03/08/2024

Aïsha Devi solli sfondin zanor unik të saj në festival, duke lënë mbresa të pamohueshme te pjesëmarrësit e festivalit në natën hapëse të këtij viti në DokuNights.

Muzika e saj shpesh eksploron tema të spiritualitetit, ndërgjegjes, dhe përvojës njerëzore, duke përdorur zërin e saj dhe shkathtësitë e produksionit për të ndërtuar sfonde zanore zhytëse që i kapërcen zhanret konvencionale.

Nga momenti që Aïsha Devi doli në skenë, ishte e qartë se kjo do ishte një performancë e veçantë. Vendi, Lumbardhi Bahçe krijonte një atmosferë që plotësonte në mënyrë perfekte muzikën e saj. 

Teksa muzika po vazhdonte, turma po udhëtonte nëpër një llojllojshmëri emocionesh dhe ndjenjash duke u bërë kështu e lehtë për dëgjuesit që ta humbasin vetën në muzikë.

Shfaqja e Aïsha Devi në DokuNights ishte më shumë se sa vetëm një performancë muzikore; ishte një deklarim i fuqisë së muzikës për të kapërcyer kufijtë. 

Pikërisht ashtu si ishte paralajmëruar, askush në këtë planet nuk tingëllon si Aïsha Devi, dhe publiku në DokuFest e përjetoi këtë, në një performancë vërtetë të paharruar. 

Foto: Furkan Çelik