07/08/2023
Në ditën e tretë të festivalit, në Kinemanë Lumbardhi u shfaqën filmat e shkurtër të përzgjedhur prej Kassel Dokfest.
Për publikun e DokuFestit nga Gjermania erdhën katër filma, që u paraqitën njëri pas tjetrit.
Para se të zbuloheshin titujt e filmave, përballë audiencës doli Afsun Moshiry nga Kassel Dokfest.
Teksa shprehi gëzimin për ardhjen në edicionin e 22-të të DokuFestit ajo theksoi se përmes filmave mund të mësohet për kulturën e njëri-tjetrit.
“Mësova përsëri që filmat janë ura drejt kulturave të reja, dhe disi na lidhin neve dhe na sjellin më afër”, tha Moshiry.
Ajo gjithashtu prezantoi programin e përgatitur për DokuFest.
“Në fakt, ne nuk kemi një lloj seksioni të garës, sepse ne i kemi 20 programe të filmave të shkurtër dhe secili prej tyre k nga një titull. Ne e kemi sjellë programin e titulluar Objects appear in the mirror closer than they see you”.
Filmat e titulluar “Rotor”, “Marine Target”, “Gazing…Unseeing” dhe “We Knew How Beautiful They Were, These islands”, përbëjnë tematika të thjeshta sa edhe të bëra rrëmujë e të koklavitura.
Filmi “Rotor” që u shfaq i pari, portretizon një seri objektesh të palëvizshme të ekspozuara të filmuara gjatë 6 viteve të fundit. Aty u përdoren imazhe të transformimit të gjësendeve, zhvillimin dhe përparimin e tyre. Makina, orë, piano, mollë e deri të rrotullimi i trupave qiellor, ku motori i kamerës Bolex H16 regjistron objektet duke realizuar që të shihet historia e secilës prej tyre në forma të ndryshme gjatë rrotullimeve. I gjithë ky portretizim ngjasonte me histori metamorfoziane.
“Marine Target”, filmi 9 minutësh shpjegonte prapaskenat për realizimin e bombës bërthamore në Detin Salton dhe quhej “Projekti Y” i cili në total përfshinte 150 lloje testesh gjatë gjithë rrjedhës së misionit. Pas shpërthimit të bombës "Marine Target 10MA" duket se jeta është ende e kontaminuar dhe se është e pamundur të krijohet përsëri aty ky ndodhi prova.
Veç këtyre filmave, u shfaqen edhe “Gazing…Unseeing” dhe “We Knew How Beautiful They Were, These Islands”.
Festivali i Filmit Dokumentar dhe Video në Kassel është një ngjarje vjetore e mbajtur në Kassel, Gjermani, duke shfaqur filma dokumentarë të shkurtër të përqendruar më tepër në prodhimet artistike-eksperimentale.
Bashkëpunimi do të vazhdojë në Kassel, në nëntor të këtij viti me një program filmi dhe një diskutim të përfaqësuesve të festivalit DokuFest dhe Beldocs në kuadër të Dokfest-Education në Kasel.
Nga: Valona Hasani
Fotografia: Esad Duraki