15/08/2021

DokuFest përfundoi edicionin e tij të 20 -të duke mirëpritur të gjithë në skenën e Sonar CInema në kalanë e Prizrenit.

“Opa Cupa” dhe Cesare dell’Anna përfunduan Sonic Nights gëzueshëm, ndërsa ftuan të gjithë të kërcenin e të kërcenin. Sapo dolën në skenë, audienca nxitoi të ngrihej më këmbë dhe t’ia nisnin festimeve.

Përfundimi i festivalit të këtij viti nuk mund të festohet më mirë sesa në pamjen fantastike të kalasë së Prizrenit. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Hemingway Fan Club Albania, Instituti Kulturor Italian në Tiranë dhe Ambasadën e Italisë në Kosovë.

Tingujt e harshëm të grupit “Opa Cupa” bëjnë muzikën me të cilën duam të festojmë shpirtërisht jetën.. “Opa Cupa” shënon projektin e parë ballkanik të lindur në Salento. Udhëheqësi i këtij grupi Cesare dell’Anna ftoi shumë herë njerëzit të kërcejnë në jetë, në liri dhe u ndje sikur kjo performancë ishte një letër dashurie drejtuar DokuFest.

Historia e tyre reflekton në muzikën e tyre, rrëfimet për emigracionin, largimet, dashurinë, ndarjë dhe thyerja e normave të paravendosura shoqërore. Të gjithë mund të ndihen të pranuar, ndërsa band-i imporvizion në skenë. Aftësia për të rikrijuar dhe për të qenë i lirshëm u reflektua edhe në audiencë teksa të gjithë ishin të bashkuar teksa vallëzonin nën ritmet e muzikës që i flet jetën, haresë dhe shpirtit. Eksperimentimi nuk pika e tyre e vetme më e fortë, me muzikën e tyre “Opa Cupa” që kap thelbin e qenies njerëzore, të gatshëm për të kapur çdo kënaqësi që jeta u ofron.

Kjo ishte një natë emocionale. Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, të gjithë ata që i panë filmat, të cilët punuan aq shumë në festival ishin bashkë si një familje e madhe në gëzimin e mundësisë për të bërë DokuFest përsëri si para pandemisë.

Fuqia e madhe e të dëgjuarit të një tingulli kaq të drejtpërdrejtë i cili ju ofron mundësinë për të qenë të pakujdesshëm kap shpirtin e këtij festivali i cili është një derë e hapur për këdo që dëshiron të guxojë të ëndërrojë dhe të realizojë ëndrrat.

Gjatë edicionit të këtij viti, ëndrrat, u përmend disa herë, jo vetëm sepse është një metaforë e mirë për të përshkruar gjërat që dëshirojmë të ndodhin, por sepse disa prej tyre erdhën në jetë. Dhe ishte e mrekullueshme për t’u dëshmuar

Kjo është ajo për të cilën “Opa Cupa” këndon dhe luan muzikë, nevojën për të thyer kufijtë dhe për t’i lënë të gjithë të bëjnë atë që duan më shumë në jetë. Perfomanca e tyre ishte mbyllja më e mirë e festimeve të krijimtarisë, tregimit të historive të rëndësishme dhe lirisë. Ndaj do të mbahet mend gjatë.

Ashtu si këtë vit në DokuFest.

Faleminderit që erdhët! Vazhdoni të bëni filma, vazhdoni të vallëzoni.

 

One down, many more to come!