11/08/2021

Në DokuTalks të hënën u trajtua nevoja për të njohur të vërtetën dhe për të patur një kuptim më të mirë të së kaluarës konfliktuale. Blerta Basholli, Jeton Neziraj, Marija Ristic dhe Bekim Balaj diskutuan në publik vërtetësisht duke reflektuar se si e kanë portretizuar të shkuarën në punën e tyre. Diskutimi i mundësisë për të pasur liri artistike dhe lirisë për të diskutuar tema hapur të vështira të cilat ende ndihen si plagë të hapura, duket se është një hap i nevojshëm për të gjallëruar mediumet kulturore, gazetarinë dhe aktivizmin.

Bekim Balaj, moderatori i këtij diskutimi shprehu sesi puna e tij si aktivist për drejtësinë tranzicionale është një kontribut solid për t’u marrë me të kaluarën. Ai pyeti gazetaren Marija Ristic, në lidhje me dokumentarin e saj “The Unidentified”, një projekt që synon shenjimin e varreve masive dhe të parit e perspektivave të viktimave dhe autorëve të krimeve të luftës së vitit 1999.

Ristic tha: “Ne e bëmë këtë projekt si një faqe multimediale për të bërë një hartë të varreve masive në ish -Jugosllavi. Ideja në thelb pas kësaj qëndron në faktin sepse ne flasim shumë në terma të politizuar rreth trajtimit të së kaluarës. Ideja jonë lindi në Bosnjë, sepse po përpiqeshim të gjenim një varr masiv për dokumentarin që po bënim dhe më pas kuptuam se vetëm njerëzit që punojnë në Institutin e Personave të Zhdukur ose Tribunalin Ndërkombëtar të ish-Jugosllavisë e dinë se ku është vendndodhja e saktë e tyre. Më tej menduam pse nuk përpiqemi të hartojmë të gjitha varret masive në ish -Jugosllavi, dhe ne kemi folur për këtë temë për vite me radhë dhe nuk e dinim se ka 1,600 varre masive. Pastaj filluam të punojmë me këtë projekt dhe hartëzuam 60 prej tyre”.

Kur u pyet në lidhje me pritjen e dokumentarit, Ristic tha: “Unë mendoj se dokumentari pati ndikim të drejtpërdrejtë te njerëzit që e panë. Ideja ime themelore pas saj ishte të isha ndihmëse e prokurorisë, sepse po e ndiqja gjyqin. Arsyeja themelore pse e bëra këtë dokumentar ishte të ndaja me të gjithë atë çfarë dija. Sepse të gjithë duhet të dinë për situatën në Kosovë”.

Pjesë e kësaj bisede multidisiplinare ishte edhe Jeton Neziraj, dramaturg, puna e të cilit në teatër ndez gjithmonë debate dhe ndihmon për të pasur një qasje të drejtpërdrejta ndaj çështjeve delikate. Pikëpamja e tij mbi nevojën për të thënë të vërtetën për pushtetin përmes teatrit është një mënyrë me ndikim dhe guxim për të qenë aktiv në çështjet e trajtimit të së kaluarës. Punimet e tij më të njohura në lidhje me këto tema janë: “Kthimi i Karl May” dhe “In five Seasons: An Enemy of People”, që kanë nxitur biseda në lidhje me politikën, guximin për të mos mbetur të paanshëm dhe në kohë të tensionuara.

“Për të shpjeguar shkurtimisht qasjen time ndaj teatrit. Ka komforte artistësh që preferojnë të zgjedhin një pozicion të rehatshëm dhe kjo u mundëson atyre të mos përfshihen në këto tema të ndjeshme politike të shoqërisë që ndodhën për arsye të ndryshme, sepse nuk duan telashe, dhe shpesh sepse këto tema janë të rrezikshme”, thotë Neziraj.

Pastaj Neziraj shpjegoi pikëpamjet e tij se si një artist me një qëndrim politik mund të thotë fjalën e tij pa patur droje: “Është një zgjedhje estetike dhe etike të mbetesh i paanshëm, sepse kështu ata artistë që nuk rrezikojnë, ndjekin një linjë që është e rehatshme për ta. Në disa raste, këta artistë nuk besojnë në nocionin e artit politik. Sipas tyre , nëse teatri merret me problemet aktuale, ai bëhet një lloj pamfleti politik. Duke menduar kështu, ata zvogëlojnë qëllimin e teatrit. Unë i përkas anës tjetër të artistëve që nuk janë pak. Unë e vlerësoj këtë lloj teatri sepse shkakton trazirë dhe njerëzit përballen çdo ditë me probleme dhe pse të mos e tregojmë këtë gjë në teatër? Shpesh ka pasur shpërthime dhe njerëzit mund të jenë ndjerë të frustruar. Teatri aspiron të ndryshojë, por është ndryshe nga aktivizmi, sepse teatri dëshiron të bëjë ndryshime për një afat të gjatë. Dhe ky është momenti për të shëruar këto plagë të dhimbshme. Teatri mund të ndihmojë të realizojë pikërisht këtë gjë”, shprehet më tej Neziraj.

Blerta Basholli, regjisore e njohur kosovare, foli për përvojën e saj gjatë xhirimit të ‘Hive’, filmi, i cili fitoi disa çmime në Sundance. Ajo shpjegon më shumë perspektivën e saj mbi këtë çështje: “Disa prej projekteve të mia të ardhshme kanë të bëjnë me të kaluarën tonë dhe me të tashmen, sepse janë gjëra që më interesojnë, më motivojnë të punoj dhe më duket se është e sinqertë prej meje, sepse kam kaluar nëpër këto gjëra. Jo domosdoshmërisht duhet t’i përjetosh këto gjëra mirëpo unë kështu funksionoj. Shumë më lehtë lidhem me diçka që e kam kaluar dhe shpresoj që do bëj dhe filma të tjerë për gjëra që s’kam jetuar, por që besoj që lidhem njëjtë sikurse me të cilat kam bërë parë. Kjo varet e gjitha nga arsyeja pse bën art dhe cili është motivimi yt si artist me bë një lloj arti”, thotë Basholli.

Të kesh pikëpamje të ndryshme për t’u marrë me të kaluarën vetëm e bën më të lehtë dhe më të menaxhueshëm trajtimin e kësaj teme. Shumica e njerëzve pas periudhave të luftës në Ballkan ende përballen me humbjen. Që u mungojnë të afërmit e tyre e që ende nuk dinë se ku janë. Kjo bisedë përfundoi me propozimin e një diskursi më të hapur dhe gjenerues duke theksuar nevojën e shumë palëve për të marrë pjesë në këtë proces për të thënë të vërtetën dhe për të bërë paqe me të kaluarën.

Menjëherë pas këtij fjalimi, në Shani Efendi u shfaq një projekt i bërë në bashkëpunim me DokuFest dhe Slobodna Zona, të mbështetur nga BE, i quajtur “How do I see you?”

Publiku ndoqi biseda të hapura të të rinjve nga Kosova dhe Serbia mbi se si ata e perceptojnë njëri -tjetrin. Ky përfaqësim vizual i këtyre komunikimeve që vijnë nga vende të ndryshme ishte mjaft interesante. Ata i përkasin një brezi që i kanë patur të gatshme narrativat dhe mendësinë e të treguarit të huaj ndaj njëri-tjetrit.

 

Ky prezantim ishte një shtrirje e përkryer e fjalimit të mëparshëm, ku theksohet se hapja e këtyre plagëve për t’i shëruar, jo vetëm që kërkon kohë, por së pari kërkon përpjekje dhe vullnet për të pranuar njëri -tjetrin.