11/08/2023

Një natë me tematikë hip-hop bëri bashkë gjenerata të ndryshme artistësh, nismëtarë dhe të gjeneratës së re duke i premtuar audiencës një natë të paharrueshme. Edhe një herë në Andrra Stage, muzika është kryefjala e natës dhe festa nuk ka mbarim. 

Teksa prisnim që artistët të ngjiteshin në skenë dëgjuam fragmente si jehonë të këngës së Gilit “Prishtina” të cilin Despoti e ka rimarrë dhe e ka inkorporuar në krijimtarinë e tij.  Despoti, një reper i gjeneratës së re të artistëve në Kosovë, solli në skenën e Andrra -s një repertor që reflekton punën e tij krijuese në albumin i tij i fundit '23'. Rrugëtimi i tij muzikor gërsheton në mënyrë të tërthortë forma të ndryshme të shprehjes artistike, duke bashkuar talentin e tij si regjisor dhe këngëtar.

Duke u thelluar në praktikën e tij artistike, Despoti eksploron një mori zhanresh, duke ndërthur me melodive dhe instrumente të vjetra shqiptare . Ky bashkim i qëllimshëm çon në një përvojë të transformuese dhe frymëzuese. 

Duke kaluar nga talentet e brezit të ri në Kosovë, vëmendja kalon te gjenerata e re e artistëve në Shqipëri e kështu Killua, një reper i talentuar iu bashkëngjit skenës. Stili i tij muzikor ndërthur me mjeshtëri elemente poetike të kulturës shqiptare, duke marrë prej poezisë dhe toneve të guximshme shprehëse të periudhës së Rilindjes shqiptare siç vërehet në këngën e tij: "Bagëti e Bujqësi". Killua përdor tekstet dhe ndërthurje të zhanreve muzikore për të shprehur revoltën ndaj industrisë muzikore dhe kërkesës për origjinalitet dhe ndryshim.  

Me këngën e tij të fundit "S.A.D.", Killua e përfundoi performancën e tij emocionuese, duke i ftuar të gjithë të kënaqen, ndërsa prisnim me  padurim dyshen Besa M dhe Bimbimma.

Qendra e vëmendjes u zhvendos plotësisht te Besa M dhe Bimbimma, të dy pionierë në Shqipëri dhe Kosovë në rrymat e tyre muzikore dhe atmosfera ishte e papërshkrueshme. Besa M, një nga DJ-të e njohura shqiptare, shkrin në mënyrë të përsosur finesën e saj ritmike me ndjeshmërinë e urban rap  të Bimbimma-s. Së bashku, ata ndezën edhe një herë skenën në Prizren, duke ndërthurur me mjeshtëri stilet e tyre të veçanta muzikore për të krijuar një sinergji të paparë. Për disa ishte një ribashkim nostalgjik që ndërmend traditën e gjatë të Dokunights. 

Ju ftojmë edhe një herë në Andrra Stage sonte ndërsa premtohet një natë për të mos u humbur. Jini aty kur Herrensauna Showcase me Cem, MCMLXXXV dhe Jass, Dj Saliva dhe +010010 do të performojnë. Mësoni më shumë këtu dhe bashkohuni me ne duke filluar nga ora 00:00.

Nga: Blerina Kanxha

Fotografia: Esad Duraki