INTERNATIONAL SHORT DOX

SANNE JEHOUL

Sanne Jehoul është drejtoreshë e programit të 'Glasgow Short Film Festival,' eventit kryesor të filmit të shkurtër në Skoci, dhe punon në skenën e filmave të shkurtër në agjencinë e shitjeve dhe shpërndarjes së festivaleve ‘Square Eyes’, me qendër në Vjenë. Ajo është në komitetin përzgjedhës të Kurzfilmtage Winterthur 2023, dhe punon në mënyrë të pavarur si kuratore dhe shkrimtare. Ka qenë drejtuese e programit të industrisë së Vienna Shorts 2022, dhe programuese e producente për ‘Document Human Rights Film Festival’ (UK) në 2018 dhe 2019. Në të kaluarën ajo ka punuar në krijimin e transmetimeve dhe ngjarjeve të ndryshme, si dhe në lexim të skenarit. Ajo është pjesë e bordit të platformës belge të filmit të shkurtër Kortfilm.be.

RUGGERO CALICH

Që nga vitet '80 Ruggero Calich ka bashkëpunuar me Festivalin e Filmit të Stambollit të organizuar nga Fondacioni i Stambollit për Kulturë dhe Arte si përkthyes jurie, guidë e ftuar dhe moderator. Më vonë kontribuoi si katalogues në të njëjtin festival për të cilin në fakt është këshilltar dokumentarësh. Ai ishte bashkë-kurator për dy edicionet e shfaqjes të dokumentarëve në minifestin art.mov të organizuar nga galeria e artit ‘Trieste Contemporanea’. Ai është gjithashtu këshilltar për ‘Human Rights Documentary Film Days’ të organizuara në qytetin e Izmirit nga ‘ Foundation for Human Rights in Turkey’. Ai është kritik filmi i pavarur që nga viti 2012, që fokusohet kryesisht në dokumentarë nga e gjithë bota që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Recensionet e tija, të nënshkruara nën emra të ndryshëm, janë botuar në shumë faqe interneti, gazeta dhe revista në Turqi. Ai është anëtar i ‘SiYAD, the Association of Cinema Writers of Turkey’ dhe anëtar i FIPRESCI. Gjithashtu ka qenë anëtar jurie i FIPRESCI në Festivalin e Filmit të Stambollit, në IDFA, në Zagreb Docs dhe në Visions du Réel.

RANDA MAROUFI

E lindur në vitin 1987 në Casablanca, Randa Maroufi është diplomuar në Institutin Kombëtar të Arteve të Bukura në Tetouan, Marok dhe në Shkollën e Arteve të Bukura, në Angers, Francë. Ajo gjithashtu fitoi një diplomë nga ‘Le Fresnoy - Studio National des Arts Contemporains’, Tourcoing, Francë. Randa Maroufi ka qenë Anëtare Artiste e Akademisë së Francës në Madrid në ‘Casa de Velázquez’ në 2017 - 2018. Ekspozitat e saj më të fundit në grup përfshijnë: ‘Biennale de Lyon’, ‘Museo de Reina’ (Sofía), ‘New Museum’ (NY), ‘MA Museum’ (Quebec), ‘Biennale de Dakar’, ‘Sharjah Biennial’, ‘International Film Festival Rotterdam’, ‘African Photography Meeting’, ‘Bamako’, ‘the Marrakech Biennale’, etj. Ajo aktualisht jeton dhe punon në Paris, Francë.