14/08/2024

Për dy dekada, banka ProCredit dhe festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest kanë sjellë në jetë një festë të jashtëzakonshme kulture e cila çmon në nivelin më të lartë artin. I organizuar në zemër të qytetit të kulturës dhe historisë, aty ku çdo rrugë dhe kalldrëm ka një tregim në vete, ky 20 vjetor premtoi argëtim dhe befasi – e mbi të gjitha, filma magjepsës! Të gjithë klientët që paguan biletën me kartelë të bankës ProCredit, përfituan 50% rimbursim në blerjen e biletave. Kurse ata/ato që hapën llogari gjatë kohës së festivalit ju dhuruan 10 bileta falas.  

 

Simbol i Transformimit

Në edicionin e këtij viti, DokuFest kishte temën "Rendi i ri". Kjo temë eksploron ndryshimet dinamike në politikë, teknologji, ekonomi dhe kulturë, nga të cilat po del një rend i ri global. Një koncept i tillë nxit diskutime shumë të rëndësishme mbi të ardhmen kolektive dhe hap rrugë për trajtimin e tematikave të cilat për bankën ProCredit përbëjnë thelbin e misionit të saj si institucion i orientuar drejt zhvillimit.

Në harmoni të plotë me temën dhe me dashurinë ndaj natyrës, banka ProCredit ka zgjedhur fluturën si simbol i këtij edicioni. Duke përkujtuar këtë përvjetor të veçantë jubilar, gjatë 9 ditëve të festivalit, Prizreni u zbukurua me një kënd unik të fotografisë të formës së fluturës pranë urës antike të gurit.  

Ky kënd përveç se portretizon një krijesë të bukur natyrore siç është flutura, ai gjithashtu simbolizon fuqinë e ndryshimit, duke reflektuar angazhimin e palodhur të bankës për të nxitur transformim pozitiv në mjedisin Kosovar.  

Këtu nënvizohet simbioza e krijuar nga një bashkëpunim i kalibrit të tillë, fryti i së cilës është një gjeneratë e re e mirë-informuar për të u ballafaquar jo vetëm me ndotjen e mjedisit, por edhe me një botë e cila është gjithmonë në ndryshim.

 

Një Bashkëpunim për të Ardhmen

Në këtë 20 vjetor, duke u emëruar sponsor themelues i DokuFest, banka ProCredit vazhdon të kontribuojë në sjelljen e vëmendjes globale në trashëgiminë e pasur kulturore dhe skenën e gjallë të artit të Kosovës. Ky ekspozim jo vetëm që ka  vendosur vendin në hartën kulturore të rajonit, por gjithashtu ka ofruar një platformë për artistët vendas që të shfaqin punën e tyre në një skenë ndërkombëtare.  

Krahas kësaj, DokuFest tërheq mijëra vizitorë çdo vit, duke rritur dukshëm qarkullimin e  bizneseve dhe turizmin vendas. Falë një bashkëpunimi të tillë me ProCredit, festivali gëzon reputacion të pagesave të lehta dhe të thjeshta.

A ka demonstrim më të shkëlqyer se si bizneset dhe organizatat kulturore mund të punojnë së bashku për të mirën e përbashkët? Duke mbështetur njëri-tjetrin dhe duke integruar koncepte të tilla në ngjarje sociale të rinisë, jo vetëm që promovohet arti dhe kultura, por edhe ndërgjegjësohet publiku për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe qëndrueshmërisë.

Teksa ProCredit dhe DokuFest festojnë këtë partneritet 20-vjeçar, e ardhmja duket e ndritshme!