14/08/2020

Nga Marina D. Richter

publikuar në UBIQUARIAN

Toni i lehtë me të cilin fillon drama e Alvaro Gagos 16. December – një ekip hendbolli duke ushtruar, i filmuar me një kamerë dore që lëviz shpejt e që dërgon ngjyra të buta pastel duke fluturuar nëpër ekran, është një joshje e pabesë. Disa skena më vonë, ekrani errësohet në një dhomë dushi ku shakatë e pafajshme të grave kthehen në një bisedë të ndyrë e ofenduese. Në një mënyrë, kjo është një deklaratë e fuqishme për lehtësinë me të cilën gjuha nënçmuese e lindur nga mendimi patriarkal, konservativ mësohet bile edhe brenda grave të cilat në nënvetëdije edukohen të adoptohen me sistemin “kurvë kundrejt e virgjër” të vlerave të shumë kulturave. Kur nxehet atmosfera, fjalët si “bushtër” dërgohen duke fluturuar nëpër dhomë, dhe nevojitet më shumë sesa thirrja për armëpushimin e luftës verbale (dhe gati fizike).

Lucía (Cris Iglesias) mezi del nga kaosi i pakëndshëm, ku i kërkohet ta marrë vëllanë e saj Martinin prej kudo që është. Rrugës, ajo zbritet nga motoçikleta dhe goditet në mënyrë brutale.

Konkurrenti i vitit të kaluar në Locarno i cili aktualisht po shfaqet në Garën Ndërkombëtare të Filmave të Shkurtër DokuFest, është një histori e pështirë e dhunës “provokuar” nga reagimi i një vajze të re ndaj fishkëllimave dhe ofendimeve. Është një imazh i pamëshirshëm, sensibilizues i dhunimit që ndodh në mes të rrugës, me të gjithë përdorimin e figurshëm të kulturës mizogjene në të cilën një grua e sulmuar përveç tjerash quhet “meritore e dënimit të saj”, bile edhe filmohet nga një i tretë për tu ruajtur si suvenir i sëmurë. E gjitha sepse ajo guxoi të kthejë përgjigje. Fjalë të mëdha siç janë “humbje fytyre” dhe “disrespekt” shkëmbehen në veturë si shkas për gjueti.

Filmi nuk adreson vetëm mizogjininë që është akoma gjallë dhe aktive në shumë vende në mbarë botën, më e rëndësishmja – ai shfaq pasojat e pranimit të saj. Lucia lihet vetëm, siç lihen shumë viktima, e frikësuar të pyetet se pse diçka aq e tmerrshme i ndodhi asaj.

I shkruar në mënyrë shumë të ndjeshme në njërën anë, dhe në anën tjetër i pamëshirshëm e i çiltër në përshkrimin e realitetit të hidhur, skenari vjen në mënyrë befasuese nga vetë Alvaro Gago.