15/08/2020

Nga Marina D. Richter
publikuar në UBIQUARIAN

Një adoleshente pesëmbëdhjetë vjeçare përpiqet t’i afrohet të vëllait Mukhos në një moment shumë të vështirë personal në jetë. Pasi është diagnostikuar me një sëmundje e cila shkatërron në mënyrë të egër shikimin e saj, ajo vazhdon si pa gjë, duke u ndjerë e padukshme në shtëpi. Vajza jeton në një fshat të largët të Gjeorgjisë (Tsalka), dhe po e kalon dramën e saj personale në heshtje, me familjen e preokupuar me negociata rreth nisjes së vëllait për Turqi ku i kanë premtuar punë.

“Nëse nuk punon, nuk ha”, do thoshte ai në një moment, akoma i pabindur që largimi nga Xheorxhia është ide e mirë. Vështirësitë e jetës së bujkut nuk janë drejtpërdrejt temë e filmit, por tregimi shpaloset kundrejt sfondit të një zone bujqësore të varur tepër nga toka. Migrimi i të rinjve ka mundësi të jetë vendimi më i vështirë, por më logjik.
Nëse ka një ndjenjë të pikturës rilindëse në dramën A Sister and a Brother (Da-Dzma) të Jaro Minnes, kjo vjen nga perspektiva nga një pikë e përdorur shpesh e cila na lejon të përgjojmë nëpër dyer që qëndrojnë paksa të hapura apo dritare me perde. Rafaelit për kontrastin e lartë dritë-hije, por më i rreptë në simetri, filmi është i mbështjellë me një shtresë misteri të mjegullt.

Qofshin edhe pak të dukshme, brenditë janë të inkuadruara në atë mënyrë që të zëvendësojnë praninë njerëzore duke e parakaluar tërësisht rrëfimin. Simbioza e përkryer arrihet në skenën qenësore të filmit, në të cilën zëri i vajzës duke recituar një poezi dëgjohet duke ardhur përmes një dere të hapur, dhe është pothuajse një takim fizik me emocionet e një personi të vetmuar. Fotografia e Minnes është mbresëlënëse, dhe secili xhirim është studiuar deri në detajin më të vogël.

Sa i përket vetë historisë, është pothuajse aq i mjegullt sa edhe vetë brendësitë në të cilët luan. Kur lë hapësira të mbyllura, papritmas ka lëvizje dhe qartësi, dhe bile edhe përpjekje të vogla të kontaktit fizik. Vëllai dhe motra do kenë vetëm një moment të shkëmbimit emocional, dhe është vërtetë skena më emocionale në film.

Da-Dzma ishte fitues i edicionit të parë të Ermanno Olmi Award, një ngjarje që synon të promovojë filma të shkurtër nga regjisorë të rinj (limiti kohor është 30 vjeç).

Da-Dzma (A Sister and a Brother) (2019) - teaser from Jaro Minne on Vimeo.