16 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 31

GIULIA nga Rigers Shimaj

Giulia nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2017

Gjatësia: 5 min.

Historia e Giulias, një 18 vjeçare që jeton dhe ëndërron në Tiranë. Pasioni i saj jeton në dy rrotat e biçikletës dhe sfidat e saj marrin fill me hapin e parë që ajo bën në botë.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy- NED dhe implementuar nga DokuFest.