12/08/2021

Në DokuFest mund të gjeni filma nga e gjithë bota dhe mund të ketë një shans që ta merrni gjithë këtë udhëtim vizual të brendësuar në një tregimtar. Ky është rasti me Iva Radivojevic, filmat e shkurtër të së cilës u u shfaqën në DokuKino në Prizren. “Utuqaq”, “Mixba”, “Following Crickets”, “Love comes Slyly like a thief”, “Natto”, “Despers USA”, “Avram” “Between colors of I”, “Notes from the Border”, “Themistokleous 88” and “Quietly I Walk the Wrong Way” u shfaqën njëra pas tjetrës duke treguar se pjesët e botës mund të duken të palidhura me njëra -tjetrën, por të gjitha ato pasqyruan mënyrat sesi njerëzit jetojnë, ëndërrojnë dhe si përballen me vështirësitë që u qasen.

Radivojevic ishte në fillim të shfaqjes duke thënë se shumë filma janë xhiruar në faza të ndryshme të jetës së saj, disa prej tyre kanë pasur përsosjen më të madhe nga ana e produksionit dhe disa prej tyre kanë ende diçka që u mungon, por të gjitha janë pjesë e procesit krijes. Për ta thënë me fjalët e saj: “Unë nuk përpiqem të kërkoj përsosmërinë”.

Ky sesion u hap me filmin “Utuqaq”, që shfaq disa studiues në Arktik, të cilët eksplorojnë shkrirjen e akullit.

Në një mënyrë të frikshme, por krejtësisht të thjeshtë zëri i narratorit thotë: “Akulli ka kujtesë”, e kjo zgjon mendimin se duhet vepruar më shpejt sesa vonë për ndryshimet klimatike. Përshkrimi i Arktikut duket i pastër dhe i frikshëm dhe kolona zanore i shtoi ndjesinë urgjencës që kundërshton palëvizshmërinë e akullit.

Pas njëfarë kohe të shfaqjes së planeve me mjedise të akullta dhe ne shohim disa vizitorë që matin blloqe akulli ndërkohë narratori deklaron: “Çdo ditë është e hënë këtu”. Stagnacioni tregohet në mënyrë të qashtër dhe të ngjethshme, e megjithatë zien lufta për të lexuar situatën ku të gjitha ngjyrat janë zhdukur.

Pas disa filmave u shfaq “Avram”, një histori e shkurtër që shfaq mendime të sinqerta për luftërat, veçanërisht luftën në Izrael dhe Palestinë. Personazhi kryesor, Avram, flet në mënyrë pragmatike për implikimet e panevojshme të fuqive më të larta politike, duke shpenzuar paratë e tyre për të fuqizuar luftërat dhe jo paqen.

Kinematografia e Radivojeviçit rritet deri në vrimat e pezulluara në kohë. Ndjenja fluturuese të cilat gjejnë vend në pamjet dhe tregimet. Filmi i fundit i shfaqur ishte ““Quietly I Walk the Wrong Way”, një film i xhiruar në një iPhone gjatë pandemisë. Ky film tregon në mënyra të thjeshta se ato shkrepje të panevojshme kthehen në pamje të cilat krijojnë nostalgji pozitive dhe e lidhin një person fuqinë e përjetimit të gjërave të thjeshta në jetë. Kornizat e detit, ngasja e një makine dhe situatat e brendshme sjellin zgjerimin e mënyrave se si tregimi i historisë mund të jetë tani e tutje.

Të gjitha shfaqjet paraqitën pjesë të botës të cilat tregojnë sesi evoluojnë konfliktet dhe si dokumentohen refugjatët, një histori e një njeriu të vdekur, një udhëtim meditues i dy njerëzve që kurrë nuk do të takohen është në thelb ato që filmat si formë tregimtare eksplorojnë. Versaliteti i treguar në këta filma flet në shumë nivele se si rrëfimi i një historie mund të jetë i njëanshëm, por në të njëjtën kohë mund të bëhet e vërteta përfundimtare.

 

Iva Radivojevic gjithashtu prezantoi një masterclass në KinoKlub në Prizren.