11/08/2023

Mbrëmja e kaluar ishte emocionuese dhe frymëzuese. Filmat e dy kineasteve të reja, Flutura Balaj dhe Albana Nila patën premierën botërore në Prizren.

“Sisters” dhe “Transmissions ” u mbështetën përmes “Support to the New Wave of Kosovo Filmmakers”, një grant i Ambasadës Suedeze në Kosovë që synon të ndihmojë kineastët e rinj të tregojnë rrëfimet e tyre mes filmit.

Derisa publiku priste shfaqjen e filmave në Kino Lumi, ndihej emocioni i diçkaje të re që po vinte dhe të dy filmat e treguan se ka rrëfime bindëse që publiku meriton t'i njohë.

Duke nisur nga “Sisters” me regji të Albana Nilës, ndjekim historinë e Marës, e cila pas një eksperience traumatike ndihet e shkëputur nga dy motrat e saj që diskutojnë gjithmonë bashkë. Nevoja për drejtësi vjen si një akt i frymëzuar dhe i inkurajuar nga motrat e saj, në mënyrë që Mara më në fund të ketë pak qetësi. Kjo çështje trajton problemet e pafundme nëpër të cilat vajzat kalojnë ndërsa përpiqen të lundrojnë në jetë dhe të gjejnë një sistem mbështetës për të pritur një të ardhme më të mirë, më të guximshme.

“Transmissions” me regji të Flutura Balajt, paraqet eksperiencën e saj, si pengesat e të jetuarit në një vend ku liria e lëvizjes është i kufizuar ndërsa “dy zëra” komunikojnë në lidhje me lëvizjen dhe qëndrimin. Si e shpjegoi vetë regjisorja këta dy zëra reflektojnë dy versionet e saj brenda dhe jashtë Kosovës, teksa diskutojnë këtë çështje. Të dy zërat dëshirojnë atë që tjetri ka, njëri për lirinë, ambicjen dhe përvojën, ndërsa tjetri ndjek ndjenjën e përkatësisë dhe të shtëpisë.

Pas shfaqjes, pati një ndjenjë të prekshme gëzimi dhe krenarie për këto dy kineaste dhe ekipin e tyre teksa po afroheshin në skenë për t'iu bashkuar Eroll Bilibani, kreut të DokuLab në skenë, i cili tha: Dokufest e ka thënë: Future is a girl!

Duke pasur rastin të flasin më shumë për filmat dhe praktikat e tyre, regjisorët shpjeguan pak më shumë rreth origjinës së tregimeve të tyre dhe çfarë projektesh i presin në të ardhmen.

Eksperienca e Albana Nilës me realizimin e filmave e ka dërguar atë në shumë konkurse dhe festivale dhe ajo shpjegon pak më shumë për fillimin se si doli në ekran kjo histori. “Për shkak të ngjarjeve të trishta që kanë ndodhur këto vitet e fundit, ku nuk ka ditë që të mos dëgjohet për një rast dhune apo feminicidi në Kosovë, e kam ndje nevojën ta shkruaj një skenar të tillë. Është shumë e rëndësishme që këto tema të trajtohen në forma delikate, si dhe ka qenë sfidë e madhe me qenë sa më korrekte ndaj personave që kalojnë ngjarje të tilla.

Ajo e përshkruan përvojën e saj në realizimin e këtij filmi të lehtësuar nga mbështetja e Dokufestit dhe Ambasadës Suedeze si dhe nga stafi që punoi në këtë film, ndihma e të cilëve ka qenë e pazëvendësueshme. Ndërsa reflekton për rolin e saj si regjisore, ajo saktëson se është thelbësore të ketë pranë njerëz që kanë të njëjtin vizion për projektin e saj.

Praktika e saj e krijimtarisë mbështetet në problemet e përditshme të shoqërisë, një gjë që ajo e bën pa u lodhur sepse duhet të sjellë në qendër të vëmendjes atë që e shqetëson dhe ajo që mendon se duhet të tërheqë vëmendjen e shumë njerëzve. Ajo shpreson që me punën e vazhdueshme të jetë edhe më e sigurt në këtë profesion që të krijojë dhe të ndajë me të gjithë histori të tjera.

E ardhmja ka shumë surpriza dhe për Anilën është edhe një projekt i ri, për skenarin e të cilit tashmë është duke punuar, ndërsa do të punojë edhe për distribuimin e filmit “Sisters”.

Përgatitja akademikee  Flutura Balajt në astrofizikë dhe kozmologji e ndihmon atë në krijimin e rrëfimeve që rezonojnë thellë me audiencën. E njëkohësisht studimet jashtë vendit e bënë atë të reflektojë në lidhje me përkatësinë, rritjen individuale  dhe reflektimin se kush jemi brenda dhe jashtë vendit. Për të, filmi “Transmissions” është shumë personal, ndërsa i takon edhe shumë njerëzve në Kosovë sepse para apo pas luftës ndjejnë nevojën për të shkuar jashtë vendit në mënyrë që të përmbushen financiarisht dhe profesionalisht apo personalisht.

Studimi jashtë vendit për të shënoi fillimin e shkrimit të kësaj historie për shkak të nevojës së saj për të përmbushur ambicien e saj për të, gjë që nuk ta përvijonte në Kosovë. Duke elaboruar këtë vendim, ajo ndjen presionin e lëvizjes në një vend tjetër dhe lënien pas sistemit të saj të mbështetjes për të arritur ëndrrën e saj, dhe ashtu sikurse Balaj tha: “Ky vendim  nuk është një gjë  e lehtë për t'u bërë sepse një pjesë e zemrësj do t'i përkasë gjithmonë shtëpisë dhe njerëzve që të duan dhe i do.”

Siç u shpreh ajo pas shfaqjes: “Ky film është për të gjithë ju”, duke theksuar kësisoj dy boshtet e përvojës së asaj që ndodh (mund të ndodhë) para dhe pas një largimi. Dy momente të rëndësishme që Balaj ndjen se audienca ndërlidhet me.

FIlmbërja nuk është nuk është profesioni i saj i parë ndaj asaj iu desh të njihej thellësisht me krijimin e filmave dhe gjetjen e njerëzve të duhur të ditur që ndanë vizionin ajo kishte për këtë rrëfim. Objektivi kryesor i këtij filmi ishte të lidhej emocionalisht me audiencën dhe sigurisht që ndodhi në premierë.

Ajo më vonë vazhdoi të shpjegonte ndjenjën e dyzimit mbi se si njerëzit e trajtojnë lëvizjen  dhe vetëplotësimin duke uruar që njerëzit këtu në Kosovë ta kenë mundësinë e eksplorimit të vendeve të tjera pa patur kthimin si brengë a detyrë.

Ajo e shpjegon praktikën e saj si të nxitur nga përvoja personale, duke e trajtuar rrëfimin si një ditar të shqetësimeve dhe mendimeve të saj. Ndryshe nga praktika e saj si astrofizikane, ajo i qaset filmit nga këndvështrimi i saj dhe procesi i saj krijues, ajo ndjek vizionin dhe mendjen e saj për të krijuar një histori që asaj dhe njerëzve të tjerë u flet qartë.

Ishte vërtet një moment i shkëlqyer për Albana Nilën dhe Flutura Balajn dhe mezi presim se çfarë do të sjellë e ardhmja për ta.
 

Nga: Blerina Kanxha

Fotografia: Furkan Celik