08/08/2021

Kur duket se bota po shkatërrohet, a mund të gjinden në kërpudha përgjigjet për të cilat ka nevojë njerëzimi?

Regjisor: Marion Neumann
Producentë: Katia Monla, Luc Peter
Vendi: Zvicër

Nëse përvoja juaj e vetme me një kërpudhë që ju flet është ajo si student kur hëngrët ca psilocibin ‘kërpudhë magjike’, filmi i këndshëm ekscentrik i Marion Neumann ‘The mushroom Speaks’ do të hap një bisedë tërësisht të re me ju.

Kërpudhat janë një specie e mrekullueshme – ato kanë inteligjencë, mund të komunikojnë, rigjenerohen, dhe të zënë vende që mund të ishin fatale për shumë organizma të tjerë. Teksa bota ndjen se po shkatërrohet, Neumann i futet kërkimit të përgjigjeve nga mbretëria e kërpudhave.

Në filmin e Neumann ka edhe shkencë serioze edhe hulumtim të qëllimshëm, por diturinë e vet e bart lehtësisht, duke e kryqëzuar botën në kërkim të përgjigjeve me ato të ndërthurura thellësisht në botën e micelit, sporeve dhe habisë.

Kërpudhat kanë qenë këtu për rreth një miliard vjet dhe nga nëntë milionë speciet me të cilat e ndajmë këtë planet, vlerësohet se pesë milionë janë kërpudha. Vetëm një për qind e tyre janë emërtuar. Kërpudhat janë mjeshtër të evoluimit, duke mësuar të jetojnë dhe lulëzojnë në qoshet ekologjike më të pabanueshme: cladosporium sphaerosperum u shfaq në Çernobil pas shpërthimit bërthamor më 1986; është e pandikuar nga rrezatimi dhe Neumann e peshon potencialin e saj për krijimin e kostumeve hapësinore të së ardhmes. Organizmi i parë i gjallë që shfaqet pas lëshimit të bombës atomike në Hiroshimë më 1945 ishte një kërpudhë – kërpudha që dalin nga reja e tmerrshme e kërpudhave që kishte krijuar ligësia e njeriut, “duke përdorur rrezatimin si tretje”.

Neumann nuk tallet kur e quan filmin e vet Kërpudha Flet. Cikli jetësor i kërpudhës është histori e jashtëzakonshme e inteligjencës ndijimore që mund të tregojë kur dikush afrohet dhe e di se sa zgjat. Ka krijuar organizmin më të madh të gjallë- një masë kërpudhe e një hapësire të panjohur vlerësohet të ketë atë të tri balenave të kaltra të mëdha.

Komentatorët e Neumann - të cilët flasin nga pyjet e fshatrave japoneze ku kërpudhat e çmuara ushqimore më në fund po rifuten , por po zhduken në trendin e pasluftës për monokulturën pyjore si në Kanada, Paqësorin Veriperëndimor të SHBA-së, Pyllin e Zi të Gjermanisë dhe shumë vende të tjera si t ë djerrinave margjinale ashtu edhe t ë pyjeve të pasura - janë një grup i lezetshëm i entuziastëve të arsimuar.

Ursula Weiner, një grumbulluese kërpudhash nga Pylli i Zi, e cila në moshën 11 vjeçare hëngri gabimisht një psilocibin dhe pati një përvojë trupore si në ëndërr, shpjegon se nuk është shtrigë sepse nuk nget fshesë apo nuk bën gjëra të liga. Por nëse shtriga është një grua e cila ruan dhe komunikon njohuri të përbashkëta për atë se si bimët dhe kërpudhat janë të sigurta dhe se si ato mund ti ndihmojnë njerëzimit, atëherë, po, ajo nuk e ka problem ta quajnë shtrigë.

Peter McCoy është aktivist amerikan për kërpudhat, autor i Micologjisë Radikale dhe mësues në Mycologor, shkollë e micologjisë, ku nxënësit dhe mësuesit eksperimentojnë gjetjen e llojeve të kërpudhave rezistente ndaj mbetjeve vajore dhe toksike që mund të përdoren për të pastruar djerrinat e ndotura industriale.

Vanja Palmers është predikues i Zen, i intriguar nga karakteri simbiotik i kërpudhave – shumë specie ua mundësojnë të tjerave të jetojnë, duke vdekur kur vdes bartësi i tyre.

Neumann e ka seriozisht edhe kur pyet nëse kërpudhat mund të ndihmojnë në shpëtimin e botës, në një kohë kur gjithçka duket se po shkatërrohet. Përgjigja është – po- ato mund të jenë pjesë e përgjigjes, posaçërisht në krijimin e barnave dhe në zhvillimin e tretjes së produkteve me bazë vajore si plastika apo absorbimin e metaleve të rënda.

Filmi është hyrje edhe në misterin edhe shkencën e kërpudhave. Sa kërpudha mund t’i numëroni? Shampinjon, kërpudha e bardhë, gocë deti, shitaki, psilocibin, sferike ...Neumann rendit disa – shumica prej tyre të njohura nga ecjet në pyll, por të panjohura si specie të emërtuara: Bishteka Shumëvrimore, Bishti i Gjeldetit, Reishi, Chaga, Kërpudha Foleja e Zogut, Porcini ...

Ka edhe ca gjëra interesante anësore – pylli i shijshëm i kërpudhave që, në sezonë, e bënë mashkullin impotent pa ndikuar te partnerja(femër). Të përdorura shpesh në të shkuarën nga gratë që kanë lindur shumë fëmijë, vëren Neumann.

Dhe janë edhe ca eksperimente serioze – hulumtimi i studiuesit zviceran Franz Xaver Vollenweider për valët e trurit të atyre që kanë gëlltitur psilocibin, në kërkim të aplikimit si anti-depresant.

Ekzistojnë disa nivele këtu dhe ky është film që do të shpaguante rishfaqjet.

Recension nga Nick Holdsworth, publikuar në MODERN TIMES REVIEW