11/08/2024

Nga emocionet e javëve të kaluara derisa mund të shihnim programin e festivalit të sivjetmë, deri tani ku i dimë të gjithë fituesit dhe festojmë suksesin dhe historitë e treguara në ekran këtu në Prizren, edicionit të sivjetmë i vjen fundi.

Edhe pse kalimi në vijën e finishit të festivalit ka një ndjenjë edhe të hidhur, ne e kuptojmë magjinë që këto ditë kanë sjellë në jetën tonë dhe që do ta marrim me vete në shtëpi, derisa të vijë viti i ardhshëm.

Ceremonia e mbylljes së XXIII mblodhi të gjitha momentet kyçe nga shfaqjet speciale, te lumturia që sillnin DokuNights këtë vit, te kategoritë garuese që ndezën momente lidhjeje, diskutimi dhe hapën shumë rrugë dialogu brenda komunitetit të kinematografisë në DokuTalks që solli në plan të parë shumë aspekte nga prapa ekranit të argjendtë dhe sigurisht te stafi i pazëvendësueshëm që ka punuar pa u lodhur gjatë gjithë vitit dhe sidomos gjatë ditëve të festivalit.

Mbetet një traditë e përvitshme shfaqja e talenteve të rinj nga punëtoritë e DokuKids që në ditët e festivalit bashkëpunuan dhe krijuan shumë filma të shkurtër të animuar që u shfaqën me krenari në ceremoninë e mbylljes. Duke qëndruar në temën e traditave, shfrytëzuam një moment për t'i shprehur mirënjohjen e pamasë vullnetarëve të festivalit, të cilët janë gjithmonë forca lëvizëse e këtij organizimi dhe pa të cilët DokuFesti nuk do të ishte i njëjtë.

Fundi i sivjetmë i DokuFest solli në ekran filmin më të ri të shkurtër të Samir Karahodës të titulluar "Rrugës" me lajmin e mirë se filmi po shkon në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Më poshtë mund t'i gjeni fituesit e këtij edicioni të DokuFest, tregimi vizual i të cilëve u vlerësua shumë nga juria si dhe publiku.

Fituesit:

Fituesi i Distribution Award: 

reMemBer2.human nga Durim Klaiqi

Fituesi i Talent Doc Award:

Workers Wings nga Ilir Hasanaj

Fituesi i Audience Award:

Afterwar nga Birgitte Stærmose

Green Dox: 

Fitues: Apple Cider Vinegar nga Sofie Benoot

Mirënjohje e veçantë: Lichens are the way nga Ondřej Vavrečka

Truth Dox:

23 Mile nga Mitch McCabe

Fituesi i Human Rights Dox:

Silence of Reason nga Kumjana Novakova

Fituesi i International Shorts: 

The death of a hero nga Karin Franz Körlof, dhe kandidat i DokuFest për çmimin EFA short film award

Mirënjohje e veçantë: Dreams like paper boats nga Samuel Suffren

International Short Dox:

History is written at Night nga Alejandro Alonso

Fituesi i International Feature Dox:

A Fidai Film ngaKamal Aljafari

Mirënjohje e veçantë: What did you dream last night, Parajanov? nga Feraz Fesharaki

Fituesi i Balkan Dox: 

Another Day nga Eneos Çarka

Mirënjohje e veçantë: Stray Bodies nga Elina Psykou

Fituesi i National: 

Like a Sick Yellow nga Norika Sefa

 

Nga: Blerina Kanxha

Foto: Tughan Anit