14/08/2020

Nga Marina D. Richter

publikuar në UBIQUARIAN

Drama e shkurtër e Kim Allamand Terminal, fituesi i Locarnos vitin që shkoi për Best Swiss Newcomer Prize (ku edhe mori shpërblimin Young Jury Award), është një tregim misterioz për një zonjë të moshuar (luajtur nga Margherita Schoh) e cila lufton të futet në çfarëdo autobusi për në Benidorm. Ajo vazhdon të ndërrojë mendje minutën e fundit, duke përfunduar në terminalin e njëjtë për disa herë. Dhe megjithatë, ajo nuk ndalon së bleri bileta të reja.

E pandikuar fare qoftë nga nënqeshjet e rastit prapa shpinës së saj ose nga pyetjet tepër të drejtpërdrejta nga kalimtarët e rastit, ajo e bënë punën e saj. Është e qartë që kjo lojë ka vazhduar për një kohë, çka na tërheq vëmendjen kur kamerierja e një kafeneje i afrohet asaj për ta pyetur nëse e do një filxhan me çajin e saj të preferuar.

Na lihet neve ta mendojmë se cila mund të jetë historia e Zonjës Moser. A e ka gjetur dashurinë e saj të humbur kaherë? A është rrugës për te ndonjë anëtar i familjes? Një djalë apo vajzë e shkapërdarë? Apo ajo është thjeshtë e frikësuar nga udhëtimi, apo shqetësohet nga ndjenja e fajit se do të bëjë një pushim e vetme, pa shoqëri? Cilado që është përgjigja, rrethi vicioz të cilin ajo po ec duket se po motivohet nga një kartolinë nga një resort bregdetar i famshëm spanjoll.

I xhiruar në versionin analog 16 mm dhe i inkuadruar në mënyrë interesante në hapësirën e gjerë të terminalit arkitektura moderne e të cilit ka po aq rëndësi në thurjen e tregimit sa edhe pavendosmëria e personazhit që lidhet me titullin, drama e Allamand është një mahnitje vizuale. Edhe pse me ritëm të ngadaltë, Terminal e mban shikuesin të lidhur me ulësen duke transportuar ndjenjën e tregimi pasigurie që zhvillohet me ngadalë para syve të tyre.

Filmi aktualisht po shfaqet në DokuFest, ku garon në International Shorts Seria 1.