The Expanded Cinematic Practice & Collective Authorship:  A Conversation with Louis Henderson (Logical Revolts curation)

Praktika e zgjeruar kinematografike dhe autorësia kolektive: Një bisedë me Louis Henderson (kurimi i Revoltave Logjike)

Bashkohuni me Pamela Cohn në bisedën me të ftuarin e këtij viti, Louis Henderson, një artist i prirur për t'u zhytur thellë në çfarëdo teme që e magjeps imagjinatën e tij, një krijues i interesuar në konfigurimin e udhërrëfyesve për të eksploruar mënyrat në të cilat historia ose arkeologjia e post-kolonializmit, politika dhe antropologjia bashkohen me një fokus siç e shpreh ai "në nënshkrimet dëgjimore dhe vizuale të së kaluarës në botën bashkëkohore". Që nga trajnimi i tij në Kolegjin e Komunikimit të Londrës dhe Le Fresnoy - Studio Kombëtare e Artit Bashkëkohor në Paris, Louis i është qasur hulumtimit, shkrimit dhe punës filmike si bashkëpunime të veçanta me artistë, studiues, historianë dhe kuratorë për të trajtuar dhe vënë në pikëpyetje gjendjen aktuale globale si të përcaktuar nga kapitalizmi racor i kaluar, i tashëm dhe i ardhshëm. Do të ketë një përzgjedhje klipesh dhe temash që përmbushin programet e filmit dhe shumë udhëtime dhe kthesa që gjinden në imagjinatën dhe kuriozitetin e Louis. Do të ketë mundësi për pyetje pas bisedës me të pranishmit.

DOKUKINO
15:00 / Thu 10 Aug, 2023