EN
MENU

RE:CONNECT

Baby Gun

Regjisor/e

Gian Gysler

Producentët

Kaltrina Bejta

Malbore Krajku

Simon Walker

Kinematografia

Gian Gysler

Editimi

Gian Gysler

Leart Rama

Zërimi

Leart Rama

Check Showtimes
Baby Gun Baby Gun
1 2

2026

Kosovo, Switzerland

5 min

Color

World Premiere

Baby Gun është një film i shkurtër hybrid, që ndërthur dokumentarin me fiksionin. Filmi zhvillohet gjatë festës tradicionale të Karabashit në Prizren, Kosovë. Kjo traditë shënon fillimin e verës dhe shpesh diskutohet për shkak të origjinës së saj pagane. Gjatë festës, zakonisht u blihen pushkë dhe armë lodër djelmoshave. Filmi rikrijon atmosferën e një fushëbeteje mes grupeve të ndryshme të fëmijëve, që përfshihen në lojëra lufte në park. Veprimet dhe vëmendja e tyre mbeten të shkëputura nga realiteti e sfidat e jetës së të rriturve përreth. Filmi eksploron kujtesën kolektive, traumën ndërbrezore dhe maskulinitetin në shoqëri të formuara nga përvoja të fundit të dhunës, konfliktit dhe luftës

Biografia e Regjisorëve
Gian Gysler është student i filozofisë dhe historisë në Universitetin e Cyrihut. Ai është i interesuar të eksplorojë temat e shteteve-kombeve, nacionalizmit, autoritarizmit dhe etikës përmes punës dhe kërkimit të tij artistic dhe akademik.

Regjisor/e

Gian Gysler

Producentët

Kaltrina Bejta

Malbore Krajku

Simon Walker

Kinematografia

Gian Gysler

Editimi

Gian Gysler

Leart Rama

Zërimi

Leart Rama

×

Shfaqjet

No available showtimes.

Close