12/08/2021

Dokumentari i shkurtër i Ico Costa “Timkat” dhe dokumentari “The Last Shelter” i Ousmane Samassekou u shfaqën dje në DokuKino në Prizren. Pas një shiu të papritur, kinematë e mbyllura në qytet ishin streha e përsosur për argëtim. Me të drejtë, këta dy filma e bënë audiencën të përjetojë kultura dhe përvoja të ndryshme.

Dokumentari i shkurtër i Costa eksploroi traditën e gjatë të Timkat, një ditë në të cilën etiopianët festojnë pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan. Kjo traditë synon të shpëtojë njerëzimin në mënyrë që të ketë shëlbim. Imazhi i klerikëve me rrobat e tyre dhe njerëzit që ndjekin festimet shumëngjyrëshe sjellin një ndjenjë shpëtimi dhe pastrimi. Kësisoj njerëzit pagëzohen, festojnë lirinë e jetës së tanishme dhe të asaj pasi njeriu gjen shpëtimin, thënë kjo sipas protagonistëve të filmit.

Ndërsa dokumentohet festimi, ekziston gjithashtu një anë e luftës dhe përvoja e lirisë së luftës dhe besimi në një fuqi më të lartë, duke i shtyrë njerëzit të ecin përpara në paqe.

Pas përshkrimit të këtij gëzimi që është pjesë e kulturës në Etiopi te “Timka”, publiku pa “The Last Shelter”, një film që dokumenton një shtëpi strehimore në Gao e cila mirëpret njerëzit që duan të ikin nga Afrika. Kjo strehimore mirëpret të gjithë në një zonë ku nëse do të gjendeshit në rrugën tjetër, emigrantët mund të dëmtohen dhe plagosen lehtësisht.

Duke reflektuar përpjekjet e lodhshme dhe vdekjeprurëse për të udhëtuar nëpër shkretëtirën e Saharasë dhe duke u gjetur nga kjo strehë, krijon një kontradiktë: lënia përgjithmonë e Afrikës për të ndjekur ëndrrat e tyre dhe duke marrë një rrugë jashtëzakonisht të vështirë për ta bërë këtë gjë dhe nevojën për të qëndruar në vendet ku mund të jenë pranë familjeve, por që nuk ka asnjë perspektivë për të ardhmen.

Realitetet e ndryshme të pasojave të kolonizimit dhe përpjekja për të ikur nga vendi për të ndjekur ëndrrat dhe për të bërë diçka me veten, janë temat kryesore në filmin e Samassekou.

Regjisori gjatë diskutimit tha: “Unë doja të bëja një film për emigracionin dhe kjo strehë në Mali është në të vërtetë personazhi kryesor, pra është një zë kolektiv që flet për individët. Ky film i dedikohet kujtimit të xhaxhait tim”.

Pastaj Sammassekou zbuloi historinë e origjinës se si e krijoi këtë film dhe cilat ishin zgjedhjet e qëllimshme regjisoriale pas.

Ai tha: “Doja të përdorja alegori dhe metaforë për të përshkruar më mirë këtë situatë. Ky strehim është një gjendje limboje për emigrantët, dhe kjo është ajo që unë u përpoqa të tregoja. Fillimisht fillova të krijoj këtë film duke përfshirë elemente natyrore, qiellin, rërën, ujin dhe pastaj pasi zhvillova temën”.

 

Për të gjithë ata që janë të interesuar të shikojnë më shumë filma nga programi i DokuFest, vizitoni faqen e internetit të festivalit ose shikoni programin të cilin lehtë mund ta gjeni në DokuShop.