​Marija Ristić, Saranda Ramaj, Milan Antonijević, Lindita Tahiri dhe Petrit Sarachini diskutojnë për gjendjen e medias në krizë dhe për rëndësinë e bashkëpunimit për ndikim maksimal.

Si rezultat i pasigurive që mbretërojnë krizën globale të shkaktuar nga pandemia COVID – 19 dhe paralajmërimet e fundit të qeverisë së Kosovës në lidhje me situatën shëndetësore dhe atë të sigurisë, ne vendosëm ta zhvendosim edicionin e sivjetmë të festivalit në sferën digjitale. Këtë vit, festivali do të mbahet online nga 7 deri më 25 gusht me programe të kuruar enkas, panele, masterklasë, punëtori bashkëpunuese dhe performanca muzikore online.

Njeriu do argumentonte se peizazhi i shumëllojshëm mediatik dhe popullarizimi i medias sociale shpesh e ka zgjeruar ndikimin social të hulumtimit, por shpesh për shkak të kërkesës për raportim të menjëhershëm ua ka kufizuar reporterëve mundësinë për të ofruar kontekstin.

Panelistët tanë të çmuar do të diskutojnë gjendjen e gazetarisë hulumtuese në rajon, me fokus të veçantë në Kosovë dhe Serbi, ku gazetarët shpesh heqin dorë nga ndonjë storje kur përballen me pengesa dhe kërcënime.

Në festival kemi inkuadruar një program të ri garues të quajtur “THRUTH” i cili u dedikohet punëve të palodhshme hulumtuese të regjisorëve, gazetarëve dhe aktivistëve. Ne e kemi parë këtë si një mundësi të mirë për të lidhur një film nga ky program me një panel diskutimi lidhur me gjendjen e gazetarisë hulumtuese në rajon, me fokus të veçantë në Kosovë, ku gazetarët shpesh heqin dorë nga storjet kur ballafaqohen me pengesa dhe kërcënime.

Të gjitha diskutimet ne panel në festivalin tonë lidhen me filmat nga programet relevante, dhe në këtë rast ne do të fillojmë diskutime duke iu referuar filmit dokumentar GREEN BLOOD: një rezultat i hulumtimit të përbashkët në praktikat e tri kompanive të minierave që operojnë në Tanzani, Indi dhe Guatemala. Gjatë tetë muajve, katërdhjetë gazetarë nga pesëmbëdhjetë vende kanë vazhduar punën e gazetarëve vendës që janë kërcënuar, burgosur apo vrarë si rezultat i hulumtimeve të tyre në çmimin mjedisor dhe njerëzor të industrisë së minierave.

Ky dokumentar është një rrëfim prapa skene i këtij bashkëpunimi të jashtëzakonshëm.

Paneli online i diskutimit është organizuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë. Paneli do të mbahet në anglisht me përkthim simuluan në shqip dhe serbisht, të transmetuar online në faqen tonë në Facebook.