15/08/2020

Nga Marina D. Richter

publikuar në UBIQUARIAN

Konkurrent i fortë në Garën Ndërkombëtare për Filma të Shkurtër në DokuFest është fituesi i Clermont-Ferrand Grand Prix, Good Night, nga regjisori dhe shkrimtari belg me prejardhje nga Gana Anthony Nti. Historia e dy fëmijëve që arrijnë të dalin nga telashi në momentin e fundit bazohet në kolazhin e kujtimeve nga fëmijëria e Nti.

Skena hapëse që përfshinë vrapin e pulës në një homazh të vogël për City of Gods (2002) të Fernando Merirelles dhe Katia Lund, por fatmirësisht historia shkon në një tjetër drejtim. Çka bënë ajo skenë e gjatë në veçanti e xhiruar me kamerë dore është që ndërton një ndjekje që të merr mendtë përmes një labirinti rrugësh në një zonë të dendur me banim familjar në Acra, duke nuhatur pluhurin e tij dhe duke shtruar mure me tulla. E montuar me mençuri, Good Night ka një dinamikë unike dhe elastike.

Filmi shfaq performancën e talenteve të reja Prince Agortey dhe Matilda Enchil duke luajtur pak a shumë vetveten- fëmijë të një lagje të cilët kalojnë ditë jashtë, duke shpikur mënyra të reja për tu kënaqur. Futboll, apo vrap pulash, ekziston gjithmonë diçka që ndodh në rrugë. Atë çka rrugët zakonisht nuk kanë janë të huajt me vetura të reja dhe para, çka është arsyeja pse Bogah (fjala në gjuhën Ashanti për ‘të huaj’) e ka të lehtë të prezantojë vetën para dy miqve të cilët e pranojnë ftesën e tij bujare për darkë në një restorant ku mund të hash sa të duash. Nuk ka pyetje në lidhje me ushqimin me përjashtim ajo çka ka në bufe, dhe fëmijët përfundojnë në veturën e Bogah (Goua Robert Grovogui).

Prince dhe Mathilda nuk dyshojnë në motivet e vërteta të të huajit në lidhje me afrimin tij ndaj tyre, dhe ata e marrin si mirësi të pastër, derisa përfundojnë në një shtëpi të madhe plot me personazhe me shikim të dyshimtë, por jo para se ata të llastoheshin tërësisht në natën e tyre të gjatë jashtë, në një botë në të cilin nuk kanë pasur shanse të jenë më parë.

Good Night është një film për miqësinë e ngushtë në mes dy fëmijësh po aq sa është vërejtje kundër bandave të organizuara të cilët rekrutojnë fëmijë nga komunitetet e zhytura në varfëri që të bëjnë punë të rrezikshme.