07/08/2021

Portreti i një grupi të grave perëndimore të cilat ia kanë besuar jetët e tyre ISIS-it, por tani duan të kthehen në shtëpi për të rifilluar jetën.

Regjisore: Alba Sotorra Clua
Producentë: Alba Sotorra Clua, Vesna Cudic, Carles Torres
Vendi: Spanjë, Mbretëri e Bashkuar

Në vendet e tyre, në masë të madhe, ato janë emra familjare: Shemima Begum në MB, Hoda Muthana në SHBA. Por, për ironi, këto gra dhe dhjetëra të tjera si to, janë aq të njohura pikërisht sepse ligjërisht ato nuk kanë vend të tyrin, të larguara nga shtetësia pasi kanë udhëtuar në Lindjen e Mesme, janë martuar me luftëtar të ISIS, dhe i janë bashkuar xhihadit radikal të organizatës islamiste kundër forcave imperialiste perëndimore. Mbulimi medial i ofruar Begumit, Muthanas dhe shoqërisë së tyre në përgjithësi ka variuar nga mbulimi skeptik në atë armiqësor; ky është konteksti i prapaskenës së filmit The Return: Life After ISIS i Alba Sotorra Cluas.

Teksa titrat hapës – të montuara hijshëm si gjithçka tjetër që pason, të përmbyllura me bazë muzikore lehtësisht melodramatike – ilustrojnë në mënyrë grafike, qëllimi i Sotorra Cluas këtu është të depërtojnë prapa kryetitujve dhe të studiojnë fytyrat njerëzore të cilave u përkasin këta emra të demonizuar gjerësisht dhe këto identitete të ndërtuara nga mediat. Mundësia e saj për ta bërë këtë varet nga qasja që ka ndaj Begumit dhe Muthanas, dhe rreth gjashtë të tjera si to, individë ligjërisht pa shtet të mbajtura me muaj të tërë rresht në kampin gjysmë-të improvizuar Roj në Siri, afër kufirit me Irakun. Vendimi se çka të bëhet me to është, siç e thotë një artikull i publikuar më herët, “sfidë për qeveritë përreth botës”.

Në mesin e rreth 6000 banorëve të kampit Roj janë dhjetëra “nuse ISIS-i”, disa prej tyre në të tridhjetat apo dyzetat por kryesisht para të njëzetave apo në të njëzetat e hershme. Sotorra Clua, duke punuar me montazherët e saj me përvojë Michael Nollet dhe Xavi Carraso, krijon një mori dëshmish përmes së cilave një numër elementësh përsëriten vazhdimisht: gratë ishin joshur nga propaganda online duke i nxitur ato të mbështesin vëllezërit e motrat e rrethuar myslimane në Sirinë e shkatërruar nga lufta; ato bënë një rrugë të rrezikshme për të gjetur kushte shumë më të vështira se sa i kishin parashikuar; u martuan me nxitim, i vuajnë pasojat proverbiale.

Zbulimi i shkallës së brejtjes së ndërgjegjes apo pendimit të individëve nuk ka ndonjë prioritet në rendin e ditës së Sotorra Cluas këtu, duke rezultuar në një film që largon pamjet e jashtme në mënyra nxitëse ndonjëherë edhe goxha demaskuese. Regjisorët vënë marifete dhe figura të njohura nga bota e dokumentarëve, duke theksuar elementet tragjike të rrëfimeve të paraqitura me muzikë pikëlluese; ne shohim shpesh fëmijë që banojnë në kamp me nënat e tyre, pafajësia e tyre e pafat theksohet nga kuadri dhe shoqërimi i tingëllimit të pianos.

Filmi është shumë më i fuqishëm kur përqendrohet në mungesat dhe gëzimet e përditshme të jetës në kamp në një periudhë të gjatë kohore – vulat e këputura të datës tregojnë për kalimin e muajve përgjatë një periudhe dyvjeçare – dhe kur miqësia, shoqëria, dhe mbështetja e ndërsjellë e grave është prioritet. Këto lidhje të natyrshme, plus shtigjet e grave drejt vetë-realizimit dhe pavarësisë, shtyhen përpara nga iniciativat e OJQ-ve të dizajnuara për t’ua lehtësuar rrugën drejt një rikthimi eventual në jetën “normale”. Megjithatë në sfond rri i varur spektri i zymtë i pashtetësisë, armiqësia e qeverive të shteteve ku kanë lindur gratë (të nxitura dhe pasqyruara nga mediat populiste), dhe problemet ligjore në të cilat të gjithë e gjejnë vetën të thurur.

Në mënyrë vendimtare, Sotorra Clua – duke kombinuar rrjedhshëm materialin origjinal me futje arkivore nga një gamë burimesh mediale – u jep grave hapësirë për të shprehur vetveten. Ato i diskutojnë gabimet e tyre, për të ofruar pendim dhe shlyerje të gabimeve, duke u shfaqur gjatë procesit si njerëz të dhimbsur, të artikuluar dhe inteligjent; filmi i saj gradualisht merr formën e një himni të solidaritetit, fuqizimit, dhe ripërtëritjes femërore, në mesin e rrethanave më të vështira fizike dhe emocionale. Është posaçërisht e vështirë për ta pajtuar Begumin e gjallë e të zgjuar të The Return me atë të mugëtën, dinaken, të ligën aq të njohur nga mediat britanike. Sa ironike që duhet Sky – e themeluar nga Rupert Murdoch më 1989 dhe e poseduar prej tij deri më 2018 – për të kundërpeshuar dëmin e medieve të djathta populiste të vetë Murdochut në të dyja anët e Atlantikut siç janë The Sun dhe Fox News, të cilat kanë krijuar aq shumë bar toksik nga rastet e Begumit dhe Muthanas. “Më jepni një rast të dytë”, kërkon Begumi në etapat e fundit; një apel i cili do të gjejë pranim të mjaftueshëm në mesin e audiencave të filmit kudo që shfaqet, edhe nëse veshët e zyrtarëve britanik, në epokën e Boris Johnson ka të ngjarë të mbesin të mbyllur me zor.

Kritika e shkruar nga Neil Young, publikuar në MODERN TIMES REVIEW