19/08/2020

Regjisori Orson Welles me gjasë një herë në lidhje me kryeveprat pati thënë, “Epo, të duhet vetëm një.” Subjekti i dokumentarit të Francesco Zippel, regjisori William Friedkin, ka bërë më shumë se disa në pesëdhjetë vitet e karrierës së tij, disa të popullarizuara dhe të vlerësuara, të tjerat të harruara. Ndoshta filmi i Friedkin i cili ka pasur ndikimin më të madh kultural, THE EXORCIST (1973), është akoma një nga filmat më drithërues të bërë ndonjëherë, i cili, sikurse filmi PSYCHO (1960) i Alfred Hitchcock, e ka bërë zhanrin e horrorit të sillen në një drejtim tërësisht tjetër.

Friedkin Ishte akoma në të njëzetat e tij, duke punuar në televizionin e Cikagos kur e bëri dokumentarin e tij një-orësh, THE PEOPLE VS. PAUL CRUMP (1962), një film i cili ndihmoi në zëvendësimin e dënimit me vdekje të një vrasësi. Pasi krijoi edhe tre dokumentarë të mirënjohur, Friedkin u zhvendos në fiksion duke xhiruar përfundimisht trilerin e tij inovativ, THE FRENCH CONNECTION (1971), i cili i fitoi atij çmimin Oscar për regji kurse filmit miratimin për Filmin më të Mirë.

Në mesin e viteve 1970, William Friedkin mund të bënte gjithçka që dëshironte. Por, duke ndjekur rrugën e tepruar të shumë prej fëmijëve të Valës së Re Amerikane të Hollivudit, Friedkin u vërdallos në ambicie të larta artistike, jashtë buxheteve të kontrolluara dhe një sulmi në zemër që gati e mbyti atë (çuditërisht nuk përmendet në dokumentarin e Zippel).

Zippel bënë kronikën e jetës origjinale të Friedkin, duke ndjekur krijuesin 83 vjeçar teksa jep premierën e dokumentarit të tij të ri në Venecia, THE DEVIL AND FATHER AMORTH, portreti i një ekzorcisti të jetës reale. Në intervistat dhe paraqitjet në festivale që Zippel kap në kamera, Friedkin është gjithmonë i zëshëm, bombastik. Kur ai merr një çmim për arritje jetësore në një festival filmi me madhësi mesatare, Friedkin i thotë në mënyrë dramatike audiencës se çmimi do të thotë më shumë për të sesa një Oskar. Ndonjëherë është e vështirë të tregohet nëse Friedkin po tallej me procedurat.

Megjithëse intervistat e Zippel janë më informuese sesa zbuluese, janë bisedat me aktorë bashkëpunëtorët e shumtë të Friedkin (Ellen Burstyn, Wilem Dafoe, Matthew McConaughey të EXORCIST) ato që janë më interesantet për të kuptuar metodat e regjisorit.

Por është superadhuruesi i tij Quentin Tarantino ai që ofron një pasqyrë tepër të hollësishme të asaj që shumë e konsiderojnë si kryevepër të Friedkin, SORCRER madhështore (1977), një ribërje e heroit të tij të epikës së aventurës së Henri Georges Clouzot të Amerikës së Jugut WAGES OF FEAR (1953). Muzat e Tarantinos në SORCERER-in e mallkuar të Friedkin i cili për fat të keq dështoi kur u publikua në të njëjtën kohë me STAR WARS (1977). Quentin duket vërtet i zemëruar për faktin se SORCERER kurrë nuk e mori atë që i takonte, një dështim që ai ia atribuon kastingut të gabuar dhe një titull që duhej të ishte DINAMITI i WILLIAM FRIEDKIN!

Nëse asgjë tjetër, dokumentari i Zippel duket shumë i shkurtër. Nuk ka pothuajse asgjë në lidhje me filmin e tij kontrovers THE BOYS IN THE BAND (1970) ose punën e tij të parë rrallë në televizor (si episodi i tij i jashtëzakonshëm i 1986-ës “The Twilight Zone”). Po drama e grabitjes, THE BRINK’S JOB, ku hajdutët nga jeta reale vodhën filmin, kërkuan një shpërblim dhe Friedkin në mënyrë provokuese u tha hajdutëve të shkojnë të marrin një projektor dhe ta mbajnë filmin? Ndoshta FRIEDKIN UNCUT. (Montazhi i pamontuar i regjisorit)?

Thomas Logoreci

FRIEDKIN UNCUT shfaqet në serinë Shadowplay: Film on Film deri më 25 gusht.