23/08/2020

Sonic Transmissions nuk mund të kishin përfunduar me një stil më ekstatik. Mbështetur nga Rave Travel, agjensia kryesore e organizimit të evenimenteve në Kosovë, DokuFest pati kënaqësinë të kishte Altin Boshnjakun si artistin e fundit performues në skenën virtuale të festivalit.

Si pjesë e skenës muzikore underground që prej vitit 2014, Altin Boshnjaku është mjaft i njohur nga entuziastët e rave në Kosovë dhe Shqipëri, duke shkuar edhe më gjerë në rajon. Gjatë performancës një-orëshe të kësaj here, Altin transmetoi “telat rrotulluese të bassit, elementet e minimal house dhe garage, dhe tingujt e veçantë muzikorë” drejtpërdrejt nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ku u ndërtua një ambient i posaçëm për të përfunduar si duhet koleksionin euforik të eventeve muzikore të DokuFest për këtë edicion. Përveç vendndodhjes, ajo që bëri të ndihej më shumë prekja vendase e shfaqjes ishte energjia e Boshnjakut në skenë dhe efektet e tij ritmike, të cilat në vetvete duhet të shënonin mbylljen e Virtual DokuNights, por përkundrazi rritën ende më shumë dëshirën për një edicion fizik vitin e ardhshëm.

Përpos personalitetit muzikor emocionues të artistit, performanca shërbeu si një kujtesë për gjithçka që DokuFest dëshiron t’i ofrojë audiencës së saj, që nga përpjekjet e pafundme për të kuruar eksperienca të kënaqshme, deri tek vëmendja dhe kujdesi që janë përdorur për të vënë bashkë dhe detajet më të vogla. Për më tepër, miqtë e festivalit që mundësuan mbrëmjen e 22 gushtit dëshmojnë edhe një herë tjetër asgjë më pak se sa fakti që DokuFest ndërton themelet e tij rreth komunitetit që i gjendet pranë.

Nga Enxhi Noni