Në edicionin e tij të 21- të DokuFest edhe njëherë e bëri Prizrenin qendër të kinemasë, priti dhe përcolli mysafirë nga e gjithë bota të cilët morën me vete pak nga filmat, dashuria dhe përkushtimi i njerëzve që e bëjnë këtë festival.
Juria për ditë me radhë është kujdesur që sipas kategorive të ndjekë me vëmendje filmat me qëllim që çmimet të shkojnë në vendin e duhur e të jenë të merituara.
Në vende ku plaga ende dhemb dhe është e hapur, të treguarit të të kaluarës është një detyrim, diçka që ndihmon në shërimin e këtyre plagëve.
Gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve pas shfaqjes së filmit në DokuFest, bashkëregjisorja e filmit, Nina Toussaint shpjegoi se forca kryesore shtytëse për të realizuar këtë film ishte informimi i brezave të rinj për rreziqet nga azbesti.
Përmes një metafore i gjithë filmi tregon kontekstin shoqëror të kohës, vuajtjen dhe nevojën për t’i shpëtuar xhelatëve.
Në një intervistë për DokuStories, Seferi tregon detaje nga filmi.
Diskutuesit nisur nga eksperienca e tyre individuale sollën në vëmendje të publikut raste të ndikimit të këtyre filmave dhe u përpoqën të gjenin zgjidhje se si këta filma do të jenë në një të ardhme më shumë ndikues tek shoqëritë në të cilat jetojmë.
Industria e filmit ka dëshmuar pareshtur që ka ndikim depërtues në shoqëri dhe sipas drejtoreshës së marketingut në Neptun Kosova, Kaltrina Hoxha, kjo influencë pozitive i shërben dukshëm edhe komunitetit të biznesit.
“Qëllimi i projektit është ti sjellë bashkë të rinjtë nga Serbia dhe Kosova, nga mosha 18 deri 25 vjeç kundër narracionit të ashpër mediatik duke besuar që përmes artit dhe kulturës mund të munden të gjitha”, thotë Zana Arapi Xheladini nga DokuFest.
Në sesionin e pyetjeve dhe përgjigjeve, pas shfaqjes së filmit në DokuFest, regjisorja Anna Shishova, shpjegoi para të pranishmëve se filmi i saj tregon represionin e autoriteteve në Rusi.
Krenare Zajmi-Leti, Udhëheqëse e Njësisë së Marketingut në ProCredit në një intervistë për DokuStories shpjegon arsyet për partneritetin shumëvjeçar me DokuFestin.
Pasditen e kësaj të mërkure në oborrin e shtëpisë së “Shani Efendi” një panel i përbërë nga 4 kineastë dhe i moderuar nga Dea Gjinovci solli në vëmendje pikërisht problematikat të cilat jo rrallëherë i vënë filmbërësit përpara dilemës nëse duhet apo jo ta fikin kamerën.
Përmes sekuencave të përzgjedhura nga filma të realizuar në vendet e Republikës së ish-Jugosllavisë të cilët kryesisht përkojnë me vitet 50-75 paraqitet dinamika e imazhit të gruas fuqizimi e më pas sërish shfuqizimi saj në produktet kinematografike.
Të pranishmit patën mundësinë të takoheshin dhe të zhvillonin një bisedë me dy artistë, mysafirë të festivalit siç janë Maryam Tafakory dhe Morgan Quaintance.
Ishte këngëtarja Edona Vatoci, e cila me vokalin e saj potent dhe në të njëjtën kohë engjëllor drithëroi trupat përreth.
Shkolla Verore Ndërkombëtare në Prizren ofron shtatë kurse që mbulojnë një gamë të gjerë fushash studimi, dhe në bashkëpunim me DokuFestin lidh edukimin dhe artin.
Paneli i përbërë nga Maria Silvia Esteeve, Martin DiCicco, Jelena Maksimovic dhe Veton Nurkollari nën moderimin e Dea Gjinovci ndanë eksperiencat e tyre individuale gjatë procesit të filmbërjes.
Leksioni solli një analizë të funksioneve dhe përdorimit të produkteve kinematografike në hapësirat muzeale.
Përderisa regjisori Noar Sahiti me filmin “Koagulim” ka sjellë një autobiografi të shkurtër, filmbërësi Eneos Çarka me filmin “Kënga e Pëllumbit” ka prezantuar kërkimin e tij për historinë e dashurisë ndërmjet stërgjyshit dhe stërgjyshes së tij.
Ditën e djeshme ishte një natë e paharrueshme dashurie dhe kërcimi teksa Hercules and Love Affair u hodhën në skenën e kinemasë Lumbardhi.
“Journal about Želimir Žilnik”, i shfaqur në DokuFest, është dokumentar filmi rrugor përgjatë gjysmë shekulli filmografi të Zhelimir Zhilnik.
Të dyja ekspozitat mund të vizitohen lehtësisht nga kushdo që është i interesuar të mësojë më shumë rreth historive të këtyre njerëzve, pasi vendosja e tyre në të njëjtën godinë dhe hapja në të njëjtën ditë nuk është aspak rastësore.
Një përzgjedhje e filmave të prodhuar përmes punëtorive të krijimit të filmave në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, si Future is Here X, Stories from the Region dhe Youth Film Camp do të shfaqen gjatë DokuFest.
Panelistët diskutuan rreth të drejtës së autorit si një temë aktuale që lidhet ndjeshëm edhe me industrinë kinematografike në Kosovë dhe mbarë botën.
Përmes programit “DokuKids” dedikuar fëmijëve, synohet angazhimi i tyre në çështje që prekin njësoj sa ata dhe të rriturit.
Filmi ka të bëjë me jetën dhe punën e arkitektit dhe urbanistit Rexhep Luci, dhe historinë e Prishtinës, qyteti që ai deshi dhe ku u vra në shtator të vitit 2000.
Festivali Ndërkombëtar i
Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë
Rruga Marin Barleti
20000 Prizren, Kosovë
+383 (0)49 150 800
[email protected]
DokuFest ka zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe ryshfetit. Brengat për korrupsion, keqpërdorim dhe dyshime, ju lutemi t’i adresoni në [email protected]