14/08/2020

Nga Marko Stojiljković
botuar në UBIQUARIAN

A ekziston mundësia e një jete normale pas një periudhe radikalizmi fetar? A mundet që një person thjesht të rikthehet në shoqëri? Po me stigmën, a qëndron ajo përgjithmonë? Dhe së fundmi, po në lidhje me plagët emocionale nga ndarja me komunitetin dhe familjen e vetë për mosmarrëveshjet në lidhje me besimet? Këto janë pyetjet që Nejra Latić Hulusić shtron në dokumentarin e saj të fundit Infidel që pati premierën e saj botërore në edicionin dixhital të edicionit të 19-të të DokuFest në Prizren.

Latić Hulusić është një gazetare, autore, regjisore dhe redaktore e njohur nga Bosnja dhe Hercegovina, më e njohur për dokumentarin e saj Undercained (2017) që iu shtua debatit për të drejtën e grave myslimane për të veshur shaminë në publik. Filmi i saj më i ri ndan një pjesë të ADN-së investigative me të mëparshmin, por është kryesisht një portret i një personi që mund të përshkruhet si një njeri i zakonshëm i cili ishte aq i pafat sa për t’u përfshirë me disa njerëz dhe ide të gabuara dhe për t’u futur në telashe.

Për shumicën e njerëzve që jetojnë jashtë Bosnje-Hercegovinës, emri i Dino Pečenkoviç nuk ka asnjë kuptim. Përfshirja e tij me sulmin terrorist të Mevlid Jašarević në Ambasadën Amerikane në Sarajevë, për të cilën edhe u gjykua si bashkëpunëtor, është më shumë si një fusnotë. Pečenković e mori Jašarević në Sarajevë në makinën e tij pa ndonjë njohuri për planet e këtij të fundit. Sidoqoftë, të dy ishin fqinjë në fshatin Gornja Maoča, i njohur si një epiqendër e radikalizmit islam dhe madje edhe të terrorizmit në ish-republikën Jugosllave, që do të thotë se Dino ishte një pjesë e sektit radikal Ëahabi.

Në dokumentarin që ndihet dhe duket si një rrëfim i tij me zemër të hapur, Dino shprehet se ai kurrë nuk e ndau zellin për sektin dhe se ai thjesht po ndiqte babanë e tij të radikalizuar që iu bashkua lëvizjes pas luftës në Bosnje. I mitur, ose mezi mbi moshën ligjore në atë kohë, Dino kishte pak zë për të folur mbi situatën e vendimin e babait. Pas qëndrimit të tij të shkurtër në burg gjatë hetimeve, ai u zhvendos përsëri në qytetin e tij të lindjes, Bihaq duke u përpjekur të rindërtonte jetën e tij dhe të krijonte një mjedis normal për veten e tij duke gjetur një punë dhe një person për të ndarë jetën e për të filluar një familje me të.

Infidel është tregimi i tij që Latić Hulusić e paketon me precizion dhe një sens të mirë të masës në një dokumentar të paanshëm që trajton jo vetëm ngjarjet, të ritreguara nga Dino nga pikëpamja e tij dhe me fjalët e tij, por edhe në ndjenjat e tij në një numër të madh të temave të hapura. Qëndrimi i Dino-s për radikalizimin dhe përfshirjen e tij me lëvizjen është, sidoqoftë, vetëm një hapje ndaj çështjes reale që okupon mendjen e tij: zhvendosja në dinamikën e familjes e shkaktuar nga “udhëheqja” e babait të tij dhe kthimi i tij në sekularizëm. Kah fundi i filmit, në një nga skenat kulminante, ai quhet “i pafe” nga babai i tij, i cili e thotë atë si fyerje.

Gjatë rrjedhës së filmit, Latić Hulusić përpiqet ta paraqesë Dino si një djalë të këndshëm, normal që ai me gjasa është. I veshur me një imazh rock n ‘roll, me flokë të gjatë dhe mjekër, i zënë me punë brenda dhe jashtë shtëpisë së tij për shumicën e kohës së filmimit, ai thjesht duket shumë i zakonshëm, miqësor, i sinqertë dhe i këndshëm për të qenë një islamist radikal, e aq më tepër një mendje terroriste. Regjisori e lejon atë të flasë pa e ndërprerë, duke qëndruar gjithmonë pranë aparatit fotografik, të operuar nga kinematografi Amel Đikoli, pa u bërë asnjëherë ndërhyrës. I vetmi lloj “manipulimi” në dëshminë e Dino-s, është duke u vendosur në mënyrë elegante, përmes sekuencave montazh të dizajnuara mirë, të lajmeve për sulmin terrorist, dhe përmes muzikës nga Adnan Mušanović që shton ndjenjën e atmosferës së tregimit. Qetësia fillestare e pianos bëhet më e fortë dhe shndërrohet në një orkestrim në skenën kulminante, ndërmjet Dinos dhe Latić Husulić.

Infidel është sigurisht një dokumentar i domosdoshëm për vendin që ende lufton me interpretimin radikal, fondamentalist të fesë. Sidoqoftë, formati i saj (63 minuta) dhe stili e bëjnë atë më të përshtatshëm për televizion sesa për shfaqje në kinema.