12/08/2020

Nga Marko Stojiljković, publikuar në Ubiquarian

Soon It Will Be Dark është edhe një studim lirik i ndërveprimit të njerëzve me mjedisin. I xhiruar në Sao Tome dhe Principe, një shtet i vogël ishull pranë bregut të Afrikës Qendrore, ky produksion i Berlinit është i përqendruar qartas në vëzhgimet antropologjike të jetës dhe punës, por pa senzacionalizmin post-kolonial dhe ekzoticizmin e hapur. Filmi u dha premierë në garën e re Flash të FID Marseille.

Në fillim, ne shohim vetëm bregdetin tropikal të egër, në dukje të paprekur, ku plazhi me rërë takon pyllin e dendur, me skemën zanore të zhurmave krahasuese të erës që frynë dhe valëve që thyhen. Ne lëvizim nëpër pyll, zogjtë cicërojnë, dikush përpiqet t’i imitojë tingujt, vetëm për të mbuluar tingullin e hanxharit që i godet gjethet dhe degët. Edhe ndërtesa e parë që shohim duket të jetë e braktisur, duke krijuar një iluzion sikur jemi në një vend disi të braktisur.

Nuk mund të ishim më të gabuar: vendi është plot jetë dhe jeta vazhdon: të rriturit punojnë, fëmijët peshkojnë pastaj shikojnë bashkë televizorin që është i vendosur jashtë. Mbrëmja sjell një lloj mbledhje në rrugët e fshatit, derisa nata e krahason atë me një paqe dhe qetësi të ndërprerë vetëm nga tingujt e vetë natyrës…

Filmi përfiton nga struktura e vetë e qartë që tërheq rrethin e plotë, në lidhje me kohën, vendin, dhe përmbajtjen. Korniza kohore është një ditë e tërë (ndoshta disa orë më shumë), nga një mëngjes deri në tjetrin, materiali audio-vizual lëviz nga natyra e paprekur në komunitetin e njerëzve dhe prapa, duke përfunduar me një xhirim të gjatë të një breshke gjigante në hije në fund të plazhit, sipër vendit ku filloi filmi.

Me vizualizimin dhe regjinë e Isabell Heimerdinger, e cila po ashtu ka incizuar tingullin në të cilin me qëllim dialogu lihet prapa tingujve ambiental, Soon It Will Be Dark përfiton nga puna e Ivan Markovic, edhe në departamentin e kamerës dhe në montazhit, inkuadrimi dhe incizimi i kujdesshëm i të cilit shënojnë ndryshimin e dritës natyrale, dhe ritmit meditativ duke ofruar shumë kohë për të reflektuar. Me që nuk ka koment ose “kuptim” për tu lexuar me zhurmë, dizajni zanor i Jonathan Titzel mund të shërbejë si mjeti i vetëm që funksionon në atë drejtim. Soon It Will Be Dark është një vepër filmike e thjeshtë, vëzhgimore që lë mbresa në mënyrë të lehtë.