RRON GJINOVCI
Rron Ginovci është aktivist i arsimit, themelues dhe drejtor ekzekutiv i ORCA - Organizatë për Përmirësimin e Cilësisë në Arsim (2016 - aktual). Rroni është aktiv në jetën publike të Kosovës si komentator politik, rol të cilin e përdor për mbështetjen e ndryshimeve progresive shoqërore. Si aktivist i shoqërisë civile në Kosovë, Rroni ishte anëtar i Ekipit Përgatitor për të Vërtetën dhe Komisionin e Pajtimit në Kosovë, iniciativë e Zyrës së Presidentit të Kosovës gjatë viteve 2017-2019. Më parë Rroni ka punuar për Qendrën për Ri-kërkim, Dokumentim dhe Publikim, një OJQ e specializuar në Drejtësinë Tranzicionale dhe Ballafaqim me të Kaluarën, si dhe gazetar i pavarur për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN - Kosovë). Rroni ishte vullnetar si mësues jashtëshkollor joformal për Partneritetin Idetë, ku punoi me një grup nxënësish të shkollave fillore nga komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianë.