DORIAN JESPERS
Dorian Jespers (lindur në Bruksel, 1993) është i diplomuar nga INSAS dhe KASK, dhe ish-rezident i Le Fresnoy. Veprat e tija ndërthurin absurditetin, intimitetin dhe referenca të ndryshme në një vrull të madh audiovizual. Filmi i tij Sun Dog u frymëzua nga një aventurë e çuditshme në Arktikun Rus. Ai u zgjodh Filmi i Shkurtër i Vitit 2020 nga ‘Short Film Conference’ pasi u kualifikua për Ensors, EAs, Oscars me ç’rast fitoi çmime të mëdha në mbarë botën, duke përfshirë çmimin e tigrit në festivalin e Roterdamit. Puna e tij është shfaqur në institucione të artit si MoMA, ‘The Institute of Contemporary Arts in London’ dhe ‘Garage’ në Moskë. Projekti i tij i ri «Loynes» (2024), i vendosur në Liverpool të shekullit të 19-të, u prezantua në seksionin WiP të festivalit të filmit në Kanë.