14/08/2020

Në bashkëpunim të ngushtë me Humanitarian Law Center në Kosovë dhe departamentin e Punëve të Jashtme të Ambasadës Zvicerane, aktiviteti DokuTalk i 13 gushtit u organizua si pjesë e debatit “Ballafaqim me të kaluarën” i cili prej disa vitesh mbahet rregullisht në kuadër të DokuFest.

Diskutimi në fjalë mblodhi së bashku Andrej Nosov, aktivist politik dhe themelues i Youth Initiative for Human Rights dhe moderator i debatit në fjalë; Sandra Orlovic, e vlerësuar si “Young European of Year” për punën e saj në zyrën e HLC në Beograd dhe aktivizmin në fushën e të drejtave të njeriut; Mirko Klarin, gazetar profesionist që nga viti ‘66 me përvojë të gjerë në gazetat ditore dhe javore në ish-Jugosllavi, sot themeluesi dhe kryeredaktori i agjencisë së lajmeve SENSE; Alban Ukaj, artist i angazhuar në shfaqje të ndryshme teatri dhe filma në rolin e aktorit, regjisorit dhe skenaristit. Gjatë diskutimit, folësit ndanë dhe shkëmbyen njohuritë dhe përvojat e tyre në lidhje me qasjen artistike dhe gazetareske ndaj fakteve dhe të vërtetës, rishkrimin e historisë dhe lidhjet që ndajnë e bashkojnë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Edhe njëzet e tridhjetë vjet pas konfliktit që çoi në shpërbërjen e shtetit jugosllav, ndërkohë që organizatat joqeveritare dhe entitetet e tjera private kanë qenë dhe janë të implikuar gjerësisht në punën për përfaqësimin e së vërtetës së drejtë, vazhdon të ekzistojë një urgjencë e pamohueshme dhe e vazhdueshme për paraqitjen e një këndvështrimi historik të vetëm. Duke qënë se sfida kryesore lidhet me përfaqësimin e një informacioni të saktë në kushtet e dhunës së atëhershme, paneli i ekspertëve për të drejtat e njeriut, profesionistët e mediave dhe artistët pranuan se shoqëria nuk mund të ndryshohet vetëm duke kuptuar faktet. Edhe pse qasjet artistike janë një mënyrë alternative për të ndihmuar në krijimin e vetëdijes kolektive, përparësia e vetme do t’i jepet drejtësisë dhe vendit të saj. Artisti Alban Ukja nënvizon se si ndonjëherë duket të ketë kohë për të ndryshuar shoqërinë, sepse nganjëherë gjithçka që ka rëndësi është “sa sy të ndritshëm të gjenden përpara”. Sidoqoftë, kushtet e bashkëpunimit dhe dialogut midis shteteve ish-Jugosllave pranohen si thelbësore nga të gjithë panelistët.

Lidhur me pengesat që ende duhet të merren parasysh për të ardhmen, Mirko Klarin shprehet qartë se ekziston nevoja që masa kritike të ndryshojë në mënyrë që të sigurohen përgjigjet e nevojshme për gjeneratën e ardhshme. Sipas përvojës së Sandra Orlovic, lufta ia vlen të luftohet, edhe pse mund të lindin dyshime gjatë rrugës. Që lufta të ketë sukses, Orloviç thekson se lufta duhet bërë e dukshme, duke lënë pas dore produktet artificiale që kryesojnë median në ditët e sotme.

Për habinë e të gjithëve, qasja e brezit të ri ndaj ideologjisë dhe historisë shihet si e pjekur dhe lehtësisht e ndryshueshme, për sa kohë që është ekspozuar ndaj fakteve dhe narracioneve të besueshme. Kurioziteti i të rinjve, jo mjaftueshëm i ushqyer nga sistemi arsimor dhe/ose diskutimi familjar, vlerësohet si pozitive nga të gjithë folësit, megjithatë, të gjithë tërheqin vëmendjen ndaj mungesës së mendimit kritik dhe burimeve historike. Të kombinuara, këto kushte mund të jenë shumë të papërshtatshme për të krijimin e një të ardhmeje, duke e bërë kështu çdo prodhim artistik të domosdoshëm, si një mënyrë për të komunikuar dhe mbyllur hendekun midis brezave për sa i përket kujtesës dhe ruajtjes së saj.

Nga Enxhi Noni