17/08/2020

Menjëherë pas shpalljes së fituesve të edicionit të 19-të të DokuFest ditën e djeshme, festa vazhdoi virtualisht me një shfaqje elektrike të cilën vetëm Sonic Transmissions mund t’a organizojë.

E mundësuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, Dana Ruh nisi performancën e datës 15 gusht, e ndjekur direkt më pas nga Hajdar Berisha.

Ruh, e quajtur gjithashtu si “një nga DJ më klasike dhe emocionuese të momentit”, vazhdon të shpërndajë vizionin e saj artistik të veçantë në të gjithë Berlinin, tanimë për më shumë se një dekadë. Ajo i ka bërë vetes vend në industrinë e muzikës elektronike me portretin kurioz të muzikantit të palodhur, dhe me themelimin e hapësirës së njohur
e cila përmbledh tre aktivitete në një, dyqan rekordesh muzikore, studio regjistrimi dhe shtëpi produksioni të quajtur KMA60.

Hajdar Berisha, i lindur nga prindër kosovarë, ka ushtruar aktivitetin e tij nga Nurenberg në të gjithë Gjermaninë, si dhe në Kosovë e Shqipëri me performancat e vazhdueshme.

Me vendndodhje në Neukölln të Berlinit, KMA60 Record Store ishte shtëpia e dy performancave virtuale, ndërkohë që Dana Ruh dhe Hajdar Berisha shkundën skenën online të DokuNights Virtuale për një orë secili. Kombinimi i artistit ndërkombëtar – vendas drejtpërdrejt nga kryeqyteti verbues i Gjermanisë e bëri performancën edhe më tërheqëse.

Edhe pse fituesit e këtij edicioni të DokuFest janë bërë tashmë të ditur për publikun, shfaqjet muzikore do të vazhdojnë deri më 25 gusht, së bashku me DokuTalks dhe programet speciale të filmave online.

Nga Enxhi Noni