07/08/2024
Çdo herë, çdo vend paraqet të njëjtin program. Programi Triangle hapet me një simfoni muhabeti, pëshpëritjesh dhe gjysmë të qeshurash në shqip, italisht dhe spanjisht. Ky tubim i shikuesve nga prejardhje të ndryshme në DokuKino krijon terrenin për një eksplorim të asaj që ky program mban në thelb të tij: dëshirën për stabilitet politik. Me afrimin e kohës së fillimit të programit, simfonia e zërave bëhet më e fortë, duke i lënë vendin përfundimisht heshtjes absolute. Fluturimi i krahëve mbush dhomën. Programi na shtyn të mendojmë se si shfaqet malli për përkatësi politike nëpër festivale të ndryshme filmi.
Programi Triangle është bashkëpunim midis tri festivaleve: DokuFest, BIEFF (Festivali Ndërkombëtar Eksperimental i Filmit në Bukuresht) dhe Vienna Shorts. Secili festival sjell përzgjedhje filmash nga edicionet e tyre të mëparshme për të trajtuar temën "Mall për stabilitet politik".
Samir Karahoda hap Projektin Triangle me përzgjedhjen e Kosovës. Përzgjedhja e DokuFest ofron një tapiceri të peizazheve njerëzore që pasqyrojnë identitetin e Prizrenit dhe, më gjerësisht, të Kosovës. Përmes përzgjedhjes së filmave, të pranishmit mund të shijojnë thelbin e qytetit, duke mishëruar atë që DokuFest ka qenë gjithmonë.
Filmat e programit të DokuFest përfshijnë Gjyshi im – My Grandfather – A Desk for Each Pupil, Hope Hotel Phantom, Rabbitland, Letters from Silivri, Without Kosovo. Këta filma eksplorojnë temat e zemrave gjysmë të thyera, të ndotura nga të këqijat e luftës, dhimbjes dhe ëndrrave të parealizuara, së bashku me përpjekjet për mosbindje civile që mbeten të paplotësuara dhe të papërfunduara për shkak të barrës së rëndë të sistemeve të padrejta politike. Në mënyrë më të detajuar, filmat përcjellin imazhe të së kaluarës të mbushura me mall dhe nostalgji, duke marrë formën e bankave të shkollës, fantazmave nga e kaluara, lepujve dhe vajzave të liga, shkëmbimeve të letrave në burg dhe mërgimit. Në një farë mënyre, ajo që DokuFest i ofron projektit Triangle ngre pyetjen nëse rendi i ri paraqet një fillim të ri.
Oana Ghera, kuratorja e programit nga përzgjedhja e BIEFF ishte e pranishme të nesërmen, duke shpjeguar: "U përpoqëm të gjenim mënyra për të hartuar një program që pasqyron këndvështrimin tonë për temën dhe identitetin e festivalit, duke krijuar një përzgjedhje të larmishme me tema specifike". Fokusi është te veprimet e rezistencës, duke theksuar se stabiliteti politik është i lidhur ngushtë me mënyrën se si ne ngremë zërin dhe rezistojmë.
Për BIEFF, tema "Mall për Stabilitet Politik" është sjellë përmes shfaqjes së Flores del Otro Patio, I signed the petition, Inflorescence, Sensitive Content, Water and Salt, Démontable. Këta filma përshkruajnë imazhe të gjalla që sfidojnë strukturat normative të sistemeve politike, duke shfaqur një shumëllojshmëri pamjesh. Duke filluar nga pjesëmarrësit që luajnë me veshje, të stolisur me shkëlqim dhe ngjyra, si një formë rezistence kundër regjimeve shtypëse, përzgjedhja vendoset në një shënim që thekson temat e të qenit queer, aktivizmit mjedisor dhe indigjenitetit. Pamje të tjera përfshijnë biseda intime të zhytura në shkëlqimin e ngrohtë të dritës portokalli, që simbolizon rehati dhe solidaritet mes trazirave. Krahasimi i imazheve të qeta si lulet dhe drita e ditës kundrejt kaosit të papritur të një stuhie pasqyron natyrën e paparashikueshme të trazirave politike. Për më tepër, përzgjedhja përmban skena të ëndrrave me sy të hapur në hapësira të mbyllura, duke reflektuar kufizimet dhe shqetësimet e trazirave politike. Në fund, përzgjedhja ndërthur reflektimin e krizës me elemente humoristike dhe të lehta, duke sfiduar kështu realitetet e zymta të krizave politike me sfidë imagjinative.
Ky program trepalësh ofron vështrime mbi ndjeshmëritë dhe perspektivat se si shoqëritë e ndryshme dhe strukturat e ndryshme kulturore i përgjigjen nevojës së menjëhershme për ekuilibër dhe norma rregullatore qytetare. Në përzgjedhjen e Vjenës, të prezantuar nga Doris Bauer nga Vienna Shorts' tema kryesore mbetet kryqëzimi midis pasigurive personale dhe mënyrës se si ato mbishkruhen nga kontekstet politike. Të flasësh në një gjuhë që dëshiron të kundërshtojë normat, por të mbetet e mbërthyer në strukturën që nuk pushon së imituari rendin e vjetër të gjërave.
Saving Some Random Insignificant Stories prezanton objektet që mbijetojnë njerëzit, duke reflektuar mbi historinë dhe eminencën e saj fizike dhe mënyrën se si ajo lidhet me të tanishmen – ndërkohë Occupied - Lobau stays! ofron një pamje më dinamike të historisë që shkruan vetë përmes zërit dhe artikulimit të shqetësimeve dhe reagimeve ndaj dhunës. Nga ky çiftim dikotomik shkojmë te Surfacing Images qw ofron një pamje më modeste se si ne regjistrojmë të tashmen dhe rëndësinë e përmbajtjes mbi estetizimin e dëshmive dhe në fund Those Next to Us që flet në mungesë dhe se si boshllëku që mbush kohën ndonjëherë ka histori më të rëndësishme dhe më të mëdha për të treguar.
Është thelbësore të kuptojmë fuqinë e bashkëpunimit dhe programimit pasi është një mënyrë për të reflektuar mbi të tashmen/t dhe si mund të kuptojmë nevojat e sotme për stabilitet përmes filmit, pasi ai është dhe ka qenë gjithmonë veriu i ndezjes së reflektimit, bisedës dhe më e rëndësishmja të kuptuarit e Tjetrit.
Nga: Enxhi Noni
Foto: Furkan Çelik