13/08/2021

Skena e Sonar Cinema në Kalanë e Prizrenit mbrëmë ishte plot me njerëz të cilët përjetuan përmes tingujve dhe vizualeve, histori të thella, tragjike dhe të sinqerta nga e gjithë bota, të ndërthurura me një stil urban e ritmik.

Perfomanca live elektonike e Timo Novotny u luajt në të njëjtën kohë kur filmat shfaqeshin në ekran. Personazhet, tanimë, të këtyre filmave paçka se luajnë veten e tyre, prezantuan stilin e tyre të jetesës, që në disa raste mund të ishte jetë e dyfishtë e në disa një jetë e cila mund të duket krejt ekscentrike dhe anti-konformiste. Por të përbashkët kishin vetëm një dëshirë të thjeshtë: të ndërtojnë një të ardhme të sigurt. Të jenë në gjendje të sigurojnë për veten dhe familjet e tyre dhe thjesht të jetojnë në paqe.

Imazhet që i përkasin filmit “Megacities” të Michael Glawogger në 1997 eksplorojnë realitetin e papërpunuar dhe të ashpër të periferisë së zonave metropolitane si Moska, Bombay, Mexico City dhe New York. Së bashku me ta u shfaq vepra e Novotny “Life in Loops”.

Një aparat fotografik i ndoqi të gjithë gjatë 24 orëve dhe mund të jetë dikush në Nju Jork, Meksikë ose Indi, lufta për të siguruar jetesën është e ngjashme. Në këto vende që mund të quhen makineri kapitaliste maniakale njerëzit përpiqen të bëjnë më të mirën në një botë që shtyn për realizimin e ëndrrave të mëdha të paarritshme dhe niveleve të larta të suksesit, ndërkohë që shumë prej tyre ende nuk mund të ngrihen nga situatat e vështira e të pakthimta në të cilat gjenden.

Është vështirë për këta njerëz të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të kërkojnë me mirësjellje: e vetmja rrugëdalje është të bërtasin dhe të thonë haptas çdo mendim që kanë në kokë, pa vramendje për paragjykimet. Thjesht sepse jeta shkon para dhe duhet jetuar.

Ndërsa filmat po shfaqnin muzika e Novotny-t ndoqi ritmin se si personazhet flisnin duke u sintonizuar me atmosferën e përsosur të cilën ata paraqisnin.

Ndërtimi i një ritmi të drejtpërdrejtë sjell një ndjenjë tjetër se si kuptohen personazhit dhe ripërcakton mënyrën se si kolonat zanore mund të ndikojnë në mënyrën se si auditori i percepton filmat. Tingulli udhëton në kohë dhe hapësirë ndërsa personazhet nga e gjithë bota shpalosin historitë e tyre të luftës, shfrytëzimit dhe ëndërrimit për lirinë personale për të udhëhequr jetën si të duan. Por është tingulli ai që udhëheq narrativën.

Këto metafora tingullore flasin për histori të ndryshme e na bën ta ndjekim atë më intenzivisht, duke përjetuar në të njëjtën ritëm atë që personazhi po kalon.

Performanca e Novotny është një udhëtim eksperimental, ndërkohë që ndryshon edhe mënyrën e shikimit të filmave. Pjesa interaktive e bën atë më të gjallë dhe më të perceptueshme.

Skena e Kinemasë Sonar mbrëmë mblodhi një audiencë të plotë dhe një grup të ri sesi muzika mund të kontribuojë në kinematografi.

 

Pas këtij akti, të premten, ka një shfaqje tjetër në të njëjtën fazë në kështjellë. DokuFest po i afrohet fundit të festimeve prandaj sigurohuni që të mos humbisni asnjë moment!