13/08/2021

Mbrëmë në Lumbardhi Bahçe audienca erdhi për të parë një shfaqje speciale të filmit “Pa vend” të Samir Karahoda, të pasuar nga “Go Go Kosovo” nga Jane Stockdale dhe Jordan Laird. Të dy filmat eksplorojnë vështirësitë me të cilat përballen sportistët kosovarë për të marrë trajnimin e duhur dhe për të konkurruar në gara të nivelit të lartë në të gjithë botën.

Kosova është përballur me barriera të shumta për të arritur në nivelin e mahnitshëm në të cilin ndodhet sot edhe pse infrastruktura ku ushtrojnë sportistët ende nuk ka pajisjet e nevojshme. Por Kosova e provoi veten menjëherë pasi u akreditua në Komitetin Olimpik, Kosova festoi medaljen e parë të artë në xhudo, të fituar nga e jashtëzakonshmja, Majlinda Kelmendi.

“Go Go Kosovo” është gjithashtu një festë për fitoret e tanishme të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, xhudisteve nga Peja të cilat fituan medalje të arta në lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Filmi i parë i shfaqur nga Karahoda i cili kishte premierën fillimisht në Festivalin e Filmit në Kanë e që gjithashtu do të shfaqet në DokuFest të premten, eksploron sakrificën e pamatshme të lojtarëve vendas të ping pongut duke shfrytëzuar maksimalisht çdo hapësirë dhe liri të dhënë për të trajnuar të rinjtë pasionantë të cilët në të ardhmen kanë ambicie të jenë kampionë.

“Go Go Kosovo” ishte pjesë e seksionit të shfaqjes speciale në DokuFest, dhe ngjashmëria me ngjarjet e rënda dhe forca për t’ia arritur para është e pamohueshme. Në pika të caktuara të filmit publiku nxitoi të duartrokiste me entuziazëm sikur po i përjetonte ndeshjet për herë të parë.

Një nga regjisoret e këtij dokumentari, Jane Stockdale shpjegoi origjinën se si filloi ky projekt: “Ideja për këto filma filloi nëntë vjet më parë kur isha në një ndeje në Kosovë dhe po flisnim për Olimpiadën e ardhshme në Londër dhe të gjithë ishin vërtet i emocionuar për këtë, por edhe të frustruar sepse Kosova nuk lejohej të garonte. Ndërsa më treguan historinë e temës Olimpike të Kosovës, unë u mahnita nga pasioni, entuziazmi dhe angazhimi. Ky ishte frymëzimi, dhe kështu filloi dokumentari”.

Jordan Laird i bashkohet fjalëve të Stockdale dhe thotë pak më shumë për udhëtimin e tij duke xhiruar për këtë dokumentar: “Udhëtimi i këtij filmi nuk ka qenë i lehtë, por nëse ka ndonjë gjë që kemi mësuar gjatë kësaj rruge nga Toni, Majlinda, etj. është se çdo gjë që vlen kërkon punë të palodhur, përkushtim, durim dhe pak kohë”.

Përmes të gjitha përpjekjeve të palodhura dhe stërvitjeve të vështira, atletët kosovarë u lejuan të garojnë nën flamurin e tyre në Rio 2016. Sportet thyenin akullin për të biseduar për Kosovën, e më shumë se gjithçka kjo pjesëmarrje ishte një mënyrë për të pasur vizibilitet globalisht.

Publiku ishte i emocionuar sepse ky rrugëtim i vështirë i sportistëve olimpikë është një metaforë për çdo sektor që përpiqet të përparojë kulturalisht në Kosovë.

Ulrika Richardson, koordinatore e zhvillimit të OKB-së në Kosovë tha: “Është një kënaqësi e madhe të jesh këtu, ndaj në emër të OKB -së në Kosovë, së pari, ju urimoj për vitin e 20 të DokuFest. Përvjetori juaj ka qenë një eksperiencë e vlefshme. Sonte, tema është sporti, dhe unë me të vërtetë besoj se e gjithë fryma e DokuFest që ka të bëjë me miqësinë, bashkëpunimin, respektin, barazinë, gjithçka që ne mendojmë se janë dimensione të mira të mënyrës sesi jemi bashkë, struktura shoqërore e shoqërive tona dhe sporti është shumatorja e gjithë këtyre vlerave”.

Pas të dy shfaqjeve audienca dëgjoi përshëndetjet nga të gjithë ata që morën pjesë në “Go Go Kosovo”.

Besim Hasani ishte gjithashtu i pranishëm gjatë shfaqjes, dhe ky dokumentar gjithashtu tregon luftën e tij dhe përpjekjet e pafundme për të realizuar një ëndërr që të gjithë kosovarët të marrin pjesë në sporte dhe të garojnë në Lojërat Olimpike.

Ai tha: “Nga viti 1991 deri në 2004, ishte udhëtim të vështirë, destinacionin e të cilit askush prej nesh nuk e dinte. Për dikë mund të duket thjesht interesante, por për ne është jeta jonë. Kjo ishte ëndrra jonë, të jemi të barabartë me të gjithë ”.

Shumë garues që përfaqësuan Kosovën në Lojërat Olimpike përmes video mesazheve falënderuan të gjithë ata që e kanë shikuar filmin dhe siguruan audiencën se do të vazhdojnë të garojnë dhe të përfaqësojnë Kosovën.

Nuk ka asgjë tjetër për të thënë përveç “Go Go Kosovo”!

 

Nëse dëshironi të shihni “Go Go Kosovo” gjithashtu do të shfaqet të premten më 13 në Kino Lumi në Prizren.