VALÉRIE MASSADIAN
Valérie Massadian është regjisore dhe fotografe autodidakte franko-armeneze. Filmi i saj i parë, ‘Nana’, mori çmimin Opera Prima në Festivalin e Filmit në Locarno në vitin 2011. Filmi i saj i dytë artistik, ‘Milla’, si dhe filmat e saj të shkurtër, janë shfaqur dhe e vlerësuar në Festivale Ndërkombëtare të Filmit si Locarno, Valdivia, Jeonju, Ficunam, Doc Lisboa... Puna e saj fokusohet te personazhet femra. Natyra e tyre shtazore, lidhja e tyre me botën dhe natyrën. E ushqyer në vazhdimësi me secilin protagonist, duke përzier përrallën me realizëm, poetikën dhe politikën, filmat e saj luajnë me kufijtë e fiksionit, duke definuar kufinjtë e vetë.