MENU

Arkiva: Viti 2022

Edicioni XXI

Balkan Dox

Rexhep - What Killed the Architect

Rexhep - Çka e vrau arkitektin

Regjisor/e

Mathieu Jouffre

Producent

Besa Luci

Kinematografia

Mathieu Jouffre

Editimi

Besa Luci

Mathieu Jouffre

Kontakti

Besa Luci
[email protected]
+383 (0) 49 149 145

Rexhep - What Killed the Architect Rexhep - What Killed the Architect Rexhep - What Killed the Architect Rexhep - What Killed the Architect

2022

Kosovo

83 min

Color

“REXHEP – Çka e vrau arkitektin” është dokumentar për jetën dhe punën e arkitektit e urbanistit Rexhep Luci dhe për Prishtinën, qytetin që e deshi dhe qytetin ku u vra në shtator të vitit 2000. Dokumentari flet për marrëdhënien e tij personale dhe profesionale me qytetin, nga përkushtimi i tij për rritje urbane gjatë kohës së Jugosllavisë deri tek vendosmëria e tij për t’i parandaluar ndërtimet pa leje në periudhën e pasluftës. Mbesa e tij, Besa, përmes bisedave intime me familjarët dhe kolegët e Rexhepit, si dhe duke e përcjellë një ndërhyrje arkitekturore në rrugën që mban emrin e tij, na dërgon në një rrugëtim nëpër jetën e tij dhe zhvillimin urban të Prishtinës. Dokumentari shtjellon se çka e ndalë një arkitekt.
Regjisor/e
Mathieu Jouffre është filmbërës nga Lioni i Francës, ku edhe ka diplomuar në shkollën e arteve pamore. Ai ka bërë dhe bashkëpunuar në filma të shkurtër dhe dokumentarë për kinema dhe televizion, ndërmjet Francës dhe Ballkanit. Jouffre ka udhëtuar në rajon për më shumë se një dekadë dhe tani jeton dhe punon në Kosovë.

Shfaqjet

Lumbardhi Bahce

7 Aug @ 20:00

Lumbardhi Indoor

12 Aug @ 16:00

Close