15/08/2020

Nga Marina D. Richter

publikuar në UBIQUARIAN

Michelle pesë vjeçare (Sofie Yu Xuan Yang) po vajton gjyshen e cila ka ndërruar jetë së fundi. Për të përballuar mungesën e të moshuarës, ajo beson se ajo është rimishëruar në breshkën e saj.

Në këtë histori që të ngroh zemrën e që ka të bëjë me mënyrat imagjinare të një fëmije për tu marrë me vdekjen, dy bota ndeshen me njëra tjetrën. “Shtëpia” është Singapori, dhe shtëpia e madhe e re në një shtet të huaj është vetëm një ekskursion. Singapori është vendi ku gjyshja e saj e dashur ka vdekur dhe filmi hapet me Michellen teksa e shikon varrimin në telefonin e saj mobil, një video tronditëse që shfaq familjen dhe miqtë që vajtojnë. “A mendon se ajo akoma mund të rimishërohet?”, dëgjohet zëri i saj në djegie.

Michelle beson se ajo mund të jetë fajtore disi që shpirti i gruas bredh përreth, dhe derisa nëna e saj (Ying Yuen) po kërkon vendin ideal për varrosjen e saj në kopshtin familjar dhe babai (Peter Boon Koh) është i zënë duke u marrë me letrat e imigracionit, vajza e vogël po kërkon përgjigje. Ajo beson se ata mund të jenë të fshehur diku në gjërat personale të gjyshes që familja i ka sjellë në SHBA – në shakat e qëndisura, apo në fjongon e një fustani të palosur mirë, ndoshta në mbështjellëset e saj të preferuara të çokollatës.

Faltorja stërgjyshore bëhet vendi i prehjes i cili i kthen në jetë kujtimet e Ahmas (Wu Mama).

Xhirimet e fëmijës dhe dashuria në rritje për breshkën janë bërë me një përqendrim të madh në lëvizje dhe me një ndërveprim bisede si në përralla. Ndoshta nuk ka mënyrë trajnimi për një breshkë si të luaj në një film, dhe disi kafsha e bënë saktësisht atë duke eksploruar me kërshëri pronaren e saj të re të vogël.

Pas premierës botërore në TIFF më 2019, Hello Ahma garoi në një numër festivalesh, duke përfshirë Berlinalen ku këtë vit e ka pasur premierën e saj evropiane. Filmi garon në garën për Filma të Shkurtër Ndërkombëtar në DokuFest.