15/08/2021

Pas nëntë ditësh të gjata dhe mbresëlënëse të shfaqjes së filmave dhe dokumentarëve që sollën tregime nga e gjithë bota, këtij edicioni të DokuFest i erdhi fundi duke shpallur fituesit e tij.

Në ceremoni më në fund secili zuri vendet  veta për të parë filmat që u shfaqën në kinematë e hapura dhe të mbyllura në Prizren dhe morën vlerësimin përfundimtar nga juritë përkatëse.

Më se 100 filma ishin në garë për çmimet e mëdha por vetëm pak prej tyre do të merrnin shpërblimin, kalldrëmin i cili është simbol i qytetit.

Disa nga regjisorët fitues ishin të pranishëm në ceremoni për shprehur mirënjohjen e tyre për jurinë, festivalin dhe publikun, derisa një numër syresh kishin dërguar video-mesazhe.

Fituesja e garës për Filmin më të Mirë Dokumentar nga Ballkani, Marija Zidar me filmin “Reconciliation” tha se është e lumtur të marrë këtë çmim. “Ky rajon ka tregime të rëndësishme. Dhe se sa të rëndësishme janë ato është dëshmuar nga sukseset e kinematografisë kosovare në botë”.

Në këtë edicion ndodhën një mori ngjarjesh , duke mbledhur kineastë, dashamirës të filmit dhe njerëz nga e gjithë bota për të festuar këtë vit të veçantë të DokuFest.

Ky vit ishte gjithashtu i veçantë për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm të Samir Karahodës, regjisorit të filmit "Pa vend" në Kanë, dhe premierës globale të Leart Rama në Locarno Film Festival.

Ky edicion ka mbaruar, por ka më shumë për të festuar, si suksesin e kinematografisë kosovare dhe aftësinë për të sjellë filmbërës  të shquar nga e gjithë bota.

Ceremonia e shpërblimeve është pasuar nga filmi i regjisorit të njohur Spike Lee “David Byrne’s American Utopia” një film me në qendër liderin e grupit “The Talking Head”, David Byrne dhe turneun e koncerteve të tij në vitin 2019. 

 Kemi kërcyer, kemi qeshur, por mbi të gjitha kemi shijuar filmat që kemi parë.

Shihemi vitin tjetër!

Lexoni më poshtë fituesit e DokuFest këtë vit:

BEST BALKAN NEWCOMER - ÇMIMI SPECIAL I JURISË

TELENOVELA GREY-SCALE IN COLOR NGA FILIP MARTINOVIC

BEST BALKAN NEWCOMER

RAMPART NGA MARKO GRBA SINGH

ÇMIMI I PUBLIKUT

DRIVER NGA VALTER LUCAJ

GARA KOMBËTARE- ÇMIMI SPECIAL I JURISË

MARDHË NGA FLAKA KOKOLLI

GARA KOMBËTARE - FITUESI

A CHILD NGA BEKIM GURI

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR - FITUESI

THE CRIMINALS NGA SERHAT KARAASLAN

GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT - FITUESI

WHITE ON WHITE NGA VIERA ČÁKANYOVÁ

GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT - FITUESI

OUR MEMORY BELONGS TO US NGA RAMI FARAH

E VËRTETA – ÇMIMI SPECIAL I JURISË

THE SILENCE OF THE MOLE NGA ANAIS TARACENA

E VËRTETA - FITUESI

WRITING WITH FIRE NGA RINTU THOMAS DHE SUSHMIT GHOSH

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTARË TË SHKURTËR - FITUESI

THE RIFLE MAN NGA SIERRA PETTENGILL

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTARË TË GJATË - FITUESI

WE NGA ALICE DIOP

DOKUMENTARËT E BALLKANIT - FITUESI

 

RECONCILIATION NGA MARIJA ZIDAR