25/08/2020

Sugjeruar nga Akademia e Dialogut të OSBE-së si një mënyrë për të inaguruar krijimin e një platforme të re dixhitale që nxit shkëmbimin e llojeve të ndryshme të artit pamor dhe bashkëpunimit në lidhje me solidaritetin e grave, solidaritetin në përgjithësi dhe fuqizimin e grave me “të qënit bashkë” si një temë qendrore, paneli i i fundit i diskutimeve i mbajtur të hënën nën DokuTalks mblodhi së bashku Marija Jovanović, Lana Nikolić, Eroll Bilibani, Alba Jakupi, Anja Jokić, Gent Thaçi, Olivera Mitić dhe Katarina Čežek për të folur për atë çfarë bashkë do të thotë në të vërtetë.

Marija Jovanović, moderatorja e takimit, hapi diskutimin me anekdotën e njohur të një shkopi që thyhet shumë lehtë vetëm, por sapo vihet bashkë me shkopinj të tjerë, është e pamundur të dëmtohet. Sidoqoftë, duke marrë parasysh “bashkë” si fjalë kyçe, qëllimi i diskutimit është të eksplorohet nuanca të tjera të termit jashtë botës fizike.

Ndërsa nisi shkëmbimi i mendimeve mbi kuptimin e “bashkë” sipas përvojat, për Gent Thaçi, aktivist shoqëror dhe organizator i komunitetit të Termokiss, të qenit bashkë ishte një nga arsyet kryesore që çoi në krijimin e qendrës më të dashur qytetare dhe sociale të Prishtinës. Duke mos dashur të presë ndryshime nga institucionet politike, komuniteti ndërmori iniciativën për të ndryshuar një prej ndërtesave të braktisura të zonës dhe ta bëjë atë funksionale. Ky projekt frymëzues u soll në jetë katër vjet më parë kur ekipi i Toestand nga Belgjika transformoi hapësirën urbane të Termokiss duke përdorur materiale të riciklueshme. Ekipi synon t’i japë fuqi njerëzve duke i lejuar ata të bëjnë një ndryshim në komunitet, ndërkohë që të pasurit një vend të përbashkët për të mbledhur ide të ndryshme në një vend të caktuar, do të thotë që njerëz të ndryshëm inkurajohen të jenë pjesë e të ashtuquajturit komunitet. Ndër të tjera, dëshira e secilit është që të ndërtojë një identitet lokal me ndihmën e një qasje ndërdisiplinore (takime, veprimtari, krijime), dhe rrjedhimisht të krijojë një shtet revolucionar që ka si pikënisje këtë hapësirë të nevojshme për t’u takuar dhe krijuar ide të reja.

Përvoja e Anja Jokić dhe Alba Jakupi në krijimin e Akademisë së Gjuhës dhe Kulturës ka origjinën në takimin e tyre si pjesë e Akademisë së Dialogut të OSBE-së në Austri në vitin 2018, ku ato patën rastin të zhvillojnë projekte të ndryshme. Frymëzuar nga motivimet personale për ta bërë miqësinë e tyre të shkojë përpara duke mësuar më shumë për njëra-tjetrën, ideja e tyre ishte të bashkonin të rinj shqiptarë dhe serbë në një vend së bashku për të mësuar nga njëri-tjetri, së pari si të flasin gjuhën e njëri-tjetrit dhe të ndajnë elemente nga kultura e tyre. Ndërkohë që skepticizmi i të dy grupeve të të rinjve ishte i pranishëm, ndjenja e të qënit bashkë na afroi gjatë procesit, thotë Jokić. Akademia e Gjuhës dhe Kulturës u mbajt në Prizren dhe për çudinë e të gjithëve, ajo që filloi si një projekt 10-ditor, i dha jetë një rrjeti të ri të të rinjve që akoma mbajnë kontakt pavarësisht largësisë.

Për Eroll Bilibani dhe DokuFest, të gjitha bashkëpunimet që janë kryer kanë pasur për qëllim të ndikojnë njerëzit me idenë ë përafrimit. Si fillim, DokuFest në vetvete nisi si një vepër e bukur bashkimi, pasi solli bashkë një grup njerëzish me dashuri për qytetin e Prizrenit dhe kinemanë, të nxitur për të ndryshuar mjedisin armiqësor përreth dhe të vendosur për të ndjekur vizionin e tyre. 19 vjet më vonë, DokuFest është ende duke punuar në vlerat e të qënit “bashkë”, dhe në krye të kësaj ka krijuar vlera shtesë që janë ndërtuar gradualisht ndër vite përmes punës së përqendruar tek të rinjtë, shkëmbimi i ideve, dhe bashkimi i ideve dhe njerëzve. Një tjetër vepër e rëndësishme, thotë Bilibani, ishte nisma e vitit 2014 për bashkimin e forcave me të gjitha organizatat e shoqërisë civile të Kosovës për të mbrojtur kinemanë Lumbardhi nga privatizimi. Tani që kinemaja konsiderohet një vend i trashëgimisë kulturore, është e rëndësishme të kuptohet se çfarë mund të thotë bashkimi i forcave dhe të qenit së bashku. Duke ndjekur axhendën e DokuFest, në mes të shtatorit do të nisë një projekt i përbashkët me festivalin Slobodna Zona të Beogradit, të quajtur “Si të shoh ty?” i cili synon të bashkojë të rinjtë nga Kosova dhe Serbia për të gjetur elemente të përbashkëta, për të thyer pengesat dhe paragjykimet dhe për t’u shprehur në mënyrë krijuese. Bërja e gjërave së bashku është një nga gjërat më të fuqishme, thotë Bilibani, dhe duhet të inkurajohet që individët të dalin nga zona e rehatisë së tyre. Për shembull, shkolla rajonale e filmit ACTive është një platformë për regjisorët e rinj, por ata duhet të gjejnë një mënyrë për të treguar historitë e tyre në grup. Krijimi së bashku gjithashtu do të thotë nxitja e historive të frymëzimit për brezat e rinj që do të vijnë.

Në përgjigje të pyetjes se cilat ishin disa vështirësi që u hasën gjatë organizimit të eventeve, Eroll thekson sesi kapërcimi i paragjykimeve do të thotë që gjithçka bëhet e lehtë. Për ngjarjet në lidhje me grupet e vogla, një nga problemet më të mëdha është që prindërit duhet të vendosin për fëmijët, gjë që krijon një situatë të pamundur për t’u menaxhuar. Në disa raste, thotë ai, Kosova është portretizuar nga media si një hapësirë e pasigurt për të udhëtuar, prandaj edukimi ndaj mediave është një tjetër element i rëndësishëm që duhet të merret në konsideratë, së bashku me zhvillimin personal të të rinjve përmes shkëmbimit.

E pyetur se si mund të bashkëpunohet me komunitete që nuk duan të dëgjojnë (dhe gjithashtu nuk ndajnë të njëjtat synime të përbashkëta, si dhe interesa), Lana Nikolić vlerëson tolerancën dhe mendjen e hapur si mënyrë për të gjetur një solidaritet të caktuar. Eroll pranon se është e vështirë të arrihen kontakti me të gjitha komunitetet, dhe kjo është arsyeja pse DokuFest filloi të punojë kryesisht në shkolla duke përdorur filmat dokumentarë si mjet për të arritur mendimin kritik. Fokusi kryesor, thotë ai, është që të rinjtë të arrijnë të përvetësojnë çështje të ndërlikuara dhe të aftësohen në të menduarin analitik. Gent vëren se si puna e Termokiss bazohet në dëgjimin reciprok dhe ndarjen, element që shfaqet dukshëm në mungesën e hierarkisë në strukturën e tyre organizative. Për sa kohë që hapësira është e hapur, thotë Thaçi, dhe diskutimi është i hapur. Të gjithë kemi parasysh që gjithmonë të dalim në konkluzione dhe vendime të marra nga komuniteti, si dhe të respektojmë rregullat për të mundësuar një hapësirë të sigurt për të folur dhe ndarë.

Gjatë diskutimit, Akademia e Dialogut të OSBE-së shpalli thirrjen e hapur për krijime rreth temës së Virtual Togertheness.

Nga Enxhi Noni