09/08/2023

Asnjëra nga DokuNights nuk i ngjan një tjetre, ndonëse magjia ndodh në po të njëjtën hapësirë, ku Andrra Stage vishet çdo natë me ngjyrime të reja nga artistët dhe performuesit që ndriçojnë skenën.

E tillë ishte edhe mbrëmja e kësaj të marte, apo të mërkure? Nuk jemi të sigurtë, pasi kur fjala është për DokuNight argëtimi zgjat dhe zgjat pambarimisht.

JOSH CAFFE, JOHNY AUX, dhe GEMZA elektrizuan skenën në secilën nga daljet e tyre. Tre artistë, asnjëri i ngjashëm me tjetrin, që ndihmuan të pranishmit të kërcenin, kërcenin, kërcenin gjatë gjithë natës.

JOSH CAFEE ishte ai që bëri gati pistën e vallëzimit dhe ngrohu situatën edhe për artistët që e pasuan. Një ndërthurje e nëntoneve sensuale me tinguj të muzikës elektronike. Më shumë se një festë, të qëndruarit aty teksa JOSH CAFFE performonte ishte një eksperiencë në vete.

Mbrëmja vijoi me dy artistët e tjerë të cilët ia dolën të mbanin të takuar audiencën, që deri në fund e pati të pamundur të ngopej me argëtim. Si për të na garantuar se do të jetë çdo natë aty, në Andrra Stage, me sytë nga skena duke kërcyer, e pritur artistin e radhës që do t’i transportojë në vende që kushedi a ekzistojnë në të vërtetë.

Nga: Ana Haxhimali

Fotografia: Kushtrim Haxha