dhe shkëmbimin e artit pamor në Indi. Nën administrimin e saj, Khoj është rritur nga një ngjarje vjetore më 1997 në një institucion të vogël por kumbues i cili luan rol qendror në zhvillimin e praktikave të artit eksperimental, ndër-diciplinarë dhe kritik në Indi dhe Azi Jugore. Si drejtoreshë e Khoj, ajo ka punuar në mënyrë aktive për ndërtimin e një rrjeti të fuqishëm të hapësirave eksperimentale nëpër Azinë jugore duke rezultuar në Rrjetin e Artit të Azisë Jugore (Sana). Kontributi i Pooja Sood ka qenë në fushën e kurimit të praktikave të artit bashkëkohor alternativ në Indi si dhe eksplorimin e modeleve të ndryshme të bashkëpunimit dhe ndërtimit të institucioneve në Indi dhe Azi jugore. Linda Llulla Gashi, jeton dhe punon në Prizren, Kosovë. Pas diplomimit prej vitit 2010 ajo ka punuar si Menaxhere e Projektit “Schools and Documentaries” të Dokufest. Përmes këtij projekti ajo ka ndihmuar në krijimin e klubeve të filmit në shkolla të mesme nëpër mbarë Kosovën ku nxënësit mund të shikojnë dokumentarë dhe ka trajnuar mësimdhënës në atë se si të përdorin dokumentarët si metodë alternative e mësimdhënies. Ajo gjithashtu ka qenë udhëheqëse e shkollës së filmit “Future is Here” për shtatë gjenerata ku nxënësit e shkollave të mesme krijojnë dokumentarë të shkrutër për të drejtat e njeriut dhe problemet shoqërore. Ajo është producente Ekzekutive e 36 dokumentarëve të krijuar përmes shkollës së filmit dokumentar “Future is Here”. Bashkë me mësimdhënësit ajo ka punuar në zhvillimin e një metodologjie dhe udhërrëfyesve për filma që janë në përputhje me kurrikulën shtetërore. Ajo është pjesë e lëvizjes feministe FemAktiv. Më 2019 ajo është caktuar Drejtoreshë Ekzekutive e DokuFest. Consuelo Bassanesi është Drejtoreshë Artistike. Consuelo Bassanesi është Drejtoreshë Artistike dhe anëtare themeluese e DESPINA, një organizatë kulturore jo-fitimprurëse e përkushtuar në zhvillimin e platformave të hulumtimit, produksion dhe shkëmbim në fusha të artit dhe aktivizmit kulturor. E themeluar më 2013 në Rio de Janeiro, Brazil, hapësira është nikoqire e studiove të artit, kurseve, ekspozitave dhe programeve rezidente që kanë pranuar më se 120 artistë nga rreth 15 shtete. Ajo është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt në programet e ekspozitave, si dhe në zhvillimin e projekteve sic është Iran-Rio Art Connection dhe Art and Activism in Latin America. Gjithashtu përgjegjëse për marrëdhëniet institucionale dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së DESPINA përmes projekteve, vizibilitetit dhe partneriteteve. Ka punuar në bashkëpunim me një numër organizatash siç janë Prince Claus Fund, British Council dhe University of the Arts London - Central Saint Martins. Mbanë gradën BA në (PUC-RS) dhe MSc në politikë Globale (Birkbeck, Universiteti i Londrës). Është pjesë e kolektivit feminist Vem pra Luta Amada, dhe grupeve Censura Nunca Mais (kundër censurës në art) dhe Nossa Hora de Legalizar o Aborto (lëvizja për të drejtën e abortit). Hanna Tsyba (1988) është kuratore e pavarur dhe menaxhere e projekteve kulturore, kritike arti dhe hulumtuese e cila jeton në Kiev. Hanna mbanë gradën MA në Shkencat Kulturore. Fusha e hulumtimit të saj përfshinë artin dhe politikën bashkëkohore, me një fokus në praktikën kreative të të majtës horizontale dhe lëvizjeve feministe, sikurse edhe filmi dhe Studimet Sovjetike. Ajo ka qenë e përfshirë në udhëheqjen e qendrës jo- komerciale Visual Culture Research Center (VCRC) në Kiev për më se 10 vjet. Bertan Selim (1980) është redaktor, kurator dhe konsultant arti, i specializuar në krijimin ndërkombëtar të grantit, rrëfim dhe fotografi. Bertani punon aktualisht si udhëheqës i Grants and Collaborations at the Prince Claus Fund në Amsterdam. Më 2020 Bertani themeloi fondacionin VID Foundation for Photography për mbështetjen e fotografisë në rajonin e Ballkanit.