20/08/2020

Lajmi mori dhenë shumë shpejt pasi publikimit: Sonic Transmissions të datës 19 gusht konsideronin performancën dyshe të radhës si çfarë “nuk e dinit kurrë se kishit nevojë”. Ishte, në të vërtetë, gjithçka që na duhej dhe më shumë.

Veton Nurkollari pati pjesën e vet në grupin e miqve që në vitin 2002 filloi atë që sot dihet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha kulturore të Kosovës, si dhe një nga festivalet ndërkombëtare të filmit më të arrira në Europën Jug-Lindore, DokuFest. 19 edicione më vonë, ai është gjithnjë pjesë e ekipit të festivalit, kësaj here në pozicionin e Drejtorit Artistik. Sidoqoftë, të mërkurën në mbrëmje, së bashku me vajzën e tij Aneta Nurkollari e cila ndër të tjera krijoi personalitetin vizual të këtij edicioni, dhanë një kontribut tjetër për festivalin në vendin ku filloi çdo gjë, Kinema Lumbardhi.

Nga komoditeti i papafingos së tyre tek e veçanta Kino n’Bahçe, siç quhet pjesa e jashtme e Lumbardhit dhe gjithashtu një nga kinematë e para të Prizrenit në ambient të hapur, dyshja Nurkollari nxorri koleksionin e mahnitshëm të vinylave Rock’n’Roll dhe luajti me to për një orë dhe njëzet minuta. Muzika e zgjedhur ishte mirëpërgatitur të kishte të gjitha kushtet e nevojshme për të ndjerë euforinë e mirë dhe për të lëvizur këmbët sipas ritmit: nga Smiths, Beirut, Pixies, Joy Division dhe David Bowie, ajo gjithashtu shërbeu si një dëshmi zbavitëse se si merr frymëzimin ekipi artistik i DokuFest për identitetin vizual të festivalit. Me birra dhe cigare në duar, ajo që vodhi veçanërisht zemrat ishte bluza rozë “Rock Roll” e Vetonit dhe buzëqeshja simpatike e Anetës, ndërkohë që dritat festive kapërcyen nga Prizreni tek secili person që po ndiqte performancën prej ekranit.

Edhe pse programi muzikor i DokuFest gjithnjë kurohet me kujdes, duke mirëpritur artistë të shumëllojshëm duke i bërë vend në skenën e shkëlqyeshme të parkut Marash në Prizren, performanca e djeshme nuk ngjasonte me asgjë të parë më parë. Përveç sjelljes afër të një lloj shpirti të ri dhe të freskët i cili qëndron në zemër të punës së DokuFest, ajo solli edhe një përvojë të veçantë, e cila do të ishte e vështirë për t’u realizuar në kushte të tjera, ndaj u bë e mundur ekskluzivisht nga Virtual DokuNights.

Nga Enxhi Noni