05/08/2023

Duke folur me Inteligjencën Artificiale (IA): çfarë emocioni!
Një përrallë e vjetër sa vetë koha, në të cilën njerëzimi gjithmonë ka pyetur veten se si do të ishte të ndërveproje në mënyrë njerëzore me një IA. Ashtu sikurse në romanin e Ian McEwan (Makinat si unë, pyet  OpenAI nëse nuk e beson) ndodhi me të vërtetë kështu: një njeri bisedoi me një entitet të Inteligjencës Artificiale e publiku ishte dëshmitar i shpalosjes së një palimpsesti në hapjen e DokuFest.

Si do të mbizotërojnë njerëzit Inteligjencën Artificiale? Parashihet si një luftë, por është më tepër një sfidë emocionuese, temë të cilën DokuFest po e eksploron plotësisht këtë vit. Programi thellohet dhe zbulon më shumë mbi frikën, zgjidhjet dhe konfliktet e shumëfishta nëpër të cilat po kalon bota mes këtyre zhvillimeve të vrullshme.

Në Lumbardhi Bahçe, Eroll Shporta nga DokuFest foli me një entitet të IA mbi rëndësinë e gjetjes së nuancave të arsyes, dhembshurisë dhe kufijve të krijimtarisë. Kjo qasje pragmatike por edhe artistike ndihmoi në nisjen e këtij edicioni të festivalit.

Diskutimi me një entitet të IA reflekton idenë se si do ta zhvillojmë gjuhën që flasim, a do të unifikohet? A do të ketë vetëm një gjuhë për të treguar të gjitha historitë? A do të shndërrohet kjo gjuhë në një gjuhë statike dhe robotike? Nuk e dimë, por gjatë hapjes mund të ndihej shpresa për të ndier sikur edhe një psherëtimë, një frymë, një shenjë jete.

Hapja vazhdoi të shpalosej ndërkohë që IA mori përsipër të këndonte një këngë, teksti i së cilës fliste në një gjuhë të IA. Dhe lind një pyetje, nëse IA mund të shpikë një poezi brenda pak sekondash, pse duhet ta besojmë kur ajo flet në gjuhë të paanshme?

Zëri jehoi në Lumbardhi Bahçe përmes hapjes së tij: O AI, O AI (një zgjedhje mjaft shekspiriane) ndërsa zhytej në sferën misterioze dhe magjike të Inteligjencës Artificiale.

Siç kanë reflektuar shumë deri tani në lidhje me pasojat e IA në jetën tonë, ne e dimë  se do të jetë një aksesor që nuk do të jetë plotësisht empatik dhe nuk do të kuptojë nuancat dhe ndërlikimet e të qenit njeri. IA nuk do të mund të bëjë as gabime si njerëzit. Një pikë që çon në arsyen pse jemi të tërhequr nga ekranet e mëdha: nevoja për të parë një gabim të zhvilluar dhe mësuar prej tij, nevoja për të parë një konflikt të zgjidhet vetë në mënyrat më absurde.

Këtë vit, gjithçka ka të bëjë me mbajtjen e një syri hapur për të ardhmen dhe të mos mënjanohen aftësitë e IA. Duke qenë gjithmonë mendjehapur për të ardhme të reja.

Hapja vijoi me shfaqjen e filmit të Stanley Kubrick “2001: Space Odyssey”, një rrëfim klasik dhe i pakohë mbi se si njerëzit kanë imagjinuar marrëdhënien me të panjohurën, sekretet e së ardhmes dhe se si përballemi me çfarë nuk është e qartë. Ne duhet të mësojmë se si ti qasemi errësirës guximshëm njëjtë si ky rrëfim vizual monumental.

Në fund të fundit, IA mund të ketë kuptim vetëm nëse ka një prani njerëzore që na tregon këtë histori.

Ne shpallim DokuFestin të hapur ndërsa ju ftojmë të gjithëve që të vizitoni sa më shumë hapësira të kinemave, të shikoni dokumentarët dhe filmat, të merrni pjesë në DokuNights (një linjë speciale ju pret çdo natë), të bëheni pjesë e DokuTalks dhe shumë më shumë!

Shënim: Ky artikull nuk është shkruar nga IA. (Ose ashtu themi).

Nga: Blerina Kanxha 

Photo: Elmedina Arapi