10/08/2021

Një debat mbi valën e re të kinematografisë në Kosovë u zhvillua dje me praninë e Blerta Bashollit, Samir Karahodës, Wouted Jansesn dhe Brigid O’Shea, të moderuar nga Neil Young. Ata folën mbi se si duhet festuar ky sukses dhe për problemet që me të cilat përballet kinematografia në këtë vend.

E ardhmja përmban shumë sfida për filmat e Kosovës. Regjisorët po përballen me një infrastrukturë gati jo ekzistente, por që të cilën po e ndërtojnë vetë duke patur parasysh gabimet nga eksperiencat e tyre, e po e ndërtojnë këtë infrastrukturë në termat e tyre. Te gjendur mes problemeve financiare, pasioni i pandalshëm për të filmuar dhe për të treguar historitë në të cilat besojnë, nevoja për vëmendje ndërkombëtar dhe vendosja e ndërtimi i një mjedisi të shëndetshëm për krijuesit e filmave në Kosovë, ishin disa prej temave të diskutuara dje në Shani Efendi.

Kontributi i DokuFest për të ndërtuar një mjedis që filmat të mbështeten gjatë zhvillimit të tyre u theksua në këtë bisedë. Samir Karahoda dhe Blerta Basholli folën për eksperiencat e tyre me filmat që kanë krijuar dhe se si ky organizim ka sjellë një dritë të re në menaxhimin e kësaj pune kreative dhe të paturit në të njëjtën kohë sukses ndërkombëtar.

Blerta Basholli ndërsa foli për përvojën e saj si regjisore tha: ‘’ Të punosh shumë dhe të bësh një film që është i vërtetë për ty dhe për atë që ti beson është sfiduese, por mund ta bësh edhe nga këtu (Kosova). Ky është si të thuash fillimi i valës së re. Vetëm atëherë kur kuptova se nuk ka rëndësi se nga ku je, qoftë nga Kosova apo ndonjë vend tjetër, nëse me të vërtetë e do këtë gjë dhe nëse vërtetë dëshiron të bësh një film, mund ta bësh pa marrë parasysh çfarë ke para. Nuk është e lehtë të bësh film kudo qofsh në botë, por veçanërisht në një vend ku nuk ka buxhet të mjaftueshëm ose ekip apo as lehtësira për të realizuar filmin. Por film pas filmi më motivoi për ta bërë këtë gjë ’’

E pyetur nëse këtë vit është kulmi i suksesit dhe a duhet festuar apo jo Blerta Basholli thotë: “Duhet të festohet në një mënyrë. Me të vërtetë shpresoj që suksesi të zgjerohet edhe në vitet e tjera. Kjo (industri) vetëm do të rritet dhe shpresojmë se do të përfaqësohemi në shumë festivale. Ne jemi në një situatë të çuditshme kur kineastët po përpiqen më shumë për përfitime financiare sesa qeveria sepse ky është vendi ynë bazë për financa.”

Samir Karahoda, filmi i të cilit, bëri debutimin e tij javën e kaluar në DokuFest pasi u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë shkoi më thellë dhe shpjegoi se sa mirë ka qenë skena e filmit kosovar në këto vitet e fundit pavarësisht nga fillimi i vonë i saj.

Për më tepër, Karahoda tha: “Të qenit pjesë e këtij festivali filmik ka ndihmuar shumë prej nesh, veçanërisht kineastëve kosovarë që për herë të parë u shfaqën këtu në DokuFest. Unë e di që të rinjtë nuk e dinë këtë por për më shumë se 15 vjet nuk ishte e mundur të bëheshin filma dhe filmi i parë artistik në Kosovë u xhirua pas vitit 2000. Kishte vështirësi në punën profesionale dhe pas disa vitesh Dokufest filloi të sfidonte këtë sistem duke u zhvilluar gradualisht. "

Karahoda shprehu domosdoshmërinë për të pasur një pamje më të hapur dhe qasje më gjithëpërfshirëse për të mirëpritur këdo që ka vullnetin dhe dëshirën për të punuar në filma. Ai ndau me audiencën përvojën e tij kur prezantoi për herë të parë filma në skenat ndërkombëtare. “Ne duhet të jemi të hapur sepse talenti është kudo. Ndoshta mund kesh frikë, por, për shembull me dy filmat e mi të parë nuk kam patur shumë vetëbesim ama ka një rrugë të gjatë përpara për të bërë gjëra më të mira. "

Pas pamjes më të përbrendshme që ofroi Basholli dhe Karahoda, Neil Young i kërkoi Brigid O’Shea që të ndante me audiencën një pikëpamje nga aspekti ndërkombëtar mbi valën e re të kinematografisë në Kosovë.

Brigid u shpreh: "Unë duhet të flas fillimisht për advokimin: si i inkurajojmë ne qeveritë ose njerëzit në pozita të larta të vendimmarjes të ndryshojnë politikat e tyre ose t'i zhvillojnë politikat e tyre në mënyrë të njejtë me zhvillimet e ndryshme në botë. Sepse kohët po ndryshojnë dhe kineastët gjithashtu. Asnjë sistem financimi i filmit nuk mund të mbajë në të njëjtën formë një festival për 20 vjet, sepse filmat bëhen tani ndryshe, mënyra se si i shikojmë filmat ka ndryshuar dhe shijet kanë ndryshuar. Interneti ka ndryshuar gjithçka. Unë punoj kryesisht në advokim dhe ajo që kam arritur të kuptoj tani përmes lobit është se ne duhet të jemi në të njëjtën hap zhvillimi, sepse të gjithë ne po luftojmë për të njëjtën gjë: për të bërë filma gjithnjë e më të mirë dhe që ato filma të shihen nga më shumë njerëz”

Pastaj O’Shea nxjerr në pah pozicionet në të cilat janë kineastët tani në Kosovë dhe sfidat me të cilat ata po përballen: “Unë ju admiroj vërtet; është e pamundur të jetosh në një një pozicion të të qenit apolitik për këto gjëra, por gjithashtu të keni rolin e dyfishtë të të qenit njerëz krijues që  gjithashtu po  ndryshojnë fytyrën e kinemasë evropiane dhe të bëni filmat tuaj të arrijnë audiencat, është një punë vërtet e ndërlikuar. Këtu vlen njohja ndërkombëtare, sepse ne vetëm forcohemi mes bashkëpunimit. Duhet të ketë njëfarë barazie. Ne duhet gjithashtu të kujtojmë se bota nuk bazohet në meritokraci. Jo gjithmonë filmat më të mirë marrin njohjen më të madhe. Janë kryesisht filmat më të mirë të financuar që marrin më shumë njohje. ”

Wouter Jansen,  përzgjedhës filmash në Oscar dha një tjetër mendim mbi këtë çështje se si kinematografia e Kosovës duhet të bëjë një hap për të shfaqur filma jashtë velit të njohjes ndërkombëtare.

Jansen tha: “Më pëlqen shumë të flas për valët e re të zhvillimit, vala e re rumune ishte e qartë dhe ndoshta ndodhi njejtë si në Greqinë, por këto lëvizje u kryen nga njerëz të së njëjtës moshë nëse mendoj tani për filmat që përmendët të prodhuara në Kosovë është interesante të vëresh që regjisorët janë nga grupmosha dhe përvoja të ndryshme. Ky është një vit i mirë për Kosovën dhe unë nuk njoh asnjë vend përveç Francës që shfaqet në ndonjë festivale të madhe të filmit aq shumë sa Kosova. Ekziston rreziku i theksimit të tepërt të faktit që quhesh i suksesshëm vetëm kur shkon në Sundance.  Nëse shfaqet një film i mirë këtu që nuk merr pjesë në festivalet kryesore të filmit, a do të kishte të njëjtin lloj ekspozimi sikurse filmat që shkojnë në festivale ndërkombëtare? Tani bëhet fjalë më tepër se sa do të jeni të aftë ta përktheni këtë sukses në një lloj infrastrukture ku mund të ushqeni talente nga kjo përvojë e fituar. "

Ky fjalim publik ishte një përmbledhje perfekte e çështjeve kryesore me të cilat përballet kinematografia në Kosovë dhe sa realisht kjo industri mund të zhvillohet dhe të ruajë të njëjtin sukses që përjetoi këtë vit.

 

Debate tjera do të mbahen gjatë kësaj jave në DokuFest kështu që vizitoni programin në mënyrë që të bëheni pjesë e kësaj hapësire ku shkëmbehen ide ndërsa merrni një kuptim më të mirë të këtyre përvojave.