11/08/2021

Re: Act, paneli për mjedisin nxiti nevojën për të bërë më shumë dhe më shpejt për të shpëtuar mjedisin për një të ardhme më të mirë.

Tani është koha për të reaguar, thanë të gjithë folësit në Shani Efendi në Prizren, në një bisedë ku u diskutuan çështje të rëndësishme përsa i përket ruajtjes së mjedisit. Gjatë kësaj jave të gjithë të pranishmit kanë ndjerë temperaturat e larta në qytet, ndërsa gjatë bisedës moderatori Visar Azemi, drejtor ekzekutiv i Balkan Green Foundation, përmendi faktin e dukshëm se tani po përjetojmë pasojat e ngrohjes globale. Ai gjithashtu foli për nevojën për të edukuar të gjithë dhe për ta bërë këtë akt, thelbësor.

Nita Luci, Granit Gashi, Adriatik Bytyqi, Nebojsa Redzic folën për çështjet kryesore mjedisore dhe se ku mbështetet aktivizmi dhe veprimtaria e tyre për të bërë më mirë për mjedisin në Kosovë.

Kontributi i Adriatik Bytyqit në reagimin për mjedisin i ka bazat e tij në riciklimin e xhamit. Përdorimi dhe mbeturinat e qelqit kanë qenë dhe janë një problem i madh në botë, por edhe në Kosovë dhe modeli që ka prezantuar Bytyqi është një mënyrë e mirë për ta ripërdorur përsëri.

Puna e tij me Tiki Mosaic filloi në 2015 dhe ai thotë: ‘’ Ne mblodhëm xhama, përkatësisht mbetjet nëpër punëtoritë e përdorimit të xhanit. Dhe kjo veprimtari u shtri në gjithë Kosovën. Në një mënyrë ne po përpiqemi të arrijmë të mos ndikojmë në ndotjen e mjedisit sepse qelqi është problematik për t’u ricikluar. Që të riciklohet plotësisht në një hapësirë të hapur duhen 1 milion vjet. Pra, ne e mbledhim për në depot tona dhe prej andej po përzgjedhim, e shkrijmë dhe e stilizojmë për të krijuar mozaikë të formave të ndryshme. Ndërsa bëjmë këto mozaikë ne po përpiqemi të ridizajnojmë dhe krijojmë një paletë të cilën stafi ynë i projektuesve kanë krijuar stile të tjera për t’u përdorur në vende të ndryshme në hotele, pishina, kafeteri etj.”

Ai vijoi duke theksuar nevojën për të patur mbështetje kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Ne tani jemi përpjekur të zgjerohemi ndërkombëtarisht në Greqi, Gjermani, Serbi, Kroaci, Hungari por kemi nevojë për mbështetjen e autoriteteve vendore dhe kombëtare për të zgjeruar punën tonë. Ne mund të punojmë vetëm me 5% të xhamit të paricikluar, por riciklimi i tij, kushton shumë ”, thotë Bytyqi

I ftuar në panel ishte dhe Granit Gashi që foli më gjerë për punën e tij si aktivist.

“Rasti në Mitrovicë dëshmoi se shumë njerëz janë të vetëdijshëm për çështjen mjedisore, por ka shumë punë për të bërë. Ne jemi dëshmitarë të zhvillimit në sektorin privat të cilët po përpiqen të ripërdorin dhe mbështesin çështjen mjedisore. Ne kemi krijuar një masë kritike e cila është e etur për të adresuar këto probleme me të cilat po ballafaqohet”, tha ai.

Kohët e fundit Sharri ka qenë një debat të madh për ujin që është marrë nga vendasit për të ndërtuar hidrocentrale. Sharri tani është një çështje delikate dhe njerëzit që jetojnë atje përballen me kufizimet e ujit. Nebojsa ka qenë një nga zërat më të qartë kundër këtij akti.

Nebojsa Redzic tha: “Ajo që ka ndodhur nuk ka qenë fort e lehtë. Në malet e Sharrit vërehet një shkatërrim i pastër i mjedisit. Ekziston një mungesë e planifikimit, nuk ka përgjegjësi dhe asnjë vlerë financiare nuk mund të zëvendësojë dëmin që është bërë atje. Ekziston një qëndrim i dyzuar nga autoritetet vendore dhe kombëtare në lidhje me këtë çështje. Njerëzit kërkojnë fitime personale dhe nëse analizojmë investimet e bëra atje e vërtetojmë këtë gjë. Ne e kemi kuptuar qasjen turistike dhe investimet e bëra atje, por këtë nuk mund ta kuptojmë ”.

Ndërsa flet për situatën e Sharrës, ai e krahason atë me peizazhin e mëparshëm dhe shprehet se situata është përkeqësuar.

“Nuk ishte e mundur më parë të mos shihje ujë në Sharr, por tani duket si një djerrinë. Nuk ka ujë të pijshëm. Njerëzit kanë reaguar fuqishëm përmes protestave, peticioneve, dërgimit të letrave tek autoritetet dhe bisedës me pushtetarët. Jemi të lodhur nga standardet e dyfishta; ne shohim shumë kompani ndërkombëtare që punojnë këtu në Kosovë të cilat nuk respektojnë të njëjtat rregullore që respektojnë në vendet e tyre. Kjo duhet të ndalet”, thotë Redzic.

Nita Luci, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës ishte pjesë e këtij paneli dhe solli një qasje akademike dhe antropologjike për këtë çështje.

Ajo tha: “Ekziston një kërkim kryesisht si kuptueshmëri e natyrës si shprehje e një tradite të vjetër që shpesh romantizohet, ose inxhinierët të cilët përpiqen ta trajtojnë këtë çështje, përmes një perspektive teknike. Ne duhet të kuptojmë çështjet kryesore në lidhje me mjedisin në Kosovë dhe përcaktimin e betejave tona kryesore. Ne kemi shoqëruar dhe informuar shumë aktivistë të frymëzuar për të bërë më mirë, por nuk mjafton kaq. Tani ne po bëjmë një kërkim historik në një kuptim, por edhe modern në kontekstin e aktivizmit.”

Ajo ndau disa nga argumentet kryesore që zbuluam në këtë hulumtim duke u shprehur se:

“Sistemet shoqërore dhe kapitaliste kanë të njëjtën qasje ndaj natyrës. Shtetet si ish-Jugosllavia apo Hungaria e kanë trajtuar atë njësoj. Në Luftën e Ftohtë, projektet e mëdha infrastrukturore kanë qenë pjesë e lojës politike. Ky koncept i mes shekullit XX, në mënyrën se si e ka brendësuar modernitetin nuk është i ndryshëm nga ajo që bëjnë neoliberalët.”

Pastaj Luci ofroi një pasqyrë se si të vepronte më mirë për mjedisin dhe urgjencën e çështjes.

“Unë mendoj se zgjidhjet që do t’i bëjnë konsumatorët përgjegjës është jo vetëm marrja e qeseve plastike sepse kjo është e njëjtë me kurimin e simptomave, por gjithashtu duhet të trajtojmë rrënjën e këtij problemi, si për shembull si mund ta përballojmë këtë rritje me 1.5 Celsius rrit temperaturën. ”, tha ajo.

Të gjithë ne mund të luajmë një rol në shpëtimin e mjedisit dhe lehtësimin e luftës sonë, por ne duhet të diskutojmë drejtpërdrejt jo vetëm se si mund të veprojë popullata e përgjithshme, por edhe ndërtimin e politikave për t’u ndjekur.

 

Përfundimi i bisedës në Shani Efendi, i organizuar në bashkëpunim me Balkan Green Foundation përfundoi duke i ftuar të gjithë të mendojnë më shumë para se të veprojnë. Koha po kalon dhe planeti ynë ka nevojë për zgjidhje të menjëhershme.