11/08/2020

Nga Marko Stojiljković, publikuar në Ubiquarian


Homelands, filmi i dytë i metrazhit të gjatë nga montazherja serbe e shndërruar në regjisore prodhimtare Jelena Maksimovic, është vështirë të identifikohet, sipas temës dhe klasifikimit. Mënyra më e mirë për ta përshkruar është ta quajmë atë vepër impresioniste doku-trillim që trajton temën e hulumtimit të dikujt për rrënjët e saj, historinë, luftën civile, evakuimin dhe atdhetë e ndryshëm, si dhe luftën jetësore të grave në shumë gjenerata kundër patriarkalit. Është dhënë premierë në garën e FID Marsellie, para fillimit të turit në festivalin DokuFest, në garën e filmave të Ballkanit.

Filmi hapet me një grua të re, të pa emërtuar, e cila më vonë listohet si Lenka dhe luhet nga producentja e filmit Jelena Angelovski, e cila vozitë veturën përpjetë, drejt një fshati në mal, derisa në radion e veturës dëgjohet pop kënga e famshme romantike nga muzikanti serb Bajaga. Kënga ka të bëjë me braktisjen e imagjinatës dhe i jep humorin pjesës më të madhe të filmit dhe misionit të Lenkës. Vendi në të cilin shkon ajo është një resort skijimi në malet e Greqisë Veriore, por, siç e zbulojmë më vonë, vendi i njëjtë është atdheu i gjyshes së saj së cilës iu desh të ikte prej tij gjatë Luftës Civile Greke (1946-1949) për shkak të rolit të saj dhe familjes së saj në lëvizjen komuniste partizane.

Homelands është i strukturuar në dy akte kryesore, njëri i vendosur gjatë stinës së dimrit dhe tjetri në kohën e një vere jo shumë të ngarkuar, me disa ndërprerje me materiale arkiv gjatë rrugës. Një nga to është një pjesë e një ditari filmik socialist nga Greqia e shkatërruar nga lufta me një këngë partizane në prapavijë, dhe tjetra udhëton në Zemunin bashkëkohor, në Serbi, me grafite dhe bustin e dëmtuar të ish presidentit komunist të Jugosllavisë Titos si shenjë e trashëgimisë socialiste që po zhvishet.

Akti i parë i njofton shikuesit me vendin, njerëzit e tij (zakonisht punëtorë të resortit) dhe historitë e tyre, derisa protagonistja jonë përpiqet të mësojë të patinojë me snoubord dhe i viziton shtëpitë e braktisura e të rrënuara. Hulumtimi vazhdon edhe në pjesën e parë të aktit të dytë, duke portretizuar një jetë më të ngadaltë të përqendruar përreth bujqësisë (mbledhje frutash, kullotje e lopëve e deleve) para se të argumentohet në finalen e filmit, me një monolog poetik nga Lenka, që trajton mizorinë e së shkuarës dhe sfidat e të tashmes që nuk dallojnë shumë: kapitalizmi, patriarkali dhe eksploatimi i burimeve natyrore.

Disa pyetje ngrihen nga Homelands, sa prej tij është dokumentar dhe sa është trillim qendrorja.
A është Lenka personazh apo dubluese dhe për kë me saktësi? Çka ka mësuar që nuk ka ditur tashmë? Nga fundi i filmit, çdo gjë do të bjerë në vendin e vet, por ritmi shumë i ngadaltë dhe lundrimi pa kontekst dëshmojnë të ketë shumë sfida për shikuesit më me pak durim.

Por Homelands ka të bëjë më shumë me humorin, porosinë dhe përshtypjet, dhe përshtypja kryesore është Maksimovic e di se çka dëshiron të arrijë, ia doli apo jo. Komponenta teknike e filmit është yjore, posaçërisht sa i përket kinematografisë së bashkëpunëtorit të saj të shpeshtë dhe bashkë-regjisorit të dokumentarit të saj paraprak Taurunum Boy, Dusan Grubin pamjet panoramike të dimrit dhe verës të vendeve gjysmë të braktisura me një histori të përgjakshme të të cilit janë goxha pikëlluese. Dizajni zanor i Jakov Munizaba thekson tingujt e natyrës dhe i krahason ata me muzikën e luajtur gjithmonë si pjesë e ambientit.

Zgjedhja e këngëve të errëta e melankolike të Maksimovicit nga këngëtari dhe kompozitori slloven dhe jugosllav Tomaz Pengov për listën përmbyllëse përkon saktësisht, posaçërisht kombinuar me kontekstin ofruar përmes info-kartave tekstuale. Homelands është udhëtim personal dhe melankolik.