15/08/2021

Pas suksesit të filmit të Samir Karahoda për trajnerin dhe dy lojtarwt seniorw tw ping pongu-t që sakrifikojnë shumë për të stërvitur fëmijë të rinj e të pasionuar, në Festivalin e Filmit e Kanës dhe, ashtu sikurse u tha dje nw skenën e Lumbardhi Bahçe, ky film do të marrë pjesë edhe në Festivalin e Filmit në Toronto, u festua dhe arritja e regjisorit të ri Leart Rama për premierën globale të filmit të tij “Four Pills at Night” në Festivalin e Filmit në Lokarno.

Shfaqja e shumëpritur e këtyre dy filmave mblodhi së bashku audiencën për të parë këto dy arritje kinematografike cilësore. Duke thënë kështu, Karahoda është kineasti i parë që ka marrë pjesë në shumë festivale filmash në botë si Berlinale, Kanë dhe tani në Toronto. Leart Rama ndërkohë sjell një projekt personal, por që është pjesë eminente e rrugëtimit të tij në DokuFest, siç tha Veton Nurkollari: "Këto ndodhi nuk janë rastësi, edhe pse viti i kaluar ka qenë i vështirë për të gjithë ne, ky është viti më i mirë për kinematografinë kosovare".

"Four Pills at Night" u shfaq për herë të parë në Kosovë dhe Nurkollari na foli më shumë për realizimin e këtij filmi: "Ky film u xhirua për dy ditë, gjatë një kohe të vështirë të pandemisë globale, dhe më pas u montua për gati një muaj dhe menjëherë pas kësaj, filmi shënoi suksesin e tij të parë duke marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Locarno".

Nurkollari shtoi: “Ky film është prodhuar me burime të kufizuara financiare. Mos mendoni se të gjithë njerëzit e rreshtuar këtu e bënë këtë për përfitim, ata e bënë këtë film sepse janë pasionantë, guximtarë. Në këtë vend të vogël, shumë gjëra mund të ndodhin dhe Learti, Nita, e stafi realizues i filmit treguan se ëndrrat mund bëhen realitet, se ka mundësi për të punuar shumë, dhe mund të bëhen filma që konkurrojnë në festivale të mëdha të filmit".

Ndërsa i gjithë ekipi i kontribuuesve në film nxitoi në skenë, Nita Deda, producentja e "Four Pills at Night" tha: "Ndihem e nderuar që jam këtu në këtë skenë me të gjithë ju, dhe dua të falënderoj DokuFest, i cili mbështeti krijimin e këtij filmi. Por jo vetëm për mbështetjen në këtë film: unë dua t'ju falënderoj  gjithashtu për gjithë këto 20 vjet dhe për hapjen e mundësive të reja ndaj njerëzve pasionantë si Learti, si unë. Në DokuFest kineastët e rinj mund të gjejnë një hapësirë të sigurt ku mund të punojnë dhe mësojnë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre”.

Filmi i Leart Ramës rrëfen vizualisht një histori e cila është personale, por që prek dhe lidh përvojat e gjithësecilit prej nesh. I frymëzuar nga skena rave e Prishtinës, dhe eksperienca e tij personale, ky film është filmi i një brezi, i cili më në fund e gjen veten të përfaqësuar përnjëmend në kinema.

Regjisori i "Four Pills at Night", një alumni i Dokufest, tregon se talenti dhe përkushtimi mund të lulëzojnë vërtet dhe ka hapësirë që çdo mendje krijuese të bëjë më mirë dhe më shumë.

Më pas, u shfaq "Pa Vend" nga Samir Karahoda, duke treguar historinë e vërtetë të stërvitësve të ping -pongut në Prizren, duke bërë çmos për të trajnuar fëmijët e apasionuar dhe që një ditë, me siguri do të konkurrojnë në garat elitare.

Pasi Veton Nurkollari njoftoi arritjet e këtij filmi, dhe sa do të thotë kjo për qytetin e Prizrenit dhe kinematografinë kosovare, ai i dha fjalën Karahodës për të shprehur ndjenjat e tij: “Ideja e subjektit më erdhi në mendje shumë vite më parë, ndërkohë që diskutoja me shokun tim, Jetonin. Unë kurrë nuk do të besoja se do të mund ta bëja këtë film pas 15 vjetësh, por asgjë nuk kishte ndryshuar për lojtarët që donin hapësira për t'u stërvitur. Shumë gjëra nuk kanë ndryshuar në Kosovë pas luftës, dhe unë vendosa ta bëj këtë film me shpresën se diçka përfundimisht do të ndryshojë ”.

 

Ky vit është vërtet një fitore për kinemanë kosovare, duke eksploruar tema të reja dhe duke arritur lartësi të reja suksesi. Mbrëmja e kaluar kishte të bënte me ëndërrimtarët, të cilët punuan shumë për të realizuar ëndrrat e tyre, dhe që frymëzojnë të tjerët të bëjnë shumë më tepër.