11/08/2020

Recension: Speak So I Could See You (2019)

Një kryevepër dhe një nga dokumentarët më të mirë në qarkun e festivalit tani. Rëndësia e radio stacionit publik 95 vjeçar “Radio Beogradi” do ishte akoma e pamasë, edhe po të mos kishte të bënte me disa sisteme politike dhe një numër ndryshimesh strukturore të vendit. Çdo gjë që lidhet me të është ikonike, nga ndërtesa e saj rrethore, moderne që gjendet në qendër të Beogradit, deri te arkivat e pasura dhe programi që nuk e lë anash artin eksperimental, muzikën e filozofinë si dhe mendimin kritik, edhe kur një valë komercializmi i godet mediat tjera publike. Këtij radio stacioni kulti më në fund i jepet një portret i mrekullueshëm filmik nën regjinë e Marija Stojnic.

Speak So I Could See You u dha premierë në edicionin e vitit të kaluar të IDFA Gara First Appearance (Stojnic ka bërë regjinë e ca filmave të shkurtër artistik, derisa përvoja me dokumentarë në të shkuarën ishte në fushën e produksionit). Turi i festivalit rezultoi më i hershëm këtë vit, me paraqitjet në Moma Ny’s Documentary Fortnight dhe përzgjedhjet për festivalet kryesore të dokumentarëve si Dok.fest Munich dhe Thessaloniki International Documentary Festival. Më në fund e pamë edhe ne në edicionin digjital të DokuFest, në garën e filmave nga Ballkani.

Si vetë radio, edhe filmi i Stojnicit është një përvojë e dobishme, unike e tingullit radiofonik. Është njëjtë po aq magjepsëse edhe vizualisht. I strukturuar në mënyrë të shkëlqyer, ai është i ndarë në disa kapituj vëzhgimor lidhur me punën në aspekte të ndryshme në radio, si programim, realizim i programit, mirëmbajtja e pajisjeve të specializuara, por edhe punë e zakonshme e pastrimit dhe rimodelimit të hapësirës, me fragmente të përziera mirë që fokusohen te ajo se njerëzit e dëgjojnë radion në rrethana të ndryshme dhe bëjnë pushime abstrakte aty ku materiali arkiv radiofonik ndjek sekuencat shoqëruese përmes hapësirave të zbrazura – studiove, arkivave, dhomave të teknikës, korridoreve bile edhe kullës së ashensorit. Kjo lloj filmbërje e zgjuar dhe përjetuese nuk do lërë të ftohtë asnjëri në audiencë.

Stojnic iu desh të trajtonte ca sfida të vështira konceptuale, më e madhja sa u përket ideve tona që e rrethojnë radion dhe filmin si media tërësisht ndryshe që godasin ndjenja të ndryshme, në mënyrë që të krijojnë këtë lloj përvoje dhe të komunikojnë mesazhin e rëndësisë së institucionit dhe radiofonisë si ide. Në mënyrë që ta bëjë atë, ajo i shmanget teknikave të zakonshme dhe vendeve të rëndomta të filmimit të dokumentarëve, siç janë intervistat dhe ofrimi i kontekstit, duke zgjedhur kombinimin e qasjes vërejtëse dhe abstrakte, angazhimit ndijimor eksperimental që është sa i thellë aq edhe intelektual.

Konteksti shoqëror, historik dhe politik vjen në qendër më nga fundi i filmit nga minuta e 73-të, por jo në sensin e imponimit të ndonjë pozite politike, por më shumë si një përkujtues i historisë së trazuar të cilës i ka mbijetuar radioja që prej ditës së themelimit. Çdo gjë mund ta gjejë vendin e vet të dedikuar dhe të ligjshëm në programin e Radio Beogradit, nga një komentim politik për korrupsionin në Serbinë bashkëkohore, deri te memoaret e ngjarjeve të vitit ’68, leximi i ‘Cosmos’ të Carl Sagan si dhe transmetimi ‘The Gambler’ nga Sergei Prokofyev. Si projekt, Speak So I Could See You është zhvilluar përgjatë disa viteve, dhe emisioneve të pasura, të shtresuara dhe me cilësi së lartë.

Dizajni i zërit i trajtuar nga Ivan Zelic, duke luajtur me materialin arkiv dhe zhurmat e ndryshme, natyrale, statike e të tjera, po godet ashtu si duhet ta bënte posaçërisht në fragmentet më eksperimentale, e plotëson në mënyrë të përkryer punën me kamerë të Dusan Grubin që gjithmonë i përshtatet materialit të portretizuar, qoftë ajo një seri statike, pamje nga një largësi mesatare e njerëzve që bëjnë punën e tyre apo pamje të gjata që ekspozojnë pjesë të enterierit të ndërtesës ikonike. Stojnic bën mirë që bazohet në muzikën nga arkivi i Radio Beogradit ( procesi është mbikëqyrur nga Ksenija Stevanovic), duke vënë në punë vetëm një pjesë origjinale të Filip Mitrovic.

Speak So I Could See You është një kryevepër dhe një nga dokumentarët më të mirë në qarkun e festivalit tani.


Nga Marko Stojiljković, publikuar në Ubiquarian